• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strategjia e re e Diasporës, investimet zëvendësojnë remitancat si prioritet

by A R
02/07/2026 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria synon të riformatojë marrëdhënien me diasporën, duke e zhvendosur fokusin nga remitancat drejt investimeve, kapitalit njerëzor dhe ekspertizës profesionale.

Strategjia Kombëtare për Diasporën 2026–2030 e nxjerre për konsultim përshkruan diasporën si partner strategjik për zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin evropian të vendit.

Dokumenti thotë se strategjia synon “të forcojë partneritetin strategjik ndërmjet shtetit shqiptar dhe diasporës shqiptare”. Qeveria kërkon të mobilizojë “potencialin ekonomik, profesional, intelektual dhe kulturor” të shqiptarëve jashtë vendit.

Sipas dokumentit, diaspora nuk shihet më thjesht si pasojë e migracionit. Ajo pozicionohet si “partner strategjik zhvillimi”, me rol në rritjen ekonomike, modernizimin institucional dhe integrimin ndërkombëtar.

Strategjia identifikon disa profile të diasporës. Gjenerata e parë lidhet kryesisht me remitancat dhe kapitalin financiar. Komunitetet transnacionale shihen si ndërmjetës ekonomikë dhe tregtarë. Gjeneratat e dyta dhe të treta përmenden për kontributin në inovacion, rrjetëzim ndërkombëtar dhe promovim të imazhit të Shqipërisë.

Dokumenti vlerëson se diaspora shqiptare numëron rreth 2,256,346 individë jashtë territorit të Shqipërisë. Prej tyre, 1,177,529 janë meshkuj dhe 1,078,817 janë femra. Rreth 77% e diasporës i përket grupmoshës 15–64 vjeç. Kjo e vendos shumicën e saj në moshë aktive pune.

Strategjia e lidh këtë profil demografik me potencialin për transferim njohurish, aftësish dhe investimesh drejt Shqipërisë. Qeveria parashikon instrumente financiare të dedikuara, skema stimuluese dhe partneritete publike-private. Qëllimi është që diaspora të shërbejë si urë midis Shqipërisë dhe tregjeve globale. Dokumenti përmend edhe lidhjen me ekosistemet e inovacionit dhe rrjetet ndërkombëtare./Monitor.al/

Next Post
Deputetët mbërrijnë në Kuvend para kohe, protestuesit qëllojnë makinën e Peleshit. Forca të shumta policie në terren

Deputetët mbërrijnë në Kuvend para kohe, protestuesit qëllojnë makinën e Peleshit. Forca të shumta policie në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com