• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strategjia e PD-së kundër çeljes së negociatave BE-Shqipëri

by Flogert Muça
18/10/2016 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Sot gazeta Shqiptarja.com ka publikuar një intervistë me delegacionin e BE-së në Tiranë, i cili përmes përgjegjëses së zyrës për informimin dhe komunikimin është shprehur mbi ligjin e ri të mbetjeve që është votuar së fundmi në Kuvend si dhe për përputhshmërinë e tij me legjislacionin e BE-së.

E thënë me një fjali, ky ligj sipas BE-së është se “Ky ligj përputhet me direktivat e BE-së, ndërsa ndryshimet e tetorit 2013, të Ligjit mbi Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve nuk përputheshin me acquis dhe se menaxhimi i mbetjeve mbetej një shkak serioz për shqetësim.”. Kjo duket se i jep fund çdo debati politik.

Sa më lart, është i qartë ligji dhe efektet e tij, për sa kohë themi që BE-ja ka standartet dhe kërkon standartet më të larta. Duket qartë poashtu se ky ligj është i tillë që nuk ka vend për diskutim politik për sa kohë BE-ja i vë vulën dhe se në 2013 ka qenë i drejtë debate i madh politik për sa kohë BE-ja e ka konsideruar të papërputhshëm me direktivat e BE-së.

Në këto kushte opozita në Shqipëri ndodhet në një situatë aspak të favorshme dhe në një moment humbje të thellë besueshmërie. Sepse pikërisht ligjin që ata këmbënulën deri në 2013-tën të votonin ishte sipas BE-së i papranueshëm, ndërsa ligji që ata sot kundërshtojnë është sipas direktivave të BE-së, konform legjislacionit europian. Rrjedhimisht Partia Demokratike del dy herë kundër BE-së. Një herë kur tentoi të votojë një ligj kundër direktivave dhe standarteve të saj dhe tani që kundërshton ligjin e aprovuar nga BE.

Por, pse një sulm i tillë ndaj Bashkimit Europian?

Para pak muajsh Partia Demokratike sponsorizoi një fushatë intensive kundër Romana Vlahutin, ambasadores e Bashkimit Evropian në Shqipëri. Para pak  ditësh organi zyrtar i PD-së, “Rilindja Demorkatike” do të hapte faqen e saj të parë të saj duke akuzuar numrin dy të Brikselit, Federica Mogherinin për lidhje me trafikun e drogës. Duke ju shtuar këtyre edhe gjuhën e ashpër të selisë blu ndaj ndërkombëtarëve, e cila është një mesazh për BE-në se situata politike në Shqipëri nuk është e qetë, dalim në strategjinë finale të PD-së. Strategji e cila në fakt është hiç më pak se e njëjta me atë të betejës kundër reformës në drejtësi.

Partia Demokratike me qëndrimin e saj anti-BE, me sulmet e saj ndaj ambasadores Vlahurin, zv.Presidentes Mogherini dhe gjuhës së ashpër kundrejt kundërshtarëve në Tiranë, ka si synim final mosçeljen e negociatave BE-Shqipëri. Ide e cila u artikulua para pak javësh në komisionin e Integrimit nga deputeti demokrat, Aldo Bumçi, i cili u shpreh se: “Europa nuk mund të mbyllë sytë dhe të hapë negociatat për Shqipërinë”. Ndërkohë që sot ambasadorit i Austrisë në vendin tonë Johann Sattler u shpreh se “Jam optimist që negociatat do të hapen në dhjetor mes Bashkimit Europian e Shqipërisë. Rëndësi ka qe tani të zbatohet reforma më e rëndësishme në vend, ajo e Drejtësisë”.

Historia e kësaj partie e di fort mirë se si mërzitet BE dhe se si prishen marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe pse ai që “e ha” është qytetari shqiptar. Sepse e ka bërë disa herë për interesat e ngushta politike të Tiranës. Ndaj as këtë herë nuk po kursehet ndaj BE-së, duke i dalë kundër direktivave si e si që ajo të mos çelë negociatat me Shqipërinë. Natyrisht edhe duke shpresuar fort që reforma në drejtësi të ngecë./Lexo.al

Next Post
Kallashi publikon një Video të “çmendur”

Kallashi publikon një Video të “çmendur”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In