• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strategjia e Opozitës deri në mes-janar/ Të gjithë e refuzojnë LSI-në, del e vetme në 25 prill

by Java News
03/01/2021 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi së bashku me aleatët e tjerë do të përcaktojnë në janar strategjinë elektorale për garën e 25 prillit.

Prej 6 muajsh në kampin opozitar po diskutohet se cila është rruga më efektive për të përkthyer votat e opozitës në mandate deputetësh, dalja me një listë të përbashkët kandidatësh apo me dy lista, vendim i cili sipas sekretarit të përgjithshëm të LSI Endrit Braimllari do të merret brenda pak javësh.

“Ajo çka po diskutohet me partitë opozitare, me të gjithë frontin e bashkuar opozitar, ka të bëjë me faktin e një matematike e cila maksimalizon votën në çdo qark të vendit dhe javët e para të janarit do të ketë, besoj, dhe një vendim përfundimtar për futjen në garë të koalicioneve.

Ajo çka ju them me bindje të plotë ka të bëjë me faktin që fronti opozitar është në bllok kundër kësaj qeverie që i ka varfëruar shqiptarët dhe ka larguar të rinjtë”, deklaron Braimllari!

Por edhe pse detajet ende nuk janë mbyllur, për LSI duket se është e papranueshme të garojë nën siglën e Partisë Demokratike, dhe varianti me i mundshëm është dalja e koalicionit me dy lista të udhëhequra nga PD e LSI.

“Lëvizja Socialiste për Integrim duhet të garojë më një listë më vete, sepse LSI ka identitetin e vet politik, është një forcë politike e cila në këto 16 vite të krijimit të saj i ka dhënë shumë vendit duke krijuar një forcë e cila në gjithë filozofinë e saj thelbin e saj e ka pasur tek integrimi”, deklaron numri dy i kesaj partie!

Pritej që lideri i opozitës Lulzim Basha të arrinte një marrëveshje me aleatët për koalicionin, para festave të fundvitit, por kjo nuk ndodhi, edhe pse në gjykimin e partive të koalicionit, opozita është vonë në përcaktimin e strategjisë për zgjedhje.

Tashmë përveç presionit të aleatëve, janë edhe afatet e Kodit Zgjedhor të cilat sanksionojnë se deri në mesin e muajit shkurt forcat politike duhet të regjistrohen  në KQZ, dhe Lulzim Basha nuk ka shumë kohë për të mbyllur negociatat me aleatët e tij.

Next Post
“Duhet vaksinim për gripin sezonal”, epidemiologët: Vjeshta do ta përkeqësojë situatën

Shifrat e Covid-19/ Shënohen 447 raste të reja dhe 3 humbje jete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Falsifikuan pronat në ASHK, masa sigurie për 12 persona. Sekuestrohen 13 sipërfaqe toke

Falsifikuan pronat në ASHK, masa sigurie për 12 persona. Sekuestrohen 13 sipërfaqe toke

July 10, 2026
Vrasja e biznesmenit, SPAK kërkon gjykimin e Ardjan Ahmetajt: Të pushohet çështja për L.Haxhiun dhe O.Bilbilin

Vrasja e biznesmenit, SPAK kërkon gjykimin e Ardjan Ahmetajt: Të pushohet çështja për L.Haxhiun dhe O.Bilbilin

July 10, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Ushtronin aktivitet bankar pa licencë, Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurimi për 11 persona

July 10, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Ligësia e Patridiotëve

July 10, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Karavidhe partiake”, Spaho me akuza të forta ndaj PD: Shqipëria në BE vlen më shumë se ju!

July 10, 2026
Review-t e rreme mund t’ju çojnë në burg, çfarë parashikon Kodi Penal

Review-t e rreme mund t’ju çojnë në burg, çfarë parashikon Kodi Penal

July 10, 2026
Sherr për celularin? Dalin detaje nga krimi në Shkodër, ku burri vrau gruan! Ja çfarë kapën kamerat

Sherr për celularin? Dalin detaje nga krimi në Shkodër, ku burri vrau gruan! Ja çfarë kapën kamerat

July 10, 2026
Cilat rekorde ka thyer Mbappe në Botërorin Amerikan?

Cilat rekorde ka thyer Mbappe në Botërorin Amerikan?

July 10, 2026
Ia dhuroi Erdogani! Revolveri i Edi Ramës do të vendoset në muzeun e Kryeministrisë

Ia dhuroi Erdogani! Revolveri i Edi Ramës do të vendoset në muzeun e Kryeministrisë

July 10, 2026
Mori mbështetjen e 322 deputetëve, kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe

Mori mbështetjen e 322 deputetëve, kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In