• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strategjia e re e gjyqtarëve për t’i shpëtuar vettingut, bum kërkesash për dalje në pension

by Java News
26/11/2017 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse deri para miratimit dhe nisjes së zbatimit të ligjit të Vetingut, gjyqtarët e të gjithave niveleve, lëviznin çdo gur dhe shfrytëzonin çdo hapësirë, për të qëndruar në detyrë pavarësisht mbushjes së moshës për dalje në pension, kohët e fundit, po ndodh e kundërta, ku gjyqtarët po nxitojnë të dalin në pension, në disa raste edhe pa mbushur plotësisht moshën.

Teksa organet e Vetingut, hetuesit e SHBA-BE dhe institucionet e tjera ndihmëse kanë nisur një verifikim të trefishtë për 68 prokurorë dhe gjyqtarë, për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësisë profesionale, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë ka një bum kërkesash nga ana e gjyqtarëve për të dalë në pension. Lëvizja vjen edhe në një kohë kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e shoqatave të gjyqtarëve për të hedhur poshtë kufizimin kohor, parashikuar në ligjin e Vetingut, brenda të cilit gjyqtarët mund të jepnin dorëheqjen për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut. Ky afat ka skaduar, ndërsa vetëm 10 gjyqtarë e shfrytëzuan, duke dhënë dorëheqjen.

Ndërkaq, vetëm gjatë mbledhjes së fundit, të datës 17 nëntor të këtij viti, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka miratuar daljen në pension të gjyqtarëve Myriban Mullaj dhe Gjinovefa Gaba, ndërsa ka shtyrë daljen në pension të inspektores Dashuri Gjunkshi. Në mbledhjen e parafundit, KLD miratoi daljen në pension të gjyqtarit Granit Qypi. Sipas burimeve, në KLD janë depozituar një listë me kërkesa për dalje në pension, ndër të cilat edhe kërkesat e Arjana Liços gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Fiqerete Mullajt gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Nazmie Pengilit gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë etj.

Dy standardet
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në korrik të këtij viti, ka rrëzuar me shumicë votash daljen në pension të këtyre dhe të tjerëve gjyqtarëve, me argumentin se nuk kishte bazë ligjore. Në korrik të 2017, anëtarët e KLD Xhezair Zaganjori, Artan Broci, Ridvan Hado, Neritan Cena, Gerd Hoxha, Brunilda Kadi dhe Eneida Civici kanë votuar kundra daljes në pension të gjyqtarëve. Gjashtë muaj më vonë, po me këtë legjislacion, KLD vendos daljen me urgjencë në pension të disa gjyqtarëve, ndërsa shumë të tjerë, të bllokuar po nga KLD, pritet të dalin në pension në javët dhe muajt në vijim. Në mbledhjen e datës 17 nëntor të këtij viti, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Ilir Meta, Etilda Gjonaj, Xhezair Zaganjori, Artan Broci, Gjin Gjoni, Gerd Hoxha, Eneida Civici, Brunilda Kadi, Ridvan Hado, Petrit Çomo dhe Neritan Cena kanë votuar pro daljes në pension të gjyqtarëve./a.ç

Burimi: http://shqiptarja.com/home/1/frika-nga-vetingugjyqtar-t-bum-k-rkesash-p-r-dalje-n–pension-455264.html?pos_1

Next Post
Berisha: Pa De Biasin mbase s’do thirresha kurrë në Kombëtare

Berisha: Pa De Biasin mbase s’do thirresha kurrë në Kombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
Macron i del në krah Zelenskyt, Franca do t’i dërgojë Ukrainës raketa të reja interceptuese pas sulmit rus

Macron i del në krah Zelenskyt, Franca do t’i dërgojë Ukrainës raketa të reja interceptuese pas sulmit rus

August 22, 2026
BBC: SHBA dhe Kanadaja në terren të panjohur! Tarifat e reja përshkallëzojnë luftën tregtare mes dy aleatëve

BBC: SHBA dhe Kanadaja në terren të panjohur! Tarifat e reja përshkallëzojnë luftën tregtare mes dy aleatëve

August 22, 2026
“Tregoni kujdes! Po shkrumboni malet e Shqipërisë”, kleriku katolik apel shqiptarëve për zjarret

“Tregoni kujdes! Po shkrumboni malet e Shqipërisë”, kleriku katolik apel shqiptarëve për zjarret

August 22, 2026
“Për mua, vetëm ti ke rëndësi”, letrat intime të asistentes së Trumpit ndezin polemika në Shtëpinë e Bardhë

“Për mua, vetëm ti ke rëndësi”, letrat intime të asistentes së Trumpit ndezin polemika në Shtëpinë e Bardhë

August 22, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

August 22, 2026
Zbardhet dëshmia e çiftit turk për vrasjen e turistit: E futa në bagazh pa i treguar të dashurës!  Dikush telefonoi dhe na tha ‘keni polici përpara…

Zbardhet dëshmia e çiftit turk për vrasjen e turistit: E futa në bagazh pa i treguar të dashurës! Dikush telefonoi dhe na tha ‘keni polici përpara…

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com