• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Strategjia e Donald Trump për Sirinë? Enigmë!

by Java News
18/11/2016 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fushatën zgjedhore e më pas Donald Trump është shprehur për Sirinë. Por deklaratat e tij ngrenë më shumë pyetje se japin përgjigje.

Në ditën e zgjedhjes president Donald Trump u nderua në Shën Peterburg me urdhrin e Kozakëve, ashtu siç nderohen anëtarët e shoqatave të kalorësve prej shekujsh në Rusi. Shoqata “Grupi i Kozakëve të Irbis” i dha presidentit Trump këtë titull si shenjë se  Trump preferohet në Rusi, raportoi gazeta moskovite, Moscow Times. Do të çojë ky popullaritet në një marrëdhënie të re amerikano-ruse? Kjo çështje po diskutohet në mediat arabe anembanë.

Gazetari Leonid Ragozin i faqes së internetit të Al-Jazeera shkruan se marrëdhëniet mund të zhvillohen në drejtim të një “miqësie të mrekullueshme”, por “Putin nuk do të ishte ai që është, nëse nuk do të përpiqej të joshte Trump për të bërë lëshime në Ukrainë dhe Siri. Si shpërblim ai mund të dorëzonte Edward Snowden në SHBA.

Bashkëpunim ruso-amerikan në Siri i mundur

Realisht presidenti Putin ka arsye të forta të kërkojë bashkëpunim serioz me presidentin Trump. Lufta në Siri është një kosto e lartë për rusët, e nuk dihet se sa do të zgjasë. Fitorja do të thoshte neutralizim i të ashtuquajturit “Shteti Islamik” dhe grupimeve të tjera xhihadiste për një kohë të gjatë. Për shkak të organizimit në formë degëzimi të tyre, kjo fitore nuk duket të jetë aq e afërt, po ashtu gjithmonë duhet llogaritur me sulme  të mundshme terroriste. Kjo do të kërkonte që Rusia të angazhohej në rajon si fuqi mbrojtëse për një kohë të gjatë, si SHBA në Irak, e nuk dihet nëse Moska e do një rol të tillë.

Syiren Präsident Bashar al-Assad Interview (Reuters)

Tani Kremlini kërkon të dërgojë mesazhe pozitive në drejtim të presidentit të ri amerikan. Vërtet aktualisht të dyja vendet paraqiten të vendosura dhe me pak gatishmëri për kompromis, por kjo mund të ndryshojë në të ardhmen. “Problemet që dalin pas përfundimit të luftës në Siri, si një kushtetutë e re, qeveria e përkohshme, rindërtimi i vendit -këto ofrojnë potencial të madh për bashkëpunim”, shkruan analisti politik Maxim Sushkov për gazetën online “Al Monitor”.

Trump si në fushatë ashtu edhe në intervistat e para pas zgjedhjes ka lënë të kuptohet, se ai së paku nuk e përjashton bashkëpunimin me regjimin e Asadit. Në një intervistë me “Wall Street Journal”, Trump tha se “aktualisht ne mbështesim rebelët kundër Sirisë (nënkuptohet regjimi i Asadit). Por aktualisht ne nuk ia kemi idenë kush janë këta njerëz.” Nëse zhvillimet marrin këtë drejtim, për Asadin nuk ka si të bëhet më mirë. Edhe ai ka dhënë sinjale se do të bashkëpunojë me presidentin e ri. Qeveria e tij është për Donald Trump një “aleat i natyrshëm”, ka thënë Asad. “Ne nuk presim shumë, sepse qeveria nuk përbëhet vetëm nga presidenti”, por sipas tij, nëse ai lufton “terroristët”, atëherë do të ishte një aleat si Rusia dhe Irani.

Syrien Krieg - Luftangriffe in Aleppo (picture-alliance/Anadolu Agency/J. al Rifai)Shkatërrim në Alepo

Problemi Asad

Por me pikëpyetje mbetet  fakti nëse Trump e vlerëson si duhet situatën në Siri, shtron pyetjen analisti politik, Radvan Ziadeh në gazetën “Al Araby al-jadeed”. Asadi nuk lufton aspak vetëm IS-in, por edhe opozitën laike, e mbështetet këtu fuqimisht nga Rusia. Nëse SHBA i bashkohen kësaj lufte, kjo do të ishte fitorja përfundimtare për Asadin që do të mbetej në pushtet.

Megjithëse kjo është e vështirë, sipas Ziadeh, sepse në masë të madhe populli sirian nuk pajtohet më me Asadin pas pesë vitesh luftë. Kundërshtarët e Asadit, si Turqia, Arabia Saudite dhe Katari nuk do të binin dakord. Tjetra edhe brenda republikanëve nuk gjen shumë përkrahës të një partneriteti me Putinin. Por edhe nëse Asad mbetet në post, ka probleme të tjera që janë të pazgjidhura si ai i refugjatëve sirianë, ndërkohë një problem global. Por gjithçka lidhur me politikën e ardhshme amerikane në Siri mbetet në nivelin e spekulimit. Se ç’pamje do të ketë kursi i Donald Trumpit në Siri këtë e di vetëm një person – vetë Donald Trump./DW/a.k

Next Post
Rreh vajzën e saj me kabëll elektrik, Zvicra vendos të dëbojë shqiptaren

Shifrat e dhunës në familje/ Mesatarisht 4 raste çdo ditë denoncohen në policinë e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa kushton karikimi i makinës? – Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

Sa kushton karikimi i makinës? – Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

September 23, 2026
Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

September 23, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

September 23, 2026
Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

September 23, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO/ Blushi sulmon hapurt Kurtin: Ka nxitur racizmin mes shqiptarëve! Thotë se jemi dardanë dhe…

September 23, 2026
Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

September 23, 2026
Mjekësia, e preferuara/ Më të mirët e gjimnazeve kanë fituar në degët e shëndetësisë

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

September 23, 2026
Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

September 23, 2026
“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

September 23, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com