• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strategjia e drejtësisë/ Ndryshimet që prekin avokatët, noterët e përmbaruesit

by Java News
22/11/2018 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profesionet e lira, të lidhura drejtpërdrejt me fushën e drejtësisë, duket se do t’i nënshtrohen ndryshimeve të rëndësishme në vijim duke nisur që nga ndërhyrjet ligjore në funksion të përmirësimit të punës e deri tek trajnimet apo eliminimi i ngërçeve të hasura ndër vite.

Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë për konsultim Planin e Veprimit 2018-2021 të strategjisë ndërsektoriale të drejtësisë ku mes të tjerash në bazë të objektivave të rishikuar  merren në vlerësim profesione të tillë si avokatët, noterët dhe përmbaruesit gjyqësorë privatë apo ndërmjetësit.

Lidhur me avokatët plani i ri i veprimit parashikon rritjen dhe forcimin profesional të këtij grupi profesionistësh në mbrojtjen e të drejtave themelore të qytetarëve nëpërmjet konsolidimit të programeve trajnuese të ofruara nga Shkolla e Avokatisë.  Vit pas viti parashikohet organizmi i trajnimeve ku vetëm për vitin 2019 organizimi i 6 raundeve të para trajnuese.

Lidhur me noterët plani parashikon ngritjen e Qendrës së Trajnimeve për noterët në Republikën e Shqipërisë. Ky program synon rritjen e performances së noterëve dhe kualifikimi profesional i tyre. Sigurisht përveç trajnimeve plani parashikon edhe një vlerësim të tyre nga ana e institucioneve monitoruese kapacitetet e të cilëve parashikohen që të forcohen ndërkohë që infrastruktura përmes sistemeve IT do të përmirësohet. Plani parashikon krijimin dhe funksionimin e sistemit elektronik N.I.S.A., që siguron lidhje online në kohë reale të veprimtarisë së noterit me shërbimet publike. Funksionimi i  plotë I tij pritet të bëhet ne vitin 2020 ndërkohe që fazë testimi do të jetë viti I ardhshëm.

Një tjetër profesion në fokus është ai i ndërmjetësve dhe që plani 2018-2021 parashikon ngritjen e dhomave vendore dhe ofrimi i shërbimit të ndërmjetësimit. Hapja e dhomave pritet të bëhet pas procesit të organizmit dhe trajnimit në vitin 2020.

Të katërtit ndër profesione e lira të lidhura me drejtësinë janë përmbaruesit privatë. Plani parashikon finalizimin e ndryshimeve në kuadrin ligjor në fuqi, që lidhen me organizimin dhe funksionimin e shërbimit përmbarimor gjyqësor privat, si pjesë e paketës së reformës në drejtësi. Për këtë profesion viti 2019 do të jetë vendimtar duke qenë se parashikohen një sërë objektivash si : Adresimin e problematikave të ndeshura për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat, të evidentuara nga Dhoma Kombëtare e Përmbarimit Gjyqësor Privat dhe  Ministria e Drejtësisë gjatë trajtimit të ankesave, rregullimin e funksionimit të shoqërive përmbarimore, përcaktimit të detyrave të  qarta të përmbaruesve gjyqësorë privatë, për kryerjen e aktiviteteve që lidhen me natyrën e profesionit të tyre ligjor dhe rregullimit të mbledhjes me mirëkuptim të detyrimeve.

Ministria e Drejtësisë nënvizon se masat e reja të Planit të Veprimit, 2018-2021, në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë synojnë të intensifikojnë organizimin dhe funksionimin e organeve të reja në drejtësi, si KLGJ, KLP, ILD e KED, të thellojnë formimin tekniko-profesional të sistemit të drejtësisë nëpërmjet kualifikimit të vazhdueshëm të gjyqtarëve, prokurorëve e administratës gjyqësore apo dhe rritjen e aksesit në sistemin e drejtësisë nëpërmjet ngritjes dhe funksionimit të Ndihmës Juridike Falas.

Profesionet e lira ligjore janë bërë pjesë e Planit të Veprimit, 2018-2021, me masa të parashikuara për tu përmbushur dhe që vijnë si produkt i ndryshimeve ligjore që ligjet e tyre pësuan në kuadër të Reformës në Drejtësi, gjithashtu.

Plani i Veprimit, 2018- 2021, në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë, konsiston në: 8 objektiva strategjikë; 11 indikatorë nga Pasaporta e Indikatorëve; 7 indikatorë transhi të Bashkimit Evropian dhe 65 masa. Monitor

a.ç

Next Post
Horoskopi/ Ja 3 shenjat që do të marrin lajme të mira këtë javë

Këto janë dy shenjat më me fat për sot, 22 nëntor 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In