Një studim i profesorëve nga universiteti “Binghamton” ka treguar se situatat stresuese në jetën e përditshme mund të jenë shkaktar i infarktit te njerëzit.
Ekspertët amerikanë kanë shpjeguar se në çastet e shokut befasues apo stresit intensiv, lirohen hormone të cilat lëvizin pllakën e ngjitur në arteriet e gjakut.
Më pas, kjo pllakë hyn në qarkullim dhe mund të mbyllë enët e gjakut duke sjellë deri tek infarkti i zemrës. “Infarkti i zemrës dhe i trurit shpesh ndodh menjëherë pas ndonjë ndodhie që shkakton prodhimin e shtuar të hormoneve katekolamine. Këto ndodhi më shpesh janë shoku, ngarkesa ekstreme dhe stresi i madh”, ka deklaruar profesor David Davies nga universiteti i “Binghamton”.
Ndryshe, me këto sëmundje janë më të goditura vendet e zhvilluara, sidomos SHBA-të dhe Britania e Madhe.