Stresi ironi me Çiljetën, prezanton djalin e tij me ngjyrë “I ka ngjarë nënës”
Stresi ka provokuar me një foto në rrjetet sociale duke pozuar me një kukull të zezë që e ka quajtur si djalin e tij.
“Ju Prezantoj Me Djalin Tem Zorra i ka Ngjajt Mamit te vet por e kam djale s’kam Nga ta Coj..proud For U Ma Boy ..Africano Albanez”shkruan ai në foto.
Shumë komente kanë vënë në dukje se reperi i referohet me këtë shaka djalit të Çiljetës, Fernandos i cili është, siç thotë këngëtarja i ‘miksuar’. Armiku i betuar i Stresit, reperi Noizy dhe Çiljeta do sjellin së shpejti bashkëpunim ‘Gangsta Love’.