Stresi “shahet” me fansat e Noizyt dhe Babastars
Hip hop ylli, Stresi, ka vazhduar ballafaqimin me polemikat pas lansimit të këngës së re të Unikkatilit.
Reperi doli hapur publikisht duke përkrahur projektin e ri të reperit i cili u kthye pas tri vitesh mungesë.
Në këto vargje besohet se ka thumba për mbarë hip hop skenën, kurse nuk e pritën fare mirë këtë përkrahje fansat e Noizyt dhe një pjesë e fansave të Babastars.
Pas shumë kritikave dhe fjalëve drejtuar ndaj tij se ai nuk është real dhe se nuk po e mban njërën anë si duhet, Stresi ka sqaruar se ai është një prej reperëve më realë të skenës.
Stresi ka kohë që ka potencuar se nuk është pjesë e asnjë ‘labeli’ dhe po punon vet si artist i lirë, e prandaj ka sqaruar se ai shpërndanë këngët e shokëve të tij të kahmotshëm të Babastars dhe i përkrah ata, megjithëse nuk është pjesë e ‘labelit’.
Pas sharjeve nga fansat e Noizyt ishte vet reperi që po ashtu në komente hapur u është kundërpërgjigjur në këtë luftë të fjalëve, duke ri-potencuar se ai mbetet më reali nga të gjithë, transmeton Telegrafi.
Ndryshe në një postim tjetër që ai ka fshirë në mëngjes, Stresi theksoi se reperët tjerë mes vete i kanë zgjidhur problemet prapa skenës, kurse ai nëse zgjidh me dikë problem e bën publikisht dhe nëse ka problem me dikë po ashtu ballafaqohet publikisht, me ç’rast thumboi 90% të reperëve të skenës. Ky postim është fshirë nga llogaria e reperit.











