• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strategjia e PD për opozitë të fortë në Parlament

by A R
10/10/2017 16:18
SEANCE E JASHTEZAKONSHME E PARLAMENTIT - /r/n/r/nEXTRAORDINARY PARLIAMENTARY SESSION -

SEANCE E JASHTEZAKONSHME E PARLAMENTIT - /r/n/r/nEXTRAORDINARY PARLIAMENTARY SESSION -

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike do të shfrytëzojë çdo hapësirë të rregullores së Parlamentit për të bërë opozitë me qeverinë. Në mbledhjen e së hënës së Grupit Parlamentar, demokratët kanë vendosur që krahas seancave plenare të ditës së enjte, çdo të mërkurë të marrin në pyetje Kryeministrin Rama dhe ministrat e qeverisë së tij.

Vendimi i Grupit Parlamentar Demokrat është nxitur nga ato që PD i cilëson manovra të kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për t’i mbyllur gojën opozitës. Një javë më parë, Ruçi refuzoi t’i jepte fjalën kreut të opozitës Basha në foltoren e Kuvendit dhe pas refuzimit për t’u larguar nga foltorja, vendosi ta përjashtojë për një ditë nga punimet e Kuvendit.

Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar, Basha deklaroi se dyshja Rama-Ruçi nuk mund t’i mbyllë dot gojën opozitës, ndërkohë që PD do të intensifikojë aktivitetin e saj parlamentar.

“Ne do të intensifikojmë aktivitetin tonë parlamentar duke rikthyer një praktikë konform rregullores, që është praktika e pyetjeve, seancës së pyetjeve për të vendosur Edi Ramën dhe ministrat e tij para përgjegjësisë, diç- ka prej së cilës po mundohet të largohet çdo ditë, duke dalë një ditë si bahçevan, një ditë si kopshtar. PD do të ketë diç- ka tjetër përveç përballjes totale. Ai e ka zgjedhur kompromisin, kompromisin e ka me krimin e organizuar, e ka me sejdinët jo vetëm në Elbasan, por anembanë Shqipërisë, me sejdinët e krimit. Dhe në këtë rreshtim është e qartë, Edi Rama ka vënë Partinë Socialiste dhe qeverinë në funksion të aleancës me krimin. Ne jemi në funksion të aleancave të vlerave me qytetarët shqiptarë e kjo do të shpaloset në çdo aspekt të përballjes parlamentare”, tha Basha.

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, Basha u ka bërë me dije deputetëve të grupit të tij parlamentar se opozita dhe PD nuk do t’i bëjnë asnjë tolerim qeverisë.

“E kemi deklaruar dhe i qëndrojmë vendimit se me Edi Ramën dhe këtë maxhorancë nuk ka konsensus. Edi Rama është një i sëmurë psikik, ndaj edhe asnjë konsensus nuk mund të ketë me të. Vetëm një opozitë agresive mund ta nxjerrë vendin nga kriza në të cilën është futur”, ka deklaruar Basha. Në zbatim të vendimit të marrë në mbledhjen e Grupit Parlamentar për të zhvilluar seanca dëgjimore me ministrat e qeverisë, kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi, ka kërkuar seancë dëgjimore me Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Kërkesa e demokratëve për seancë dëgjimore me Kumbaron, lidhet me ndërtimet që po vijojnë në mjediset e Parkut Arkeologjik të Butrintit shkruan Panorama.

“Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, mbështetur në nenin 36 , pika 1 dhe nenin 102, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, ka thirrur në një seancë dëgjimore Ministren znj. Mirela Kumbaro, në 11 tetor 2017, ora 17.00 për të raportuar për çështjet e mëposhtëme në lidhje me një ndërtim që po vijon në mjedisit e Parkut Arkeologjik të Butrintit”, thuhet në kërkesë./a.m.

Next Post
EKSKLUZIVE/ Selami Xhepa: PD dhe e djatha janë në rrezik shpërbërje të plotë

EKSKLUZIVE/ Selami Xhepa: PD dhe e djatha janë në rrezik shpërbërje të plotë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In