• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strakosha prek ëndrrën, titullar në derbin legjendar Lazzio-Roma

by A R
01/12/2016 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thomas Strakosha përgatitet për të luajtur ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij. Të dielën në “Olimpico” luhet një nga derbet më të ndierë dhe me më shumë rivalitet të futbollit Botëror, Lazio-Roma. Përpara disa muajsh Strakosha as që do ta kishte imagjinuar se do ta përjetonte si protagonist këtë sfidë por falë punës dhe përkushtimit të shfaqur në stërvitjeve dhe paraqitjeve fantastike në ndeshjet që ka luajtur me Lazion në këtë kampionat do të jetë talenti shqiptar ai që do të mbrojë portën e skuadrës bardhekaltër në derbin e kryeqytetit italian.

Federico Marchetti nuk ja ka dalë të rikuperohet në kohë dhe tashmë është e sigurtë prania e Strakoshës në formacionin titullar të Lazios për ndeshjen ndaj verdhekuqëve të Luciano Spallettit. Simone Inzaghi beson shumë te 21-vjecari shqiptar i cili në 5 ndeshjet që është aktivizuar si titullar në këtë sezon të Serisë A me skuadrën kryeqytetase ka pësuar në total vetëm 3 gola, duke përcjellinë sigurinë dhe klasin e tij mes shtyllave raporton KJ. Nëse vazhdon me këto ritme Strakosha ka shanse të mira të jetë ai titullari i Lazios edhe në momentin që Marchetti do të rikthehet nga dëmtimi, por deri sa të vijë ai cast derbi i Romës është një mundësi e shkëlqyer që ish portieri i Salernitanës, të fitojë zemrat e tifozëve bardhekaltër dhe të blindojë vendin e tij në formacion.

Starkosha sëfundmi është grumbulluar rregullisht edhe nga trajneri Giani De Biasi në kombëtaren kuqezi dhe nëse vazhdon të paraqitet në këto nivele në mungesë të Etrit Berishës, 21-vjecari ka shanse të mira të bëjë debutimin e tij me Shqipërinë pikërisht në sfidën ndaj Italisë që do të zhvillohet  në Mars në stadiumin Renzo Barbera të Palermos./a.m.

Next Post
Statistikat/ 102 raste të reja me HIV-AIDS në 2016-ën, Erseka dhe Bilishti “imunë”

Statistikat/ 102 raste të reja me HIV-AIDS në 2016-ën, Erseka dhe Bilishti "imunë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In