• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strategjia e opozitës që të votohet “me mllef” kundër Ramës dhe a mund të kthehet në një boomerang kundër Metës e Berishës

by Java News
21/11/2020 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta Tema i ka kushtuar një shkrim strategjisë së opozitës që po nis të mbjellë një atmosferë “plebishitare” që të votohet “me mllef” kundër qeverisë së Edi Ramës.

Sipas gazetës një frymë që dukshëm po e përhapin ushtarët propagandistë të “çetës” opozitare, të cilët i thonë vetes gazetarë, por në 24 orë të dituës vetëm bëjnë propagandë politike, pa analizuar qoftë edhe me pak rreshta qëndrimin apo mendimin e tyre politik.

Shkrimi i plotë i gazetës Tema

Në kulmin e një atmosfere gafash të njëpasnjëshme dhe një mungese vizioni e programi politik për një qeverisje alternative ndaj Edi Ramës, “batalioni” i mbështetësve të Lulzim Bashës dhe pjesës opozitare të Metës e përbërësve të tjerë të pjatës opozitare për 25 prillin e ardhshëm, po nis të mbjellë një atmosferë “plebishitare” që të votohet “me mllef” kundër qeverisë së Edi Ramës.

Një frymë që dukshëm po e përhapin ushtarët propagandistë të “çetës” opozitare, të cilët i thonë vetes gazetarë, por në 24 orë të dituës vetëm bëjnë propagandë politike, pa analizuar qoftë edhe me pak rreshta qëndrimin apo mendimin e tyre politik.

Çështja e referendumit, apo i ashtuquajturi “votimi me mllef”, njihet natyrisht në nocionin politik dhe përdoret mjaft, sidomos kur përballë ke një qeveri apo një lidership që ka arritur një popullaritet të ulët dhe grupimet politike alternative, me polarizimin e elektoratit mundohen të përfitojnë.

Katër vjet më parë Donald Trump arriti fitoren kryesisht me logjikën “kundër”, pasi krijoi një atmosferë kundër “establishmentit të elitës së vjetër të Uashingtonit”. Këtë fabul e kanë përdorur rëndom partitë populiste dhe ekstremiste në Europë, që arritën rezultate pozitive në disa vende të Europës.

Por kjo strategji duhet të ketë në krahun tjetër kryesisht politikanë “premierë”, pra të paprovuar dhe përgjithësisht të paatakueshëm.

Tentoi që ta përdorë këtë edhe grupi mbëeshtetës i Joe Biden në fillim të fushatës, por siç ndodhën punët më pas, vetëm përpjekja dhe koalicioni drejt qendrës, duke kërkuar elektorat të moderuar që të votojnë pro dhe jo kundër, i siguroi fitoren në një fushë ku Trump është më i zoti për të ndarë e polarizuar.

Le të vijmë tek panorama jonë e opozitës. Ka një diskurs nga mbështetës të LSI-së dhe të Bashës për të krijuar një frymë urrejtje apo inati kundër Edi Ramës në rrjet, natyrisht duke përdorur fakenews-e apo edhe fjalime e diskutime nekrofile si ato të Bashës parmbrëmë për Covid.

Kjo strategji natyrisht që do të grumbullojë rreth vetes mjaft fanatikë, që edhe pa i nxitur, përgjithësisht do të votojnë kundër Edi Ramës, sidomos pas dy mandateve të qeverisë së tij.

Por nëse do të vijojë kjo strategji pa krye e “plebishitit” të 25 prillit, siç i bie tam tameve edhe Ilir Meta, ka shumë gjasa që kjo të mobilizojë krahun tjetër.

Kjo, pasi përballë Edi Ramës është jo vetëm një kuartet: Basha, Berisha, Meta, Kryemadhi, që janë provuar gjatë në pushtet, por edhe kompleksi i podiumit rezervë me Fatmir Mediun, Nard Nokën, Dash Shehin, Vangjel Dulen, Shpëtim Idrizin, Mesila Dodën etj, e plotëson edhe më shumë këtë “ansambël ballshi” të parodisë opozitare.

Dhe në këtë logjikë, i ashtuquajturi referendum kundër Ramës, mund të kthehet si një plebishit popullor për të mos lejuar kthimin në qeveri të Sali Berishës, Ilir Metës e grupit mbështetës të tyre, që kanë pasur të gjithë postet më të larta në vend dhe për një pjesë të madhe të njerëzve shikohen edhe e keqja e 30 vjetëve tranzicion.

E kjo mund të sjellë një mobilizim të të dy kampeve, atij të djathtë, por edhe atij të majtë, me ndryshimin që grija këtë herë shkon me atë që ofron edhe program më të qartë qeverisës dhe garanton atë që për shumë shqiptar është jetike për vendin e që është “Reforma në Drejtësi”.

Nëse këta të mllefosurit kërkojnë plebishit kundër Edi Ramës, PS mund të bëjë thirrje për një referendum popullor për të ndaluar rikthimin e Sali Berishës.

Nëse “shkencëtarët” buzëqumësht të politologjisë opozitare e konsiderojnë 2005-n si precedent, nuk kanë mësuar asgjë.

Sali Berisha në atë kohë nuk erdhi fare pasi grumbulloi një frymë anti-Nano, por sepse bëri qindin për të trukuar partinë e tij të vjetër, për t’u dukur si të ndryshme, ndërkohë që rinovoi e thirri për depuetetë emra që vinin nga grupime shoqërore jo thjesht opozitare.

Plus që në fund, nuk do të vinte kurrë nëse PS-ja të mos ishte ndarë dysh dhe Ilir Meta të mos kishte në krye të LSI-së figura të rëndësishme të së majtës, që morën mjaft vota socialiste.

Sot LSI ka vetëm fytyrën e Monikës, që edhe zyrtarisht garon e vetme për kryetare, një Vasil e një Luanram, ku edhe Panariti i iku në Presidencë. Vitrina e studentëve që nuk kanë marrë diplomën është natyrisht e mirë për aktivistë, por jo për zgjedhës.

Mënyra e inxhinierisë politike të Bashës, i cili kur ishte ministër vetëm qeshte dhe tani që është opozitar, ka 8 vjet që rri vrerosur sikur i ka rënë gjëma e madhe, krijon vetëm një përshtypje; që buzëqeshja atij i kthehet vetëm po të rikthehet në qeveri…./ Tema

Next Post
“Kisha COVID dhe nuk ishte shëtitje në park”/ Totti thyen heshtjen dhe flet si e mposhti virusin

"Kisha COVID dhe nuk ishte shëtitje në park"/ Totti thyen heshtjen dhe flet si e mposhti virusin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Duma në duart e Vladimir Putin, partia ‘Rusia e Bashkuar’ merr shumicë rekord

Duma në duart e Vladimir Putin, partia ‘Rusia e Bashkuar’ merr shumicë rekord

September 22, 2026
Rrëmbimi i Bleona Matës, flet nëna: Halla e zhduku në mal! Avokati: Fëmija u kap nga një grup i strukturuar kriminal

“Dihet ku është Bleona”, avokati hedh poshtë pretendimet: Sajesa të turpshme, është një mashtrim i madh…

September 22, 2026
Mediat italiane: Jeta e “dyfishtë” e Gjovalin Lazrit, “askush nuk dyshonte te ai”…

Mediat italiane: Jeta e “dyfishtë” e Gjovalin Lazrit, “askush nuk dyshonte te ai”…

September 22, 2026
Konflikt mes dy nxënësve në gjimnazin e Krumës, adoleshenti i sulet shokut me biçak

Konflikt mes dy nxënësve në gjimnazin e Krumës, adoleshenti i sulet shokut me biçak

September 22, 2026
Përtej entuziazmit të Sali Berishës për hetimin ndaj kreut të SHISH

Përtej entuziazmit të Sali Berishës për hetimin ndaj kreut të SHISH

September 22, 2026
VIDEO / ‘Mos bëj politikë brenda manastirit’, prifti i Zvërnecit i përvishet Tabakut: Kur të jemi në kafe, na pyet për këto…

VIDEO / ‘Mos bëj politikë brenda manastirit’, prifti i Zvërnecit i përvishet Tabakut: Kur të jemi në kafe, na pyet për këto…

September 22, 2026
Arrest në shtëpi për kreun e SHISH, SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

Arrest në shtëpi për kreun e SHISH, SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

September 22, 2026
Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë

Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë

September 22, 2026
Vivienne Jolie shet punimet e saj artistike në një treg të Los Angelesit, e shoqëruar nga vëllai binjak

Vivienne Jolie shet punimet e saj artistike në një treg të Los Angelesit, e shoqëruar nga vëllai binjak

September 22, 2026
Kampi i ferrit në Siri/ Gratë e fëmijët jetojnë nën terror, plumbat shpojnë tendat natën

Kampi i ferrit në Siri/ Gratë e fëmijët jetojnë nën terror, plumbat shpojnë tendat natën

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com