• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Strehimi, a mjaftojnë politikat e qeverisë shqiptare? Krahasimi me vendet e BE-së

by Os De
04/01/2026 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin 2024, një qytetari shqiptar i duhen gati 19 paga vjetore për të blerë një apartament, sipas përllogaritjeve të “Monitor” bazuar në metodologjinë e “Deloitte”.

Edhe të dhënat e Numbeo-s për 6-mujorin e parë të vitit 2025 e konfirmojnë këtë realitet të vështirë, duke e vendosur Shqipërinë në krye të listës së vendeve europiane me çmimet më të larta të banesave në raport me fuqinë blerëse.

Ndërkohë që qeveria mburret me rritjen e investimeve në pasuri të paluajtshme dhe synon të tërheqë blerës të huaj, shtresa e mesme dhe e re e popullsisë e ka gjithnjë e më të pamundur sigurimin e një banese.

Politikat e deritanishme të strehimit nuk arrijnë të përballojnë këtë krizë të thellë, ndërsa zgjidhjet e ofruara mbeten të fragmentuara, burokratike dhe të papërshtatura me realitetin ekonomik të shumicës së shqiptarëve.

Në vend zbatohen gjashtë programe kombëtare të strehimit.

Enti Kombëtar i Banesave (EKB) është institucioni përgjegjës për zbatimin e programit të ndërtimit të banesave me kosto të ulët, një nga gjashtë programet kombëtare të strehimit. Sipas të dhënave të EKB-së për “Monitor”, që prej vitit 1994 janë strehuar rreth 11,492 familje.

Sistemi aktual i strehimit social, bazuar në ligjin nr. 22/2018 “Për strehimin social”, të përditësuar me ndryshimet e ligjit nr. 48/2023 ofron disa programe të targetuara për shtresat në nevojë, përfshirë ndërtimin me kosto të ulët dhe subvencionimin e qirasë.

Përzgjedhja e përfituesve bazohet në kritere si: mungesa e banesës, mbipopullimi, rreziku nga shembja, statusi familjar ose social dhe përkatësia në grupe të margjinalizuara.

Më herët, kryeministri Edi Rama njoftoi gjithashtu se qeveria është në procesin e krijimit të një Agjencie Kombëtare të Planifikimit Urban dhe Strehimit, që do të fokusohet në një qasje të re ndaj strehimit social, si dhe në nisma për të lehtësuar blerjen e banesave nga shtresat me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

“Do t’i qasemi në një mënyrë të re strehimit social, duke krijuar mundësi reale për ata që sot e kanë të pamundur të blejnë një banesë në tregun e lirë”.

Megjithatë, urbanisti dhe pedagogu Gentian Kaprata paralajmëron se strehimi social nuk mund të mbajë peshën e një tregu të çakorduar, sidomos nëse raporti mes atyre që mund të blejnë dhe atyre që varen nga ndihma publike është në disbalancë të thellë.

“Strehimi social është ndihma që shoqëria si një e tërë, nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe pronave të përbashkëta lokale, i jep një pjese të vogël të saj, që nuk e ka të mundur t’i drejtohet tregut të lirë, për t’u strehuar.

Mirëpo, ka një pikë thyerje këtu: sistemi i strehimit social mund të funksionojë në një raport të caktuar midis dy grupeve:

(i) grupi që për vete e ka strehimin të përballueshëm dhe

(ii) grupi që ka të pamundur sigurimin e një banese pa ndihmën e shoqërisë (grupi i parë). Nëse ky raport nuk arrihet, solidariteti është i pamundur, peshorja tërheq poshtë të gjithë shoqërinë, dhe jo vetëm me çështjen e strehimit”, thotë ai.

Ekspertët rekomandojnë që Shqipëria të shikojë drejt modeleve që kanë funksionuar në vende të tjera me sfida të ngjashme.

Ekonomisti Elvin Meka sugjeron përdorimin e obligacioneve të banesave dhe krijimin e skemave hibride që përfshijnë qeverinë, bashkitë, sektorin bankar dhe zhvilluesit privatë. Këto skema do të siguronin financim afatgjatë për ndërtimin e banesave të përballueshme dhe qasje të zgjeruar për qytetarët.

Stela Dhami propozon që modeli austriak i banesave sociale me qira afatgjatë dhe mundësi blerjeje përmes kredive të buta mund të përshtatet edhe në Shqipëri.

Ky model, që funksionon me sukses në Vjenë dhe qytete të tjera europiane, siguron jo vetëm çmime të ulëta, por edhe siguri dhe cilësi në jetesë.

“Shumë vende me kërkesë në rritje për banim janë përgjigjur duke ofruar modele hibride të rezidencave publike, me kontrata afatgjata qiraje me të drejta të plota për qiramarrësit. Këta banorë kanë një marrëdhënie afatgjatë dhe të qëndrueshme me shtetin, duke ndërtuar kështu një model të suksesshëm ku ata ndihen të sigurt dhe të mbrojtur.

Një nga shtetet që ka aplikuar me sukses këtë model është Austria, ku një pjesë e konsiderueshme e popullsisë jeton në rezidenca publike.

Këto rezidenca dallohen për cilësinë e ndërtimit, e cila është e barabartë me banesat private, dhe për mbrojtjen ligjore dhe rregullore që sigurojnë të drejta të qarta për banorët.

Në Shqipëri, mund të merret parasysh ky model, duke ofruar mundësinë që një pjesë e rezidencave publike t’u shiten banorëve në varësi të mundësive të tyre. Kjo do të mundësohej përmes aksesit në kapital financiar, për shembull, përmes kredive të buta të ofruara nga bankat”, pohon ajo.

Disa nga politikat për strehimin që po zbatohen në vendet e BE

Politikat e strehimit ndryshojnë ndjeshëm nga një shtet në tjetrin në vendet e Bashkimit Europian.

Polonia po përballet me një mungesë të konsiderueshme banesash, me një deficit që arrin deri në 2 milionë njësi. Çmimet e qirave dhe shitjeve janë rritur ndjeshëm, duke e bërë strehimin të papërballueshëm për shumë qytetarë.

Për rrjedhojë, Polonia ka ndërmarrë një sërë masash për të zgjidhur krizën e strehimit dhe për të përmirësuar aksesin në banesa të përballueshme. Disa nga nismat kryesore përfshijnë:

Programi “Çelësi i Strehimit” (Key to Housing) ka për qëllim ndërtimin e 15,000 apartamenteve sociale dhe komunale në vitin e parë, me një objektiv vjetor prej 40,000 njësish deri në vitin 2030.

Në vitin 2025, do të alokohen të paktën 2.5 miliardë PLN (rreth 650 milionë euro) për këtë nismë. Programi përfshin: 8,000 apartamente komunale për qira të përballueshme, 6,500 apartamente sociale për grupe vulnerabël.

Qeveria po mbështet ndërtimin dhe rinovimin e konvikteve për studentët dhe kandidatët për doktoraturë, duke ofruar grante deri në 80% të kostove të investimit. Kjo masë synon të lehtësojë ngarkesën financiare për studentët dhe të përmirësojë kushtet e jetesës për ta.

Qeveria ka miratuar një projektligj që rrit ndjeshëm financimet për strehimin social. Për vitin 2025 parashikohet disbursim fondi me vlerë 2.5 miliardë PLN (rreth 650 milionë euro), me mundësi deri në 5 miliardë PLN (rreth 1.3 miliardë euro).

Për periudhën 2025 – 2030, një total prej 45 miliardë PLN (rreth 11.7 miliardë euro), me një kufi vjetor prej 10 miliardë PLN apo 2.3 miliardë euro. Këto fonde do të përdoren për ndërtimin e 15,000 njësive strehimi sociale në vitin 2025, me grante deri në 80% të kostos për bashkitë që ndërtojnë ose rinovojnë banesa.

Për të nxitur kursimin për strehim, janë propozuar disa ndryshime në llogaritë e strehimit: Depozita minimale mujore 65 euro; Norma minimale e bonuseve vjetore rritet në 4% apo heqja e kufirit të moshës për kontribuuesit. Këto masa synojnë të rrisin kursimet për ndihmën në blerjen e një banese.

Spanja planifikon të investojë rreth 1.3 miliardë euro nga fondet e BE-së për ndërtimin industrial të strehimit social. Objektivi është ndërtimi i 15,000 banesave të reja çdo vit, për të zgjidhur mungesën e strehimit dhe për të përmirësuar përballueshmërinë për qytetarët.

Qeveria hungareze ka propozuar një subvencion vjetor prej 1 milion forintash (rreth 3,000 euro) për shërbyesit publikë – përfshirë mjekë, infermierë, mësues, policë dhe ushtarë – si pjesë e një programi për mbështetjen e strehimit dhe për rritjen e qëndrueshmërisë sociale. Kjo masë është paralajmëruar si pjesë e një pakete para zgjedhjeve të vitit 2026.

Në Gjermani, veçanërisht në qytetin e Berlinit, strehimi është bërë gjithnjë e më i papërballueshëm. Një e treta e familjeve nuk mund të përballojnë çmimet e qirave në tregun e hapur. Si përgjigje, autoritetet kanë ndërmarrë masa për të kontrolluar qiratë dhe për të nxitur ndërtimin e banesave sociale e të përballueshme, megjithatë mungesa mbetet një sfidë serioze në metropolet kryesore.

Në Itali, qeveria ka vendosur një garanci shtetërore prej 80% për hipotekat e blerjes së shtëpive të para për individët nën 36 vjeç, çifte të rinj, prindër të vetmuar me fëmijë të mitur dhe familje të mëdha.

Ky program është i vlefshëm deri në vitin 2027.

Ndërsa për qytetin e Milanos ka miratuar një plan ambicioz për ndërtimin e 10,000 njësive strehimi me qira të kontrolluar, me një qira maksimale prej 80 euro për metër katror në vit. Ky plan synon të mbulojë nevojat e qytetarëve me të ardhura mujore midis 1,500 dhe 2,500 euro.

Në rajonin e Kalabrisë, një projekt për të evakuuar romët nga një kamp (të izoluar nga pjesa tjetër e shoqërisë) dhe për t’i strehuar ata në njësitë e reja të strehimit është modifikuar pas ndërhyrjes së aktivistëve për të drejtat e romëve. Plani i modifikuar tani parashikon zhvendosjen e familjeve në strehim social të integruar, duke shmangur krijimin e një getoje të re./monitor.al

Next Post
Zvicër, tragjedia në resortin e skive/ Identifikohen trupat e 16 viktimave të tjerë, më e reja 14 vjeç

Zvicër, tragjedia në resortin e skive/ Identifikohen trupat e 16 viktimave të tjerë, më e reja 14 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

January 4, 2026
Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

January 4, 2026
“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

January 4, 2026
Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

January 4, 2026
Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

January 4, 2026
Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

January 4, 2026
Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

January 4, 2026
Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

January 4, 2026
Përjashtimet në PD/ Hila: Alibeaj tregoi se si do të qeveriset fraksioni i Bashës!

Pse gëzon Tirana më shumë se Karakasi?

January 4, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Paqartësi për të ardhmen e Venezuelës, Rubio: SHBA do të vendosë karantinë ushtarake

January 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In