• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strategjia për turizmin në vend, Kumbaro: Do kemi platformën e-visitor. Ja funksioni i saj

by E S
04/09/2025 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa ministrja për Turizmin dhe Mjedisin në vend, Mirela Kumbaro, prezantoi Strategjine e Shqipërisë Turistike 2030, u shpreh se një theks të veçantë do i vihet teknologjisë.

Kumbaro deklaroi se në shërbim të industrisë së turizmit, do të jetë një platformë e quajtur “e-visitor”.

Kjo platformë vjen nga bashkëpunimi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, të AKSH-it, Bankës së Shqipërisë dhe INSTAT-it.

Ministrja sqaron se deri më tani është përgatitur arkitektura teknike e kësaj platforme. Besohet se sistemi i “e-visitor” do të ndërtohet i plotë në vitin 2026.

Më tej, Kumbaro tha se teknologjia e integruar në turizë, do mundësojë regjistrin digjital të kësaj industrie për të gjitha sipërmarrjet turistike, gjurmimin në kohë reale me strukturat akomoduese e çdo aktivitet tjetër në e-visitor, si dhe mbledhja e statistikave në sektor në mënyrë digjitale.

“Kemi gati piketat për të ardhmen e qëndrueshme ku industria e turizmit tashmë e ka shtyllën ku do të mbështetet. Strategjia Kombëtare e Turizmit 2025 – 2030, e miratuar në mbledhjen e qeverisë disa javë më parë në muajin korrik, që e ndan Shqipërinë në gjashtë rajone turistike, me një ofertë më mirë të organizuar, teksa do vijojmë të jemi pjesë e panaireve më të rëndësishme ndërkombëtare sepse jo thjesht e kërkojmë, por na ftojnë.

Gjithashtu, teknologjia, inovacioni, do të jenë një element shumë i rëndësishëm. Është jo thjesht si një prioritet i qeverisjes sonë, por si një domosdoshmëri e epokës që jetojmë. Cila është kjo shtyllë?

Praktikisht, Shqipëria Turistike 2030, do të ketë një instrument të ri që është platforma e integruar digjitale e turizmit. Është një punë dy vjeçare që tani kurorëzohet. E ministrisë së Turizmit, Mjedisit, e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, e AKSH-it, Bankës së Shqipërisë dhe INSTAT-it që e kanë përgatitur tashmë arkitekturën teknike tashmë për këtë platformë, sistemi i së cilës do të ndërtohet i plotë në vitin 2026, për t’u futur në funksion me efikasitet brenda mandatit të katërt me tre element kryesore:

Regjistri digjital të turizmit për të gjitha sipërmarrjet turistike

Platformën digjitale e-visitor, për regjistrimin elektronik dhe gjurmimin në kohë reale të vizitorëve më strukturat akomoduese dhe çdo aktivitet tjetër të sektorit

Një sistem i integruar të mbledhjes dhe analizimit të statistikave në sektorin e turizmit përmes sistemit elektronik të të dhënave në turizëm”, tha Kumbaro.

Next Post
“Shqipëria, qendër e kulturës evropiane”, Gonxhja zbulon planet e investimit në monumente dhe godina kulturore

“Shqipëria, qendër e kulturës evropiane”, Gonxhja zbulon planet e investimit në monumente dhe godina kulturore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In