• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strehuan hebrenjtë gjatë Luftës II Botërore, tre emrat e shqiptarëve në murin e nderit në Tel-Aviv

by Java News
30/09/2019 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy nipërit dhe mbesa e Lef Nosit, pinjollët e familjes atdhetare, të lagjes Kala në Elbasan, që përjetuan kalvarin e burgjeve komuniste… Një histori e shkurtër e doktorit humanist të Elbasanit dhe fundi tragjik i të vëllait Vasili…

Në një fasadë në Tel-Aviv, që quhet “Muri i Nderit”, janë shënuar tre emra: Vasil Nosi, Adelina Nosi e dr. Nosi (Stiliano Nosi). Ata janë nderuar nga shteti izraelit, për ndihmën që dhanë, duke strehuar shtetas hebrenj në Elbasan, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Janë fëmijët e Grigorit dhe Eleonorës, familja atdhetare e lagjes “Kala” në Elbasan. Babai i këtyre tre shqiptarëve që na nderojnë në murin e nderit në Tela-Aviv, është Grigori, vëllai i Lef Nosit, një ndër figurat më të shquara të Shqipërisë së shekullit të shkuar.

Por këta tre shqiptarë që i japin nder kombit të tyre, janë përbuzur dhe më keq akoma, janë dënuar si armiq të popullit, gjatë diktaturës komuniste. Kur Lef Nosi u dënua me pushkatim nga regjimi komunist, në atë gjyq, u dënuan edhe disa familjarë e miq të tij. Ata e kishin ndihmuar të rrinte i fshehur, në përpjekje për ta shpëtuar nga regjimi komunist. Nipi i tij Stiliano ishte një ndër familjarët më aktiv që u angazhua për ta fshehur e shpëtuar Lef Nosit nga bishat komuniste.

Ja si e ka rrëfyer Adelina Nosi Kosturi, kohën kur u zbulua vendi ku fshihej Lef Nosi dhe si u dënuan njerëzit që e ndihmuan atë.

“Më 12 shkurt 1946, gjyqi ushtarak i Tiranës dënoi me vdekje Lef Nosin dhe me dënime të ndryshme, nga 6 në 4 vjet, për personat që ndihmuan që ai të fshihej. Vasil Nosi, Steliano Nosi, Marko Menahemi, Xhemal Farka, Fahrije Averiqi dhe Adem Samurri” ka rrëfyer Adelina Nosi Kosturi, motra e doktorr Stilianit.

Doktor Stialiani do të dënohej me pesë vite burg. Ndërsa i vëllai, Vasil Grigor Nosi u dënua me 6 vjet dhe atje ndërroi jetë në burg, për shkak të torturave.

Pas kryerjes së dënimit, doktor Stiljano u kthye në detyrë sepse Elbasani kishte shumë nevojë për të. Ai i shërbeu njerëzve të qytetit të tij, me humanizëm të rrallë. Vështirë se gjen shtëpi të Elbasanit, të para vitit 1984, ku të mos ketë shkelur doktor Stiliani.

Ndërkohë, doktor Stiliani përndiqej papushim nga regjimi komunist. Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar së fundmi të dhëna të Dosjes së Sigurimit, që rrëfen detaje të përndjekes së doktor Stilianit.

“Më 21.10.1949 është marrë në kontroll operativ 2B dhe 31.3.1984 në përpunim aktiv 2A “si agjent i mundshëm anglez”. Përpunimi nuk zgjati shumë, pasi doktor Nosi vdiq. Në shkurt 1980, Stiliano Nosi i është shprehur bashkëpunëtorit “Tomori”: Khomeini, për mendimin tim, është një Haxhi Qamil i dytë, si nga pikëpamjet fetare, ashtu edhe politike dhe ushtarake, s’ka si të jetë ndryshe… Ndërsa Haxhi Qamili mburrej se do të luftonte armiqtë e brendshëm, ashtu edhe të jashtmit, edhe Khomeini deklaroi se do të luftojë kundër SHBA-së e BS-së dhe reaksionit të brendshëm. Këto janë aventura”. Punëtori operativ vendos këtë shënim: “E dhëna ka vlerë operative, pasi Stilian Nosi ul shumë poshtë veprimtarinë revolucionare të Khomeinit dhe njëkohësisht, veprimtarinë patriotike të Haxhi Qamilit”. Iu dha detyra që të hapë biseda rreth luftës së popullit iranian dhe rreth Haxhi Qamilit, duke përdorur edhe veprat e Enver Hoxhës për të. Edhe pas vdekjes ndaj tij u ndërmor një veprim i shëmtuar, krejt i padëgjuar më pare”, shkruan Dervishi.

Në shkurt të vitit 1984, doktor Nosi ndërroi jetë. Ishte me stetoskop në dorë, duke vizituar pacientët e tij. Doktor Nosi është një ndër personalitetet më të rëndësishme të qytetit të Elbasanit. Është nderuar me titullin: Qytetar Nderi i Elbasanit. Kujto.al

Doktor Nosi 282x420

Next Post
Shkelën rregullat e qarkullimit/ Policia me “dorë të hekurt”, 22 shoferë të arrestuar dhe 94 leje drejtimi të pezulluara

Shkelën rregullat e qarkullimit/ Policia me “dorë të hekurt”, 22 shoferë të arrestuar dhe 94 leje drejtimi të pezulluara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In