Në biografitë e muzikantëve që janë ende gjallë, gjithmonë ka konflikte interesash. Nëse dëshironi që të prezantoni këngët që i kanë bërë ata të famshëm, duhet që procesin e punës ta udhëheqin kreatorët. Ndërsa në fund të filmit të gjithë duhet të përfundojnë duke mbajtur erë sikur të ishin trëndafila. Gjysma e parë e “Straight Outta Compton”, opusi dy orë e gjysmë i F Gray Gray, rreth lindjes së muzikës rep në Bregun Perëndimor shpërthen me energji dhe frymëzim. Gjysma tjetër është e ngulfatur nga kapardisja dhe shenjtërimi. Aty ka, siç thonë, pjesë shumë reale në të, por ka edhe shumë situata të filtruara, shkruan “Koha Ditore”.
Filmi nis me ngjarjen që zë vend në fundin e viteve ’80, në lagjen ekonomikisht të pafavorshme të Los Angelesit, e cila së shpejti do të shndërrohet në sinonim për formën e re të “realitetit të repit”. Kriminaliteti i drogës është i përhapur gjerë dhe i nivelit të tillë është kontrabandisti i ri Eric “Eazy – E” Wright (Jason Mitchell). Ai është shok i ngushtë me Andre “Dr Dre” Young (Corey Hawkins), një Dj i aftë i cili më shumë brengoset për nxjerrjen e incizimeve të reja sesa për foshnjën e tij të porsalindur.
Në këtë miks po ashtu është edhe poeti i talentuar O’Shea “Ice Cube” Jackson ( që portretizohet nga biri i producentit të Ice Cube). Pas përuljeve të përditshme që ata marrin, teksa shtyhen nga policët dhe teksa bëjnë punë të rënda, ata formojnë NWA (Niggaz Whith Attitudes). Eazy- E jep para sa për fillim, Ice Cube shkruan tekstet dhe Dr Dre i realizon këngët. Ka edhe anëtarë të tjerë që enden në grup, por është e qartë se Eazy-E është zemra, Ice Cube koka dhe Dr Dre sistemi qendror nervor. Kur të tre bashkëpunojnë, formula del magjike. Shpejt ata ngrihen lart.
Eazy- E nxjerr incizimin e tyre të parë të pavarur, “Boyz n the Hood”, që kap vëmendjen e producentit Jerry Heller (Paul Giamatti). Heller është personazh fascinues. Në përgjithësi ai respekton talentet e anëtarëve të grupit dhe bëhet personi kryesor për t’i ekspozuar. Ai po ashtu është skandaloz dhe revoltohet nga ngacmimet e vazhdueshme të policisë dhe e shfrytëzon privilegjin e të qenit i bardhë që të qetësojë situatat e tensionuara.
Është një skenë në film ku shihen policët tek ndryshojnë qasjen ndaj qytetarëve me ngjyrë. Kjo skenë nervozuese është ajo që i inspiron “NWA” të incizojnë kryeveprën e tyre “Fuck Tha Police”, një gjë e rrallë dhe shokuese dhe mospranuese nga komuniteti afrikano-amerikan…