• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strehim politik tek Berisha

by Artur Ajazi
28/01/2025 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Arben Ahmetaj foli edhe kësaj here. Personalisht e ndoqa vetëm 10 minuta. Dukej sikur do të nxirrte “prova, fakte, akuza konkrete ndaj qeverisjes Rama”, dukej sikur do të bënte “hatanë”. Por edhe kësaj here, Arbeni që ka kërkuar “strehim politik” jo në Zvicër por tek Berisha, nuk tha asgjë. Biseda me Çimin, ishte e mërzitshme, aq sa gazetari shpesh dukej sikur e nxiste “fol për këto dhe jo ato”. Beni në fakt duhej të kishte marrë një vendim, si burrat. Ti hipte avionit, dhe të “zbarkonte” fill dhe në SPAK.

Atje le ta ndante “shapin nga sheqeri”. Tu tregonte malin me dokumenta që paska marrë me vehte kur iku nga Shqiperia, dhe ti vinte “vulën” kësaj historie. Duke folur tek Çimi, apo dhe tek dikush tjetër, si dhe duke kërkuar “strehim politik” tek Berisha, realisht Beni zhbën edhe atë pak interes që ndoshta kanë ca njerëz për ta dëgjuar. Askush nuk të prek, askush nuk të vret dhe paragjykon, në rast se ti, i hipën avionit dhe vjen si burrat. Hajde në SPAK, dhe “nxirrja të palarat” kësaj qeverie. Por kam frikën se, do të dalësh bllof o Ben.

Nga larg, (dhe sidomos kur ke qenë në tavë)të gjithë të akuzojnë, të shajnë, të denoncojnë, të baltosin, të hetojnë, dhe gjykojnë. Ti Ben the shumë gjëra, dhe nuk the asgjë, edhe në serialin e tretë përballë Çimit. Ti ke qenë minister, zv.kryeminister, me poste të larta në qeverisjen Nano dhe Rama. Nuk të ka hije, të ikësh hajdutshe nga vendi, të marrësh një thes me dokumenta ende të pavërtetuara , dhe pastaj nga larg, të akuzosh kolegët dhe ish-miqtë e tu.

Partisë Demokratike ndoshta i intereson rrëfimi juaj për fushatën elektorale, po ja që nuk “pi ujë” asgjë. Qeverisja e “kryetarit të organizatës” siç e etiketove ti, ka bërë aq shumë punë për Shqipërinë, sa që nuk ka bërë qeveri tjeter në 34 vite. Edi Ramës, “ki inatin dhe jepi hakun”, por jo nga Zvicra, ku ti jeton si sheik, nis dhe akuzon dhe nxjerr lloj-lloj letrash bakalli, që askush nuk ti beson. Dhe diçka tjetër Ben.

Ke shansin të mbetesh në histori, në rast se je ashtu siç pretendon. Hipi avionit, dhe eja drejt e në SPAK, ku mendoj se do të presë pa asnjë hezitim vetë kreu i atij institucioni dinjitoz. Eja dhe trego ato që ke, dhe ato që di. Pastaj do të jetë drejtësia e re dhe shqiptarët, të bëjnë diferencën mes teje dhe kryeministrit Rama. Mes teje dhe lojës së Berishës, për të të përdorur ty, deri në momentin, kur edhe ai të humbasë zgjedhjet e 11 Majit, dhe ti rikthehet avazit të vjetër.

Next Post
“2 mijë euro të të fshijmë fotot intime në TikTok”/ Shantazhonin një 40-vjeçare, arrestohen dy persona në Gjirokastër

“2 mijë euro të të fshijmë fotot intime në TikTok”/ Shantazhonin një 40-vjeçare, arrestohen dy persona në Gjirokastër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In