• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Streha e Kryeministrisë dhe dekriminalizimi

by
02/08/2015 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Skënder Minxhozi/

 

 

Ja dy tema që vazhdojnë të mbajnë ndezur kërshërinë e opinionit publik, i cili tashmë ka veshur kostumet e banjos në një masë të madhe dhe po i ndjek lajmet nga rrjetet sociale dhe celularët. Një deklaratë e një zyrtari të lartë të shumicës rreth shëmtisë së strehës që Kryeministri Edi Rama inauguroi në portën hyrëse të godinës së qeverisë, ka rikthyer diskutimet mbi anën estetike, aspektin funksional dhe mesazhin e atij veprimi kurioz të Ramës. Mesa duket është pak e vështirë të gjenden avoketër publikë të asaj risie në hyrje të godinës hijerëndë të Kryeministrisë. Është një gjetje që nga ana estetike të krijon një asociacion të pazakontë me një kazino a diçka e ngjashme, e këtu punët ngatërrohen për shqiptarin e thjeshtë.

Paralelisht me strehën që ndizet e fiket të portës së Kryeministrisë, një tjetër debat, më serioz, por edhe më i manipulueshëm nga ana politike, vijon të marrë titujt e parë të shtypit të ditës. Dekriminalizimi dhe listat “e zeza” që lidhen me të, e kanë detyruar edhe një herë kryeministrin të dalë e të shpjegojë nocionin (sipas tij të thjeshtë), të pamundësisë të ndalimit të cilido që e ka të bardhë skedinën penale, për të hyrë në pazarin e madh të politikës. Edhe këtu, tamam si dritat që ndizen e fiken të portës hyrëse të kryeministrisë, varet se nga e vështron problemin. E drejta e të zgjedhurit është një standart kushtetues që nuk mund t’i mohohet askujt. Por kur kjo e drejtë përplaset diku me të shkuarën e njërit apo tjetrit kandidat, këtu lind një problem i natyrës morale, edhe nëse jo i natyrës ligjore. Është mëse e kuptueshme, ashtu siç e shpjegon sot Rama, se kandidatët me probleme eventuale në të shkuarën e tyre, mund të  mos kenë pengesa formale dhe ligjore për të kandiduar, por a nuk do të ishte më e mirë dhe më e shëndetshme për demokracinë shqiptare, që të zgjedhurit e saj në poste drejtuese qendrorë apo lokale, të mos kenë qenë kurrë kontigjent i policive apo gjykatave? A nuk do të kishte qenë më e udhës që këta njerëz ta kenë të bardhë skendinën penale edhe në të shkuarën e largët, e pse jo, që të kenë më pak se një emër nëpër dokumentat e identifikimit?!

“Përshtirosja” estetike e Ylli Manjanit, në fakt nuk është vetëm e tij. Atë portë të stolisur ashtu, e kuptojnë dhe e pëlqejnë pak persona që u bie rruga të kalojnë aty, sidomos mbrëmjeve, kur spektakli i dritave të bën të mendosh për diçka tjetër, nga ajo që përfaqëson të vërtetë ajo godinë. Me shumë gjasë ky reagim mund të ketë lidhje edhe me nivelin e caktuar kulturor të njerëzve, por institucioni i qeverisë ka për detyrë të marrë parasysh se çfarë mendojnë dhe ndjejnë shqiptarët, pavarësisht nivelit estetik që kanë. E njëjta gjë vlen dhe për dekriminalizimin, në një rrafsh krejt të ndryshëm. Është koha dhe momenti që të dëgjohet humori, dëshirat, thirrjet e shqiptarëve dhe jo shqiptarëve, që këto “llamba” të ndezura në katet e larta të shtetit, të gjejnë një sistemim. Ky është faktikisht edhe misioni i një demokracie që funksionon, pra që të korrigjojë veten gjatë rrugës. Duke dalë më e fortë nga çdo ballafaqim me publikun dhe të vërtetën.

 

Next Post

Bashkia merr fshesën, nesër nis pastrimi i Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

“Dje ‘Komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë?”, Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

June 23, 2026
Botërori 2026/ Dalin formacionet zyrtare, si reshtohen skuadrat Angli-Gana

Botërori 2026/ Dalin formacionet zyrtare, si reshtohen skuadrat Angli-Gana

June 23, 2026
Rasti “Goxhaj” përbën fenomenin politik që nuk nisi me “Flamingo Revolution”

Rasti “Goxhaj” përbën fenomenin politik që nuk nisi me “Flamingo Revolution”

June 23, 2026
Zënka për medaljen vë në pah marrëdhëniet e ndërlikuara mes Ukrainës dhe Polonisë

Zënka për medaljen vë në pah marrëdhëniet e ndërlikuara mes Ukrainës dhe Polonisë

June 23, 2026
Incident në protestë, i moshuari ngrihet me forcë nga karrigia e folësve (VIDEO)

Incident në protestë, i moshuari ngrihet me forcë nga karrigia e folësve (VIDEO)

June 23, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestën e sotme para Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 23, 2026
Balla: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë shtetformues, gjuha shqipe nuk negociohet!

Balla: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë shtetformues, gjuha shqipe nuk negociohet!

June 23, 2026
“Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton?”, nisin përplasjet mes protestuesve

“Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton?”, nisin përplasjet mes protestuesve

June 23, 2026
Ronaldo vendos rekord historik në Kupën e Botës!

Ronaldo vendos rekord historik në Kupën e Botës!

June 23, 2026
“Të njëjtët investitorë janë edhe në Zvërnec”, Edi Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë!

Rama nxjerr foton me Macron: Shqipëria, partner strategjik i Francës, e paimagjinueshme më parë!

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In