• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Strategjia e vaksinimit të BE dhe 3 arsye të thjeshta pse Britania ka ecur përpar/ Propaganda dhe faktet

by Java News
08/02/2021 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Europian po kritikohet ashpër për porositjen me vonesë të vaksinave dhe gabime në sigurimin e tyre. Por cila është propagandë dhe ç’thonë faktet, pyet Georg Matthes.

Informacione të pasakta dhe gjykime të përshpejtuara janë helm në kohë krizash, një helm që përhapet shumë shpejt në trup. Çfarë nuk ka bërë BE këto kohë – ka porositur shumë pak vaksina, ka preferuar vaksinat e gabuara, dhe në fund i zemëroi prodhuesit. Në rastin më të mirë në verën e vitit 2025 do të jenë vaksinuar 70% e popullsisë. A ka edhe më për të thënë? Të gjithëve na ka ardhur në majë të hundës lockdowni dhe puna në shtëpi. Edhe nëse duket drita në fund të tunelit kjo nuk na e ndryshon humorin. Përkundrazi. E megjithatë kritika e shumëfishtë ndaj strategjisë së vaksinimit të BE është e ekzagjeruar.

Çdo vend mund të marrë vaksinën kineze

Ajo që është pozitive që në fillim: sigurimi i përbashkët i vaksinës ia vlejti për BE jo vetëm financiarisht, por edhe se me atë u mënjanua një garë e brendshme europiane. Përtej kësaj secili vend është i lirë të sigurojë vaksina të tjera kineze apo ruse, si në rastin e Hungarisë. Kujt nuk i duket se BE nuk po përparon shpejt, mund të nisë procedurën që të japë për cilindo preparat një leje emergjence. Me këtë shkojmë tek Britania e Madhe, mjeshtrja e exit-eve. E këtu duhet ndarë propaganda nga faktet.

Ka tre arsye të thjeshta pse Britania e Madhe ka ecur përpara. Së pari, britanikët vendosën për një leje emergjence dhe filluan më shpejt me vaksinimin. Të 27 vendet e BE vendosën me vetëdije kundër kësaj, me qëllim që koncernet të marrin të paktën një pjesë të përgjegjësisë, nëse punët me vaksinimin e njerëzve shkojnë keq.

Së dyti, britanikët, ndryshe nga BE, vendosën për atë që të mos krijojnë rezerva për vaksinën e dytë. Ata me këtë marrin përgjegjësinë për të mos e dhënë vaksinën e dytë 3 ose 4 javë më vonë. Vaksina e dytë madje jepet 3 ose 4 muaj më vonë atje. Një hap i guximshëm. Edhe ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka hedhur tani për diskutim idenë, që vaksina e AstraZenecas të jepet për personat nën 65 vjeç pa e ruajtur dozën e dytë.

BE vendosi me vetëdije ndryshe

Përballë shigjetave që po hidhen kundër BE, duhet të vihen edhe argumentat kundër tyre, pra pse u vendos kështu: Vendet anëtare vendosën kundër këtij kursi, sepse kishin frikë, se përmes kësaj virusi do të përshtatej më shpejt ndaj vaksinës. Ata zgjodhën rrugën e sigurtë, dy doza vaksine.

Së treti, britanikët patën thjesht fat. Me në krye, Boris Johnson, që përpiqet që këtë situatë ta përdorë maksimalisht për vete. Shikoni, Brexit ia vlejti, ky është mesazhi i tij. Nëse i beson koncernit AstraZeneca, BE pati thjesht fatin e keq, që pikërisht në një fabrikë europiane u shfaqën problemet e prodhimit. A nuk duhet të kishte një problematikë e tillë të njëjtin efekt për të gjithë klientët? Po kjo është një çështje tjetër.

Jo gjithçka eci mirë

Natyrisht janë bërë gabime: Janë dhënë shumë herët orare vaksinimi dhe në Bruksel jo çdo gjë eci si duhet. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen e ka pranuar, se duhet të ishte investuar më shumë në ngritjen e kapaciteteve prodhuese. Kjo është e vërtetë, por ka si parakusht, që vetë koncernet t’i përmbahen kontratave të furnizimit. Që nga dhjetori vaksina e prodhuar nga Biontech/Pfizer në Belgjikë shkon në Britaninë e Madhe. Nga ana tjetër dozat e parafinancuara nga BE të AstraZeencas ende nuk janë ofruar. Pse ka investuar BE atëherë 336 milionë euro?

Lidhur me akuzën: BE duhej të kishte paguar më shumë. Atëherë çfarë do të thonin kritikët, nëse zhvillimet e vaksinave do të kishin dështuar dhe BE i binte të kishte hedhur në rrugë miliarda? Nëse repartet do ishin gati, por nuk do të kishte asnjë vaksinë të përshtatshme? BE ka bërë pikërisht atë që vendet anëtare kërkojnë prej vitesh: Jini eficientë dhe mos i shpërdoroni paratë tona!

Georg Matthes Kommentarbild App PROVISORISCHGeorg Matthes

Vaksinimi merr hov në fund të pranverës

Kjo nuk ka të bëjë me autokritikë të shëndetshme. Nëse shikon listën e atyre që janë vaksinuar plotësisht, pra dy herë, atëherë bota duket ndryshe. Eurodeputeti dhe mjeku, Peter Liese ka arritur në përfundimin, se vendet e BE si Italia apo Gjermania janë para britanikëve, Kanadasë apo Japonisë.

Falë financimit disavjeçar të shkencës e hulumtimeve nga BE jemi në gjendjen e mirë që të kemi disa vaksina njëherësh, të tjera pritet të shtohen. Ka qenë e qartë, se tremujori i parë 2021 do të ishte i vështirë. Ne duhet ta përdorim këtë kohë për të përgatitur gjithçka për vaksinat e ardhshme. Vetëm të ankohesh është shpërdorim energjish, kritika e ekzagjeruar joproduktive. Në këtë pikë mund të mësosh diçka nga britanikët. Për shembull, që të vaksinosh 24 orë në shtatë ditë të javës kur të kenë vaksina të mjaftueshme. Kështu edhe BE në fund të pranverës do të ketë një hov të vaksinimit dhe do të tregojë, se solidariteti dhe puna e kujdesshme në fund e sjellin suksesin./ DW

g.kosovari

Next Post
Basha: Do dyfishojmë pensionet për 650 mijë pensionistë. Subvencionin 100% të interesave të kredisë për 20 mijë familje të reja

Basha: Do dyfishojmë pensionet për 650 mijë pensionistë. Subvencionin 100% të interesave të kredisë për 20 mijë familje të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

April 10, 2026
Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In