• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strasburgu vulosi vettingun; s’ka kthim mbrapa!

by Ylli Pata
09/02/2021 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut në lidhje me padinë e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, ishte realisht vula supreme për reformën në drejtësi.

Një reformë që realisht është ende sot e kontestuar, ende sot e pa përkrahur dhe e sulmuar nga një pjesë e politikës, zyrtarëve, shoqërisë, por edhe një pjese të qytetarëve.

Po çfarë përbën ky vendim, edhe pse bëhet fjalë për një çështje personale, për një padi të një nga anëtaret e ish-sistemit shqiptar të Drejtësisë.

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, është sipas Kushtetutës sonë shkalla më e lartë e çdo vendimi gjyqësor. Ai vendim hyn direkt si legjislacion në çdo juridiksion të gjyqësorit por edhe të Kuvendit.

Logjikisht, ai vendim thotë se nuk ka më kthim prapa; vettingu dhe institucionet që e përbëjnë: Kolegji i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit, si dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit OMN kanë marrë tashmë legjitimitetin final.

Çdo kundërshtim që mund të vijë në këtë logjikë, ka vetëm vlerë shumë relative, ligjërisht Reforma në Drejtësi ka marrë tashmë një vulë përfundimtare, që realisht nuk e ka pasur deri më sot: flasim në logjikën gjyqësore.

Kur u miratua Reforma në Drejtësi në vitin 2016 ne kishim një votë prej 140 deputetëve për ndryshimet kushtetuese që përfshinin vettingun si thelb.

Po më pas me ligjet e reformës, ku përfshihen strukturimi i organeve të qeverisjes së gjyqësorit, ligji i vettingut dhe ligjet e tjera organike, nuk pati konsensus. U votuan vetëm nga deputetët e PS-së. PD dhe LSI çuan në Gjykatën Kushtetuese thuajse të gjitha ligjet; Vettingun të parin, si dhe ekzistencën dhe kompetencat e ONM-së. Kjo çoi në vonesën e implementimit të tij.

Madje vettingu u çua dhe në Venecia. Në vitin 2016, madje opozita trumbetoi në mediat që e përkrahin se Venecia e rrëzoi vettingun, gjë që nuk ishte aspak e vërtetë. Kështu që vetting hapi rrugën e implementimit. Parlamenti do të duhet të zgjidhte me short trupat e Kolegjeve që do të gjykonin gjyqtarë e prokurorë.

Ndodhi çadra e vitit 2017 dhe procesi hëngri më shumë se 6 muaj. Kur PD doli nga çadra pas marrëveshjes Rama-Basha të 17 majit, rinisi procesi dhe Parlamenti zgjodhi anëtarët e kolegjeve të vettingut.

Por puna ende nuk kishte filluar. Adriatik Llallës i mbaronte mandati në dhjetor të 2017-s. PD e LSI nuk pranoi që të zgjedhë një Kryeprokuror të ri pa u ngritur Këshilli i Përgjithshëm i Prokurorisë si organi që e zgjedh Kryeprokurorin e ri.

SHBA dhe BE, nëpërmjet ICITAP dhe EURALIUS kërkuan zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm. PD e LSI nuk pranuan që të hyjnë në proces. Mbahen mend diskutimet e zjarrta në Kuvend ku u hodhën çizme e fishekzjarre në seancën e zgjedhjes së Arta Markut si Prokurore e Përkohshme.

Nisi vetingu i cili pezulloi; çoi në impas gjyqësorin: Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese pushuan së funksionuari si rezultat i rrëzimit nga vetting të anëtarëve të tyre, ose dorëheqjes. Më pas ky proces u shtri në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Apel.

Edhe sot Gjykata Kushtetuese ende nuk është ngritur e tëra, e Larta është në impas, gjykatat e Apelit janë në mungesë, gjykatat e shkallës së parë ende nuk kanë nisur vettingun, i cili nisi nga kandidatët për organet e larta të drejtësisë.

Mirëpo ishte kjo padia e Altina Xhoxhajt, e cila e çoi edhe njëherë këtë çështjen në teh të briskut. Nëse Strasburgu do të cilësonte shkarkimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese si të padrejtë prej organeve të vettingut, atëherë gjithçka do të niste nga e para.

Por nuk ndodhi. Tashmë organet e reja të drejtësisë nuk kanë më justifikim; do të varen në mbështetjen publike vetëm nga puna e tyre, e këtu pritshmëria është e madhe.

Next Post
“Vendi ka ndryshuar në sytë e botës”, Rama: Durrësi do të kthehet në marinën më të madhe në Mesdhe

"Vendi ka ndryshuar në sytë e botës", Rama: Durrësi do të kthehet në marinën më të madhe në Mesdhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

March 22, 2026
Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

March 22, 2026
Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

March 22, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

March 22, 2026
Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

March 22, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

March 22, 2026
Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

March 22, 2026
Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

March 22, 2026
Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

March 22, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In