• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strasburgu rrëzoi Xhoxhajn/ Manja: BE ishte palë bashkë me Shqipërinë në proces

by Java News
12/02/2021 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Strasburgut ka dhënë një vendim me rëndësi të posaçme. Bëhet fjalë për një nga ankesat e para që është shqyrtuar ku Altina Xhoxhaj kërkonte rikthim në detyrë pas shkarkimit nga Vettingut. Ndërkohë që Strasburgu i hodhi poshtë me rezultatet 5 me 2 dhe 6 me 1 kërksat e gjyqtares në fjalë.

Në thelb, bëhej fjalë nëse do të vihej në dyshim e gjithë reforma në drejtësi. Por çfarë mendon kreu i Komisionit të Ligjeve mbi rastin në fjalë? Për “Java në RTSH” Ulsi Manja tha këtë të premte se në procesin e Strasburgut Bashkimi Evropian ishte palë me Shqipërinë.

“Vendimi i Strasburgut konfirmoi kushtetutshmërinë e procesit të Vettingut në Shqipëri. Për çfarë u shkua në Strasburg në fund të fundit dhe a përbën precedent për të gjithë të larguarit nga Vettingu? Vendimi ishtë një vendim që i referohej nenit 6 dhe 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Pra të drejtës për një proces të rregullt gjyqësor. Dhe çfarë tha Strasburgu? Atë që kemi thënë ne që në ditën e parë, gjykimi nga një organ i paanshëm dhe i pavarur. Pra procesi i Vettingut është konform nenit 6. Sepse organet e Vettingut janë organe të krijuara me ligj dhe që kanë referencë në Kushtetutë. Po ashtu, neni 8 ka të bëjë me respektimin e të drejtës private. Edhe këtu Strasburgu e ka gjetur në përputhje me ligjet pasi nuk ishte cenuar e drejta e subjektit” – tha Manja për ‘Java në RTSH’.

Ai shtoi se për raste të ngjashme Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka krijuar një vendim standard unifikues.

Sa i përket reformës në Drejtësi ai u shpreh se merita është në faktin se qysh në fillim u konceptua si reformë kushtetuese.

“Mua më vjen mirë që Strasburgu e konfirmoi ligjshmërinë e këtij procesi sepse do të ishte nje goditje për Vettingun. Ka disa shtete të tjera që kanë tentuar ta adaptojnë shembullin e reformës në Shqipëri, por nuk kanë arritur të ndryshojnë dot kushtetutat e tyre” – tha deputeti socialist.

Manja u zbuloi se pë rastin në fjalë shteti shqiptar nuk ishte vetëm, por pati në krah Bashkimin Evropian.

“Në dijeninë time, palë e interesuar në këtë proces në gjykatën e Strasburgut ka qenë edhe Bashkimi Evropian me shtetin shqiptar. Le të themi se kemi qenë edhe bashkautorët e reformës në drejtësi. E kemi thënë në këtë studio se nëse nuk do të ishin SHBA dhe BE ne nuk do të kishim këtë reformë. Madje edhe SPAK dhe BKH janë plotësisht nën asistencën e partnerëve perëndimorë” – tha Manja për ‘Java në RTSH’ të premten mbrëma.

g.kosovari

Next Post
Xhafaj në njësinë 10: Të gjithë maksimalisht të vëmendshëm dhe të organizuar për fitoren

Xhafaj në njësinë 10: Të gjithë maksimalisht të vëmendshëm dhe të organizuar për fitoren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com