Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, ka folur para ndeshjeve eliminatore me Francën dhe Islandën. “Gardiani i portës” beson se këto dy sfida janë tepër të rëndësishme për fatet e Shqipërisë në grup.
Ndeshjet e ardhshme – “Këto 2 ndeshje do të tregojnë nëse do të jemi në garë për t’u kualifikuar apo jo. E dimë të gjithë që janë ndeshje të rëndësishme, por nuk duhet të mbingarkohemi. Duhet të jemi pozitivë, të stërvitemi mirë dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Të dyja janë sfida të rëndësishme”.
Konkurrenca me Berishën – “E ka trajneri në dorë se kush do aktivizohet. Unë ndihem mirë. Unë gjithmonë e kam thënë, konkurrenca është pozitive. Njihem me Berishën prej 6 vitesh. Në Kombëtare nuk ka rëndësi kush do luajë, rëndësi ka që ne të fitojmë. Kush luan e ka trajneri në dorë”.
Përjashtimi nga Panucci – “Shyqyr Zotit që kësaj here erdha në kohë. Gjithçka perfekte. Ne kemi kualitetet, këtë gjë e kemi treguar. Tani thjesht duhet të bëjmë një grup të fortë dhe të jemi gjithmonë pozitivë. Vitin e kaluar humbëm grupin që kishim. Vetëm si grup mund të bëjmë diçka të mirë. Po të kemi grupin, kemi shans të kualifikohemi”.
Trajneri Reja – “Rejën e kam njohur vitin e parë kur isha te Lacio. Unë shikoj që është pozitiv me ne. Për mua kjo është gjëja e rëndësishme. Ne vijmë vetëm 10 ditë me ekipi Kombëtar dhe nuk mund të ndryshojmë shumë gjëra. Çfarë kemi duhet ta japim në fushë. Për mua e bën mirë punën”.
I pranishem ne konferencen e sotme per shtyp ishte dhe sulmuesi Bekim Balaj i cili po kalon nje forme te shkelqyer.
“Përqendrimi është maksimal, dihet kundërshtari përball e njohim forcën, por shpresoj të përballojmë dhe të luajmë për rezultat. Në Francë do luajmë për paraqitje pozitive dhe të marrim pikë. Në Francë kemi eksperiencë pozitive dhe jemi të detyruar të mendojmë në këtë mënyrë, kërkohet vlerësim dhe përqendrim maksimal por do provojmë ç’të jetë e mundur.
Më vjen mire që vij me gola, forma që po kaloj minutazhi. Vij nga një moment i mirë i kam luajtur thuajse të gjitha ndeshjet në Austri dhe shpresoj të vazhdoj në Kombëtare me këtë ecuri. Sapo kam ardhur në grumbullim, normalisht e takova trajnerin dhe më përgëzoi për golat e aktivizimin.
Fanella e titullarit? Të them të drejtën dëshira është e të gjithëve, në fund është trajneri që bën zgjedhjen. Ai do bëjë zgjedhjen e duhur duke parë stërvitjen. Në këto momente nuk është momenti për të plotësuar tekat tona, por duhet parë edhe mënyra si vendoset ekipi”, tha Balaj.
g.kosovari











