• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Strehoi’ Gruevskin, Hahn kërkon sqarime nga Viktor Orban

by Java News
21/11/2018 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban duhet të japë sqarime në rast se e ka dhënë vërtet azilin politik të kërkuar nga ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski.

Komisioneri europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn u shpreh përmes rrjetit social “Twitter” se, “nëse konfirmohet, unë pres shpjegime nga Viktor Orban”.

“Sundimi i së drejtës është parimi kyç i vendeve anëtare dhe vendeve kandidate. Kjo është e rëndësishme për kredibilitetin e Evropës”, shkruan Hahn.

Një ditë më parë, ish-kryeministri Gruevski shkruante në faqen e tij të Facebookut:

“Republika e Hungarisë, si vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës sime të parashtruar më parë për status politik, për shkak të ndjekjes politike në Maqedoni. Unë nuk i largohem drejtësisë, por duke shfrytëzuar metoda të tjera demokratike ndërkombëtare, do të vazhdoj të kërkoj drejtësinë për mua dhe të gjithë viktimat e tjerë të ndjekjes politike në Maqedoni”.

Qeveria e Shkupit reagoi menjëherë, duke hedhur poshtë pretendimet e Gruevskit për rrezikimin e sigurisë së tij dhe për proces të padrejtë gjyqësor ndaj tij, si dhe kërkoi ekstradimin sa më të shpejtë të tij.

“Republika e Maqedonisë kërkon që personi Nikola Gruevski të ekstradohet, e duke marrë parasysh seriozitetin e veprave penale, kërkojmë që ai të ndalohet dhe të mbahet në paraburgim, për faktin se kundër tij ka edhe një fletarresti ndërkombëtar”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Drejtësisë.

Sidoqoftë, edhe nëse Gruevski merr azil, ai ka të drejtë të lëvizë lirisht vetëm në territorin hungarez. Nëse del nga vendi, urdhri ndërkombëtar i arrestit aktivizohet dhe ai do të arrestohet.

a.ç

Next Post
Hyn në liqenin e Farkës për t’u larë, mbytet 12-vjeçari

Qaf- Thanë, policia kap sasi të madhe droge në një furgon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In