Prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm vijon futja e delegatëve dhe militantëve, mbështetës të Sali Berishës në stadiumin “Air Albania”. Në pikat e hyrjes së stadiumit ndodhen dy ish-deputetët Klevis Balliu dhe Gent Strazimiri.

Check-ini për delegatët nuk po bëhen në hyrje, por do të realizohet sipas organizatorëve në momentin që do të ulen në stadium në vendin e caktuar.

Por në fakt ajo që vihet re është se jo vetëm që stadiumi po mbushet plot pa respektuar distancën por edhe minimalisht maskën, thuajse nuk e ka askush.
Një qytetar, i cili nuk specifikon nëse është delegat apo anëtar i thjeshtë, shprehet se “po vjen nga Burreli” duke shtuar se “presim të rrëzojmë regjimin më ordiner të këtij vendi”.

Një tjetër pjesëmarrës në Kuvend thotë: “Unë jam dibran me origjinë, banoj këtu, edhe erdha me e zbraz çibanin. Ne presim një të ardhme, më keq se kaq nuk ka ku të shkojë. Pensionet zero, papunësi në rritje. Tani shpresojmë”.
Delegatët dhe demokratët e ftuar, kanë mbërritur para orës 10:00 në stadiumin “Air Albania”, ku ka nisur edhe hyrja për në ambientet ku do të zhvillohet Kuvendi.Delegatët hynë në radhë një nga një duke skanuar dokumentin që mbajnë në duar me barkod identifikimi.g.kosovari











