• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Struktura e re e administratës, të gjitha institucionet që shkrihen

by A R
29/08/2017 07:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Formimi i qeverisë ‘Rama 2’ do të pasohet me krijimin e një strukture të re shtetërore. Report TV sjell skemën e plotë të strukturës shtetërore, mbi të cilën punuan dje pasdite ministrat e rinj në Vlorë.

Struktura e re për qeverisjen parashikon shkrirjen e 37 agjencive, ndërsa organizimi do të bëhet në bazë rajonesh. Ndër propozimet kryesore janë shkrirja e drejtorive të bujqësisë, Agjencisë së Prokurimeve Publike, bashkimi i Doganave me Tatimet, ngritja e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, si dhe shkrirja në një të vetme e Agjencisë së Pronave, ALUIZNI-t dhe Hipotekës, ndërsa ngrihen agjencia e mbrojtjes civile dhe disa të tjera.

Agjencia e cilësisë së arsimit para-universitar, nga 12 drejtori arsimore, do të bëhen vetëm 4 në rajone. Sipas skemës së re të riorganizimit, funksionet e drejtorive të bujqësisë i kalojnë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Po ashtu, shkrihet Inspektorati i Ujërave, funksionet e të cilit kalojnë tek Inspektorati i Mjedisit dhe Pyjeve.

Në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, krijohet Instituti i Kërkimit të Teknologjive, që përmbledh QTTB, agjencinë e duhanit dhe entin e farave dhe fidanëve. Agjencitë e ujit dhe baseneve i kalojnë Sekretariatit të Ujërave.

Ndërkaq, Agjencia e Inventarizimit të Pronave integrohet brenda Agjencisë së re të Titujve të Pronësisë. Në varësi të Ministrisë së Brendshme krijohet Agjencia e Mbrojtjes Civile, e cila përfshin drejtorinë e rezervave materiale dhe emergjencat civile.

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit kalon tek ministria përgjegjëse për mbrojtjen e territorit. Në varësi të Ministrisë së Arsimit do të Krijohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, e cila bashkon funksionet e Institutit të Zhvillimit të Arsimit dhe Inspektoratit të Arsimit. Reforma parashikon shkrirjen e Shtëpisë Botuese të Teksteve Shkollore.

Skema e re:
STRUKTURA E RE (disa prej ndryshimeve kryesore)

Ministria e Bujqësisë
Shkrihen Drejtoritë e Bujqësisë
(funksionet veterinare i kalojnë AKU/ ekstensioni dhe statistikat pranë Bashkive)

Shkrihet Inspektorati i Ujërave (funksionet kalojnë tek Inspektorati i Mjedisit dhe Pyjeve)

AKU (përqendron kontrollin e veterinarisë dhe kontrollin e ujit të pijshëm, nga Ministria e Shëndetësisë)

Krijohet Instituti i Kërkimit të teknologjive (përmbledh QTTB, Agjencinë e duhanit dhe Entin e farave dhe fidaneve)

Agjencite e Ujit dhe Baseneve i kalojnë Sekretariatit të Ujrave

Ministria e Financave
•             Agjencia Kombëtare e të Ardhurave (bashkohet Drejtoria e Pergjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve)
•             Shkrihet Qendra e Trajnimit te Administrates Tatimore dhe Doganore(funksionet kalojnë tek ASPA, Shkolla Shqiptare e Administratës Publike.
•             Shkojnë drejt rajonalizmit Degët e Thesarit (pas përfundimit të dixhitalizmit)

Ministria e Shëndetësisë
•             4 Agjenci të Sistemit Shëndetësor Rajonal nga 11 Drejtori+ Autoriteti Rajonal Shëndetësor
•             Shkrihet Qendra Kombëtare Edukimit në Vazhdim (funksionet kalojnë tek ASPA, Shkolla Shqiptare e Administratës Publike.
•             Shkrihet Qendra Kombëtare e Biomjekësore (Funksionet delegohen tek FSDKSH per programet ne e-health si dhe tek spitalet ne lidhje me telemjekesine)

Ministria e Brendshme
•             Agjencia e Inventarizimit të Pronave integrohet brenda Agjencise se re te Titujve të Pronësisë
•             Krijohet Agjencia e Mbrojtjes Civile (përfshin Drejtorinë e rezervave materiale dhe emergjencat Civile)
•             Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (kalon tek Ministria përgjegjëse për mbrojtjen e territorit)

Ministria e Mirëqënies Sociale
•             4 Drejtori të Shërbimit Social Shëndetësor nga 12 aktuale

Ministria e Arsimit
•             Krijohet Agjencia e Sigurimit te Cilesise ne Arsimin parauniversitar(bashkon funksionet e Institutit të Zhvillimit të Arsimit dhe Inspektoriatit të Arsimit)
•             4 Drejtori te Sigurimit te Cilësise se Arsimit Parauniversitar nga 13 Drejtori Arsimore Rajonale
•             Shkrihet Shtëpia Botuese e Teksteve Shkollore

Ministria e Ekonomisë
•             Shkrihet Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (funksionet i kalojne Inspektoriatit Teknik Shteteror dhe industrial)
•             Drejtoria e Pėrgjithshme e Pronesise Industriale integrohet brenda QKB-së
•             Krijohet Drejtoria e Akreditimit dhe Standartizmit (bashkon funksionet e dy drejtorive të akreditimit dhe standartizmit)

Ministria e Zhvillimit Urban
•             Krijohet Fondi i Strehimit (shkrihet Enti i Banesave)
•             Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) integrohet brenda Agjencise se re te Titujve të Pronësisë

Ministria e Mjedisit
•             Krijohet Agjensia Kombetare e Mjedisit, Zonave te Mbrojtura (përthith funksionet e Agjencisë së Mjedisit dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura) 4 nga 12 aktuale
•             Krijohet Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Ujrave (bashkon funksionet e Inspektoritit të Mjedisit dhe Pyjeve me Inspektoriatin e Ujrave)

Inspektoratet:
Inspektorati qendror në krye
1.            Inspektorati Shtetëror i Mjedisit
2.            Inspektorati Shtetëror i Shëndetësisë dhe Ushqimit
3.            Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
4.            Inspektorati Shtetëror i Teknikës dhe Teknologjisë
5.            Inspektorati i Punës dhe Çështjeve Sociale
6.            Inspektorati Shtetëror i Transportit

Next Post
Policia kosovare arrestoi një pelegrin serb për krime lufte

Policia kosovare arrestoi një pelegrin serb për krime lufte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

March 9, 2026
Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

March 9, 2026
Zbardhet ndjekja në Shkodër/ Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve i ikën Policisë, qëllon me armë

Zbardhet ndjekja në Shkodër/ Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve i ikën Policisë, qëllon me armë

March 9, 2026
“Zgjedhja e Mojtaba Khamenei pasqyron vullnetin e popullit”, Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem

“Zgjedhja e Mojtaba Khamenei pasqyron vullnetin e popullit”, Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In