• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Strong Balkan 2023″/ Shqipëria organizatore e stërvitjes më të madhe rajonale të njësive elitë: Në Bizë…!

by Java News
07/11/2023 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri ka nisur stervitja e forcave speciale të nëntë vende të Ballkanit, nën emrin e koduar “Strong Balkan 2023”.

Shqipëria është organizatore, planizuese dhe zhvilluese e këtij organizimi.

Qëllimi i kësaj stërvitje është zhvillimi i aftësive të forcave nga toka edhe nga ajri si dhe koordinimi më i mirë mes forcave rajonale.

Kjo stërvitje vjen në kuadër të iniciatives “Balkan 9”, mes shefave të shtabeve të ushtrive të vendeve ballkanike.

Forcat speciale të rajonit, ndër to edhe berretat vishnje shqiptare, po demonstrojnë dhe ndajnë me kolegët e tyre teknikat më të fundit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Kjo stërvitje shumëkombëshe zhvillohet prej 10 vjetësh.

Pjesëmarrës jane me qindra trupa elitë nga vende si Turqia, Greqia, Rumania, Bullgaria, Mali i Zi, Maq e Veriut dhe BiH.

Në këtë stërvitje njësitë speciale demostruan teknika të ndryshme si neutralizim të elementëve terroriste, goditje objekti, evakuim i të plagosurve nga fushëbeteja, qitje me snaiper dhe infiltrim me parashutë.

Nga vendet e Ballkanit nuk merrnin pjesë Kosova, pasi iniciativa daton para formimit të shtetit kosovar, si dhe Serbia e cila ka zgjedhur të mos i bashkohet “Strong Balkan 2023”.

Ka pasur hedhje me parashutë, mes të cilëve edhe operator nga forcat speciale shqiptare, që janë hedhur nga një lartësi e konsiderueshme nga helikopteri prej 1524 metër. Ndërkohë ka pasur shpërthim me eksploziv dhe qitje me snajper nga një distancë prej 1000 metrash.

Për Top Channel, komandanti i regjimentit të operacioneve speciale, nënkolonel Ajet Jata ka deklaruar se stërvitja e forcave speciale të vendeve të Ballkanit ka për bazë shkëmbimin e eksperiencave të ndryshme ndërmjet forcave speciale, rritjen e aftësive operacionale të këtyre njësive, si dhe ndërtimin e urave të komunikimit dhe miqësisë ndërmjet tyre.

“Kjo stërvitje,“Strong Balkan-23”, është një stërvitje e forcave speciale të vendeve të Ballkanit. Ajo zhvillohet në kuadër të iniciativës së shefave të Shtabit të Përgjithshëm të këtyre vendeve dhe ka për qëllim promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Gjatë zhvillimit të kësaj stërvitje, objektiv kryesor është rritja e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet këtyre vendeve, shkëmbimi i eksperiencave të ndryshme ndërmjet forcave speciale, rritja e aftësive operacionale të këtyre njësive, si dhe ndërtimi i urave të komunikimit dhe miqësisë ndërmjet operatorëve të forcave speciale të vendeve të ndryshme”- u shpreh Nënkolonel Jata.

I pyetur për skenarët që do të zbatohen gjatë trajnimit të sotëm, Jata tha se: “Sot është në program që në të zhvillojmë veprime speciale me helikopter nga ajëri. Në të përfshihet edhe hedhja me parashutë, ku për herë të parë ne kemi operatorët tanë të forcave speciale të cilat hidhen në distancën mbi 1524 metër. Njëkohësisht do të shikojmë edhe veprime të tjera me helikopter si zbritja me litar, veprime të tjera taktike qofshin ato individuale dhe kolektive, si goditje objekti, goditje me snajper, shpërthime, ndërhyrje ndaj një grupi armiqsor dhe veprime si komunikim xhenjosh dhe nga ana shëndetësore.”/m.j

Next Post
VIDEO/ Atentat ndaj Mahmud Abbas: Ja si u sulmua autokolona e presidentit palestinez

VIDEO/ Atentat ndaj Mahmud Abbas: Ja si u sulmua autokolona e presidentit palestinez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Rëndohet bilanci nga tërmeti katastrofik në Kolumbi, mbi 180 të vdekur e 1300 të plagosur! Momenti kur gjenden të mbijetuar në rrënoja

VIDEO/ Rëndohet bilanci nga tërmeti katastrofik në Kolumbi, mbi 180 të vdekur e 1300 të plagosur! Momenti kur gjenden të mbijetuar në rrënoja

August 11, 2026
Edhe Cërriku kundërshton Reformën Territoriale, nis firmosja e peticionit kundër shkrirjes së Bashkisë!

Edhe Cërriku kundërshton Reformën Territoriale, nis firmosja e peticionit kundër shkrirjes së Bashkisë!

August 11, 2026
Majlinda Dhuka-shqiptarëve të diasporës: Ju jeni zëri ynë! Kemi nevojë për ju, ftoni një mik…

“Le t’i lëmë fantazmat të dalin në pension!”- Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi, lërini kështjellat e rërës

August 11, 2026
Situatë kritike pas riaktivizimit të zjarrit në Abazaj të Krujës, rrezik dhe për banesat! Kërkohet ndërhyrja me helikopter

Situatë kritike pas riaktivizimit të zjarrit në Abazaj të Krujës, rrezik dhe për banesat! Kërkohet ndërhyrja me helikopter

August 11, 2026
Zjarr në katin e gjashtë të një hoteli në kryeqytet, vetëm dëme materiale, zbulohet shkaku i flakëve!

Zjarr në katin e gjashtë të një hoteli në kryeqytet, vetëm dëme materiale, zbulohet shkaku i flakëve!

August 11, 2026
“Jo më mish nga Brazili!”- Ministria e Bujqësisë merr vendimin dhe urdhëron AKU-n: Nga 3 shtatori të ndërpritet importi

“Jo më mish nga Brazili!”- Ministria e Bujqësisë merr vendimin dhe urdhëron AKU-n: Nga 3 shtatori të ndërpritet importi

August 11, 2026
VIDEO/ Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin “S-400” që mbronte pallatin 1 miliard paund të Putinit në Rusi! Shikoni pamjet

VIDEO/ Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin “S-400” që mbronte pallatin 1 miliard paund të Putinit në Rusi! Shikoni pamjet

August 11, 2026
Hungaria bëhet me president të ri, Parlamenti e zgjodhi me votat e partisë së kryeministrit Magyar!

Hungaria bëhet me president të ri, Parlamenti e zgjodhi me votat e partisë së kryeministrit Magyar!

August 11, 2026
Me Zhegrovën në fushë, Juventusi triumfon në miqësoren kundër Palermos!

Me Zhegrovën në fushë, Juventusi triumfon në miqësoren kundër Palermos!

August 11, 2026
Zjarret e gushtit duhen luftuar në shkurt

“Dikush ishte para meje aty”- Dëshmia e të dyshuarit për zjarrin e Krujës: Pashë flakët dhe mora zorrën e ujit! Unë edhe cigaren e fik me pështymë

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com