• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strategjia e re Kundër Korrupsionit 2024-2030\ Pirdeni: Ja si do ta bëjmë edukimin antikorrupsion

by Java News
22/07/2024 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni prezantoi sot përpara 30 institucioneve shtetërore draftin për Strategjinë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 duke çelur një seri Konsultimesh Publike që do të vijojnë me grupe të ndryshme interesi në ditët në vijim.

Qëllimi i Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030, është që përmes një qasje të trefishtë të bazuar në parandalim, ndëshkim, dhe ndërgjegjësim të adresojë sfidat kryesore të luftës kundër korrupsionit.

Kjo strategji ka në fokus të veçantë sektorët vulnerabël ndaj korrupsionit, përfshirë prona, shëndetësi, tatime, dogana, dhe arsim.

Synimi i Strategjisë është të ofrojë një kuadër të përmirësuar ndjeshëm të koordinimit të të gjithë institucioneve përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit.

Për herë të parë Strategjia shtrihet dhe zbatohet dhe ndaj institucioneve të qeverisjes vendore dhe ka në fokus gjithashtu promovimin e integritetit në sektorin privat. Krahas, vëmendjes së shtuar të edukimit me etikën dhe integritetin me të gjithë zyrtarët publik, kjo strategji synon rishikimin e të gjithë kurrikulës së arsimit parauniversitar me qëllim, edukimin me kulturën e integritetin që në moshë të hershme tek fëmijët dhe të rinjtë.

Të gjitha këto masa janë tërësisht të linjëzuara me Agjendën e Shqipërisë 2030, si dhe adresojnë të gjithë zotimet që burojnë nga procesi i negociatave me Bashkimin Evropian, për institucione më solide që krijojnë dita ditës rezistencë të shtuar ndaj cdo cënimi të integritetit.

Ministrja Pirdeni teksa renditi risitë që sjell Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 u shpreh se miratimi i kësaj Strategjie do të garantojë vijueshmërinë e ndërhyrjes me masa sistemike për një vend pa korrupsion dhe një shoqëri në të cilën vlerat si integriteti, transparenca dhe përgjegjësia udhëheqin veprimet e qytetarëve dhe performancën e institucioneve.

Po ashtu, në SNKK 2024-2030 janë evidentuar sektorët më të riskuar ndaj të cilëve do të kërkohet llogaridhënie më e madhe dhe transparencë e plotë në kryerjen e detyrave nga institucionet. Ato janë: pronat, tatimet dhe doganat, shëndetësia, kontratat publike (prokurimet dhe koncensionet) dhe arsimi.

Ministrja Pirdeni bëri me dije se gjatë vitit 2024 do të nisë një vlerësim dhe do adresohen gjithë risqet e korrupsionit në sektorin e Pronave dhe Prokurimit Publik.

Po ashtu, Pirdeni shtoi se në bazë të problemeve të identifikuara dhe sfidave të paraqitura, janë propozuara masat, mjetet dhe metodat e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit në vendin tonë.

Gjithashtu, ministrja Pirdeni falënderoi delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, të cilët kanë asistuar në procesin e hartimit të Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 nëpërmjet projektit EU4GG Good Governance, si një partner i gjendur i qeverisë shqiptare për të çuar përpara agjendën Evropiane.

Diskutimet e hapura për Strategjinë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 do të zhvillohen gjatë kësaj jave me përfaqësues të bizneseve dhe me dhomat e tregtisë, me përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe akademikë si dhe do të ketë diskutime me përfaqësues të vetëqeverisjes Vendore. ATSH

Next Post
Mbreti i Panairit

Disa burgosje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In