• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Strasburgu kërkoi hetim për vrasjen e Aleks Nikës, reagon xhaxhai: Të thirret Berisha dhe Basha

by Java News
14/11/2023 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vendimit të gjykatës së Strasburgut se për vrasjen e Aleks Nikës më 21-janar 2011, ishte përgjegjës shteti dhe kërkoi të bëhet hetim, xhaxhai i viktimës Mark Nika, në një intervistë për Report Tv thotë se ky ishte një vendim i pritshëm, pasi ata e dinë se e ka vrarë shteti në Bulevard.

Duke ju referuar vendimit të gjykatës së Strasburgut që kerkon që shteti të kryejë hetimet, Mark Nika tha për Sot Live në Shqipëri hetimet duhet në nisin nga e para dhe në lidhje me këtë duhet të merren në pyetje edhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Nika nënvizoi se kanë kërkuar që SPAK të kryejë hetimet, pasi nuk kanë parë rezultate nga ana e prokurorisë së Tiranës, kjo për faktin shtoi ai se ndoshta kanë pasur frikë dhe ndrojtje.

‘Ishte një vendim i pritshme prej nesh për shkak se kemi pasur dhe kemi të drejtë pasi na e ka vrarë shteti në Bulevard. Vendimi merr karakter të aktit shtetëror pasi e detyron gjykatën dhe prokurorinë shqiptare që çështja të hetohet nga themeli. Të bëhet një hetim i gjithanshëm duke pyetur dhe dëshmitarë. Ata kanë qëndruar jashtë procesit hetimor, janë në Kuvend si Berisha dhe Basha, kanë qenë të dy Berisha dhe Basha.

Kanë pranuar vetë botërisht se i kemi vrarë dhe vrasim përsëri, ndërsa Basha tha se vrasje janë legjitime këto dy persona nuk janë thirrur nga prokuroria e Tiranës. Kemi kërkuar nga Strasburgut nëse është i drejtë apo jo. E detyron drejtësinë shqiptare të merret me ketë punë. Të kryejnë hetimet drejtësia. Fajtorët urdhëruesit dhe ekzekutorët i përcakton gjykata.

Janë vrarë 4 vetë dhe janë plagosur disa. Ata kanë gjuajtur për të vrarë njerëz. Çështja po të hetohet me drejtësi një hap i ndan. Kemi kërkuar nga SPAK-u që çështja të hetohet. Është një interpretim procedurial, ne nuk duam që prokuroria e Tiranës të merret me këtë hetim. Ata kanë pasur trysni dhe s’ka pas vullnet të merren me këtë punë. Kanë ndrojtje frikë, i kam kërkuar prokurorisë së Tiranës të thërrasin Berishën dhe Bashën. Nuk mundet një drejtësi e pavarur të deklaroi të pafajshëm vrasësit dhe porositësit. Na lehtëson se ata nuk kthehen më.’- tha Mark Nika.

Vrasja dhe mos zbardhja e ngjarjes, janë dy shkeljet që Gjykata e Strasburgut ka shënuar në verdiktin e saj për vdekjen e Aleks Nikës, njërit prej 4 protestuesve që mbetën të vrarë në 21 janar të vitit 2011, përpara Kryeministrisë. Sipas argumentimit, Gjykata pretendon se ‘ligji i kohës dhe plani masave të Gardës nuk garantonin jetën dhe zbardhja e ngjarjes nuk u realizua’. Këto cilësohen si shkelje të dy aspekteve të jetës, sipas Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Gjykata ka gjetur mangësi në ligjin për përdorimin e armëve në operacionet e kontrollit të turmës: Shteti dështoi të kontrollojë ngjarjen dhe përdori forcën vdekjeprurëse nga oficerët e Gardës Kombëtare që rezultoi në vdekjen e Nikës: Qeveria ka pranuar se një përdorim i tillë i forcës ishte joproporcional.

/f.s

Next Post
BKH nis shqyrtimin e provave të dhunës në Parlament, PS mbledh firmat për ‘ndëshkimin’ e deputetëve të Berishës

Të gjithë kundër të gjithëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhen votat për Topin e Artë, Kane mposhti Mbappe me numër tejet të ngushtë pikësh! Yamal grumbulloi më pak nga ç’pritej

Zbardhen votat për Topin e Artë, Kane mposhti Mbappe me numër tejet të ngushtë pikësh! Yamal grumbulloi më pak nga ç’pritej

October 30, 2026
“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

October 30, 2026
Rekord votash të hershme në SHBA, mbi 47,9 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit!

Rekord votash të hershme në SHBA, mbi 47,9 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit!

October 30, 2026
OKB paralajmëron: Në Kongo, 28.8 milionë njerëz përballen me mungesë ushqimi

OKB paralajmëron: Në Kongo, 28.8 milionë njerëz përballen me mungesë ushqimi

October 30, 2026
Netanyahu në prag të humnerës politike: Zgjedhje pa fitues, beteja për pushtet sapo ka filluar

Netanyahu në prag të humnerës politike: Zgjedhje pa fitues, beteja për pushtet sapo ka filluar

October 30, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhuron 116 mln dollarë për demokratët

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhuron 116 mln dollarë për demokratët

October 30, 2026
“Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”- Arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokurorëve, detajet e hetimit

“Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”- Arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokurorëve, detajet e hetimit

October 30, 2026
Krujë/ Zjarr në një kasolle ushqimore për kafshë, digjen edhe disa bagëti, dëme të shumta (VIDEO)

Krujë/ Zjarr në një kasolle ushqimore për kafshë, digjen edhe disa bagëti, dëme të shumta (VIDEO)

October 30, 2026
Luftë guerile në Francë: Mbi 1800 të arrestuar, një person humb jetën gjatë protestave, 1 500 dyqane të plaçkitura

Protesta, Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë!

October 30, 2026
“Berisha në krye të dhunës, ia ‘faturoi’ Qorit dhe të tjerëve…!”- Çupi: Me aktet e dhunës ai sulmoi Europën!

“Berisha në krye të dhunës, ia ‘faturoi’ Qorit dhe të tjerëve…!”- Çupi: Me aktet e dhunës ai sulmoi Europën!

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In