• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Strategjia e deeuroizimit, Sejko: Marrim masa që shitja e banesave të bëhet në lekë

by A R
14/02/2018 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka sqaruar sot në një takim me mediat, strategjinë e Bankës së Shqipërisë për të ulur përdorimin e euros në vend.

“Procesi i de-euroizimit nuk është luftë ndaj euros por stimulim për përdorimin e monedhës kombëtare për të rritur fleksibilitetin e politikës monetare”, tha Sejko. Ai ka sqaruar dhe masat konkrete që po merren.

Së pari, është shtuar transparenca, për t’iu bërë të ditur individëve dhe bizneseve se cili është rreziku, që kanë ndaj procesit, kur të ardhurat dhe depozitat i kanë në euro.
-Së dyti ka ndryshuar raporti i rezervës së detyrueshme, duke favorizuar lekun. Më konkretisht, përcaktohet rritja e normës së rezervës së detyrueshme për detyrimet në valutë në nivelin 12.5% (ishte 10%), dhe ulja e saj për detyrimet në lekë në nivelin 7.5% (ishte 10%). Për bankat ku detyrimet në valutë zënë më shumë se 50% të detyrimeve totale, vetëm për vlerën e ndryshimit pozitiv, norma e rezervës së detyrueshme në valutë rritet në 20%.

Në afatgjatë, tha Sejko synohet të orientohet likuiditeti drejt monedhës kombëtare. Ky orientim nuk pritet të krijojë probleme në balancën e sistemit bankar. “E kemi të qartë që ekonomia ka marrëdhënie biznesi import-eksport dhe shumë shkëmbime bëhen në euro. Ne do t’u rekomandonim atyre ata që janë në këtë proces të vazhdojnë kështu. Synimi ynë është orientimi i sistemit financiar”, tha Sejko.

Ai shtoi se kanë pasur sugjerime nga Banka Qendrore Europiane për të ndjekur procesin e de-euroizimit, sepse kanë parë që disa shtete kanë humbur shumë nga zhvlerësimi i monedhës kombëtare.

A do të ndalohet shitja e pasurive të paluajtshme në euro?

Sot mallrat e qëndrueshme si shtëpi e makina shiten me euro.

Guvernatori Sejko pranoi se euroizimi është i lartë, sepse përdoret në disa transaksione të tilla si pasuritë apo makinat. “Për momentin nuk kemi bërë të detyrueshëm kryerjen e pagesave në lekë për këto. Do ta analizojmë dhe nëse do ta shohim që niveli i euroizimit në ekonomi do të ketë ekspozim më të madh në euro, do të marrim masa”.

Ky është momenti i duhur

Ky është momenti i duhur për të orientuar këtë politikë, tha guvernatori. “Ky grup masash vjen në kuadër të një reforme në sistemin financiar siç ishte ajo e politikës monetare stimuluese dhe uljes së kredive të këqija. Duke qenë se kemi gjendje stabël ekonomike dhe masat e tjera kanë rezultuar të suksesshme, mendojmë se është koha për të stimuluar monedhën vendase. Pikërisht për synimin e integrimit në BE, ne duhet të forcojmë monedhën vendase dhe ekonominë. Ekspozimi ndaj kursit të këmbimit dhe ecuria e tij do ta cenonte situatën makroekonomike ndaj na duhet të marrim masa parandaluese”, tha Sejko.

Sa janë humbjet

Guvernatori tha se është e vështirë të vlerësohet se sa janë humbjet në nivel ekonomie nga përdorimi i lartë i euros dhe kursi. “Ne kemi një regjim të lirë këmbimi dhe nuk e llogarisim dot. Por është e sigurt që stabiliteti financiar do të prekej nëse do të kishim zhvlerësim të monedhës kombëtare. Ai sjell në vëmendje dy raste në Shqipëri: vitin 1997 dhe në momentin e krizës globale financiare të vitit 2008. Sot, pjesa më e madhe e kredisë së keqe është nga klientë që e kishin kredinë në euro dhe të ardhurat në lekë. Kjo duhet të minimizohet si ekspozim. Ndërsa FMN ka vlerësuar se rezerva valutore humbet 6 miliardë lekë në vit.

Efektet e pritshme në ekonomi

Sejko tha se Banka do të monitorojë ekonominë reale. “Ne do shohim nëse do na duhet të marrim masat për transaksione që në mënyrë të panevojshme kryhen në euro”.
Kjo reformë, tha ai, do të kërkojë vite, por dhe integrimi në BE do të kërkojë vite. “Kemi gjykuar ta nisim këtë reformë me tre masa që në një pjesë janë edukative dhe për të orientuar bilancet e bankave”

Banka do të publikojë një raport 6-mujor për nivelin e euroizimit në vend, ku do të bëhen publike aktivet dhe pasivet sipas monedhës dhe pagesat. Sejko parashikon që efektet e kësaj strategjie të ndihen në harkun kohor të 3-5 viteve. Lidhur me kursin, Sejko tha se këto janë masa që nuk ndikojnë. Psikologjikisht mund të ketë një interes më të madh të eksportuesve por edhe individëve që kanë të ardhurat në euro apo remitanca.

“Këto janë masa rregullatore dhe nuk prekin kursin sepse ai caktohet nga regjimi i lirë”.

Sejko shtoi se në afatgjatë, mund të ketë një shtrenjtim të kredisë në euro por jo në afatshkurtër. Dhe shtrenjtimi i saj do të varet më shumë nga masat e Bankës Qendrore Europiane./monitor

Next Post
Marku te Krimet e Rënda: Përshpejtoni hetimet, çështjet tuaja me ndjeshmëri publike

Marku te Krimet e Rënda: Përshpejtoni hetimet, çështjet tuaja me ndjeshmëri publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Conference League / Kualifikimi historik në fazën e ligës, Egnatia në “grup zjarri”, ja rivalët e tyre

Conference League / Kualifikimi historik në fazën e ligës, Egnatia në “grup zjarri”, ja rivalët e tyre

August 28, 2026
“Hamendësime dhe interpretime”- Akuzat e kryeministrit malazez, reagon ministri Hoxha: Shqipëria s’është dhe s’do të jetë pjesë e skenarëve destabilizuese!

“Hamendësime dhe interpretime”- Akuzat e kryeministrit malazez, reagon ministri Hoxha: Shqipëria s’është dhe s’do të jetë pjesë e skenarëve destabilizuese!

August 28, 2026
“Çdo gjë e ka një çmim!”/ Sulmi mbi ambasadën shqiptare në Kiev, Majko: Ishte mesazh! Qëllimi…

“Spajic të japë shpjegime”- Majko për deklaratat e kryeministrit malazez: Jemi përballë një skandali rajonal! Shqipëria s’ka ‘dashuri’ gjeopolitike me Serbinë

August 28, 2026
“Rinasi, me rritjen më të shpejtë”- Fluksi në aeroportin e Tiranës, Rama: 1,7 milionë pasagjerë vetëm këtë muaj, rekordi i një dite ishte mbi 60 mijë udhëtarë

“Rinasi, me rritjen më të shpejtë”- Fluksi në aeroportin e Tiranës, Rama: 1,7 milionë pasagjerë vetëm këtë muaj, rekordi i një dite ishte mbi 60 mijë udhëtarë

August 28, 2026
Londra pushtohet nga tymi i zi dhe flakët, zjarr masiv në zonën industriale pranë “Wembley”!

Londra pushtohet nga tymi i zi dhe flakët, zjarr masiv në zonën industriale pranë “Wembley”!

August 28, 2026
Luftë e hapur mes Atletikos dhe Barcelonës, klubi madrilen: Nuk do të negociojmë për Julian Alvarez me katalanasit!

“Ndizen gjakrat” mes Atletikos dhe Barcelonës, Julian Alvarez mungon për të tretën ditë radhazi! Dorëzon raport mjekësor për depresion

August 28, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Lala Kros dhe lugët e florinjta të drejtësisë

August 28, 2026
“Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë”- Islanda kërkon të bëhet pjesë e BE, ekspertët flasin edhe për rritjen e shanseve të vendit tonë

Referendumi në Islandë për hyrjen në BE, Ministria e Jashtme: Pozitiv, mund të krijojë moment politik edhe për Shqipërinë!

August 28, 2026
Flakët djegin pyjet dhe kullotat në Maliq, zjarrfikësit vënë situatën nën kontroll pas ndërhyrjes!

Flakët djegin pyjet dhe kullotat në Maliq, zjarrfikësit vënë situatën nën kontroll pas ndërhyrjes!

August 28, 2026
Berisha e la në listën e hapur për Tiranën, reagon Tabaku: Fitova primaret, në PD asgjë nuk më është falur

“Qytetarët duan zgjidhje konkrete”- Nisma për kontrollin e çmimeve në treg, Tabaku: Qeveria s’duhet të bëjë guidën, por të ulë taksat e të godasë monopolet

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com