• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strategjia e re e qeverisë, 6 paga kush punëson vajzat e trafikuara

by Aalison Pearse Stevens
27/02/2016 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viktimat e trafikimit do të mbështeten me projekte të veçanta përsa i përket arsimimit, punësimit dhe strehimit. Në planin “për riintegrimin socio-ekonomik të grave dhe vajzave viktima të trafikimit të personave 2015–2017”, është përcaktuar mbështetja financiare e bizneseve që do të pranojnë të kenë në stafin e tyre viktima të trafikimit. Sipas këtij programi, punëdhënësit që ofrojnë punësim për punëkërkueset e marxhinalizuara për të paktën një vit marrin 100 për qind të pagës minimale për katër muaj dhe 70 për qind të pjesës së tyre të kontributeve të sigurimeve shoqërore. Në rastin e kontratave dyvjeçare, punëdhënësit marrin pagë minimale për gjashtë muaj dhe 85 për qind të pjesës së tyre të kontributeve të sigurimeve shoqërore. Po kështu, në rastin e kontratave trevjeçare, punëdhënësit marrin pagë minimale për gjashtë muaj dhe 100 për qind të pjesës së tyre të kontributeve të sigurimeve shoqërore. Grupet synuara që përbëjnë “gratë e marxhinalizuara” janë gratë e trafikuara, mbi 35 vjeç, gratë rome, gratë me aftësi të kufizuara dhe gratë e divorcuara.

Sipas këtij programi, punëdhënësit që ofrojnë punësim për punëkërkueset, për të paktën, një vit marrin deri në 100 për qind të pagës minimale për katër muaj dhe rimbursohen për 100 për qind të pjesës së tyre të kontributeve të sigurimeve shoqërore. Përfituesit janë persona të papunë afatgjatë, persona që marrin ndihmë sociale, persona që marrin pagesa papunësie, personat nga 15–25 vjeç, që hyjnë në tregun e punës për herë të parë, personat mbi 45 vjeç që nuk kanë arsim më shumë se arsimi i mesëm ose ekuivalent, persona me aftësi të kufizuara, popullata rome dhe migrantët e kthyer. Punëkërkueset e papuna që kundërshtojnë pjesëmarrjen në këtë program do të hiqen nga lista e punëkërkuesve të papunë dhe nuk do të marrin ndihmë financiare dhe as pagesë papunësie. Një tjetër lehtësim do të jetë dhe për ato kompani që do të ofrojnë trajnim për këtë kategori. Sipas këtij programi, punëdhënësve që ofrojnë trajnim në punë për punëkërkueset e papuna iu jepet mbështetje financiare në formën e kostove të trajnimit (deri në 70 për qind të kostos). Gjithashtu, punëkërkueset që marrin pjesë në trajnime marrin 50 për qind të pagës minimale gjatë kohëzgjatjes së trajnimit, që nuk duhet të jetë më shumë se 6 muaj.

Gjatë periudhës së trajnimit, ndihma financiare dhe pagesa e papunësisë e personit të papunë ndërpritet, por ajo ka të drejtë t’i rikuperojë pas përfundimit të trajtimit, nëse nuk është e punësuar. Punëdhënësi, në përfundim të periudhës së trajnimit, duhet të punësojë jo më pak se 50 për qind të të trajnuarve, për një periudhë 6- mujore. Ky program nuk trajton grupe specifike të synuara. Në rastin e trajnimit të të rinjve që përfundojnë arsimin universitar, si punëmarrësit ashtu edhe punëkërkuesit përfitojnë 100 për qind të pagesës së papunësisë për një afat 6-mujor. “Viktimat e trafikimit përfitojnë përjashtim nga tarifat e kursit të formimit profesional, me kushtin që të jenë regjistruar si të papuna”, nënvizohet në planin e qeverisë i cili tashmë është publikuar në fletoren zyrtare

Punësimi/ Përfundimi i arsimit është kusht paraprak. Udhëheqës për kthimin në shkollë të vajzave të trafikuara

Në strategjinë e qeverisë është theksuar fakti se mjaft prej viktimave të trafikut, janë analfabete. Ndaj dhe është konsideruar e rëndësishme që të ketë një angazhim konkret për këtë fushë. “Është shqetësues fakti se strehëzat dhe QKPVT, ende raportojnë raste të grave ose vajzave analfabete. Prandaj organizimi i orëve të shkrimit dhe këndimit dhe matematikës së thjeshtë është një detyrim me rëndësi primare”, thuhet në vendimin e qeverisë, raporton Shqiptarja.com. Megjithatë shtohet se ka raste kur viktimat e trafikimit (vajzat adoleshente) përballen me vështirësi për regjistrimin në të njëjtin vit shkollor pas një përvoje relativisht të shkurtër të trafikimit. Ndaj kërkohet “Rishikimi i legjislacionit për të siguruar futjen përsëri në sistemin arsimor. Përfundimi i arsimit është kusht paraprak për gjetjen e punësimit. Viktimat e trafikimit që nuk kanë përfunduar arsimin kanë më pak mundësi për të gjetur punë. Ndihma për viktimat e trafikimit që të përfundojnë arsimin e tyre të ndërprerë duhet të konsiderohet përparësi sa herë që është e mundur. Për riintegrimin e vajzave të trafikuara është kërkuar një sistem i ri arsimimi.

“Udhëheqja akademike është, veçanërisht, e dobishme dhe shpesh thelbësore për riintegrimin e efektshëm të vajzave të trafikuara. Shpesh ato vuajnë nga boshllëqet prej një kohe të gjatë në arsimimin e tyre për shkak se kanë qenë të trafikuara. Kjo udhëheqje i ndihmon që të rifitojnë vitet e humbura të shkollës. Kjo, gjithashtu, duhet të konsiderohet për të lehtësuar rifutjen e efektshme në sistemin arsimor”, thuhet në vendimin e qeverisë. Paralelisht me hartimin e këtij plani veprimi, MMSR dhe UNICEF janë në proces të hartimit të një dokumenti politikash për paketën minimale të shërbimeve të kujdesit social për çdo person në nevojë për kujdes, pavarësisht vendbanimi.

,

Next Post

Zgjedhjet në PS, Rama voton në komunën Dajt: E vetmja forcë që sjell ndryshim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In