• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Stop plazhit me rroba, vetëm me bikini”/ Kryebashkiakja ‘provokon’ myslimanët: Sjellje e papranueshme…!

by Java News
20/07/2023 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e një bashkie italiane ka nxitur polemika në vend me deklaratën e saj kundër praktikës së hyrjes në det me veshje të tjera përveç rrobave të banjës dhe bikinit.

Anna Maria Cisin ka nxitur kryesisht reagimet e myslimanëve, pasi deklarata e saj për qëndrimin në plazh me rroba si të papranueshme, ishte ngacmuese për ta.

“Është një destinacion turistik dhe për këtë arsye sjellja e të huajve myslimanë që zakonisht hyjnë në ujë me rrobat e tyre, është e papranueshme. Një praktikë që po shkakton konfuzion dhe që krijon pasoja të padurueshme për kodin e mirësjelljes”, tha ajo.

Në një letër të hapur drejtuar komunitetit lokal mysliman, kryebashkiakja e Monfalcone shton: “Ata që vijnë nga realitete të tjera nga tonat, kanë detyrimin të respektojnë rregullat dhe zakonet“.

“Duhet të pushojë praktika e daljes në plazh dhe futjes në ujë me veshje të tjera përveç rrobave të banjës. Nuk mund të pranohen format e islamizimit të territorit tonë, të cilat shtrijnë praktika me vlera të dyshimta nga pikëpamja e dekorit dhe higjienës”, pohon në mënyrë të detyrueshme Cisin, anëtare e Lega Nord.

Kryetarja e bashkisë më tej shkruan: “Sjellja e dëmshme për respektin dhe dinjitetin  e nevojshëm në frekuentimin e këtyre vendeve publike ndikon negativisht në atraktivitetin dhe ka pasoja për drejtuesit e shërbimeve. Kjo sjellje e papranueshme ndodh në një kontekst në të cilin ka dëme gjithnjë e më të mëdha ndaj normave, parimeve dhe formave që rregullojnë jetën e komunitetit, duke rrezikuar kështu zgjerimin e përçarjes në marrëdhëniet midis shumicës dërrmuese të banorëve të Monfalcone-së dhe komponentit islamik.”/m.j

Next Post
Hetimi ndaj Ahmetajt, GJKKO firmos disa urdhër-kontrolle, agjentët ‘zbarkojnë’ sërish në Lalëz

SPAK i dorëzon Policisë urdhërarrestin për Arben Ahmetajn, por ish zv. kryeministri ndodhet jashtë vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani takim për sigurinë rajonale me Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin

Irani takim për sigurinë rajonale me Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin

October 26, 2026
“Vetëm dialogu sjell përparim”, BE reagon ndaj Vuçiçit dhe kërkon uljen e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës 

“Për Serbinë mund të nisë një kapitull i ri”- Vuçiç humbi zgjedhjet dhe pranoi disfatën, reagon Brukseli: Dyert e BE-së janë të hapura

October 26, 2026
“Vandalët paguajnë”, Macron prezanton projektligjin që i detyron protestuesit të paguajnë dëmet që kanë shkaktuar gjatë protestave

“Vandalët paguajnë”, Macron prezanton projektligjin që i detyron protestuesit të paguajnë dëmet që kanë shkaktuar gjatë protestave

October 26, 2026
“Arritje historike, rezultat i bashkimit”- Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, jemi në garë për të tretin!

“Arritje historike, rezultat i bashkimit”- Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, jemi në garë për të tretin!

October 26, 2026
Protestuesit i vunë flakën karrigeve, Rama përsërit ftesën për dialog, lë vetëm sofrën e gurit para Kryeministrisë dhe ftesat! (VIDEO)

Protestuesit i vunë flakën karrigeve, Rama përsërit ftesën për dialog, lë vetëm sofrën e gurit para Kryeministrisë dhe ftesat! (VIDEO)

October 26, 2026
“Kërcënon” Kremlini: Furnizimi i Ukrainës me raketa Tomahawk mund të përfundojë shumë keq

Moska kërcënon, Medvedev i bën thirrje Trumpit: Përdor CIA-n kundër Zelenskyt dhe jepi fund këtij problemi!

October 26, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

Humbi!

October 26, 2026
Trump shpërthen ndaj Norvegjisë pas anashkalimit për çmimin Nobel: Vend i neveritshëm

Trump shpërthen ndaj Norvegjisë pas anashkalimit për çmimin Nobel: Vend i neveritshëm

October 26, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Analiza e “Financial Times”: Të paktën 69% e amerikanëve të shqetësuar për korrupsionin në administratën Trump!

October 26, 2026
Policia portugeze zbraz kampin e protestës në Lisbonë, arrestohen 25 persona

Policia portugeze zbraz kampin e protestës në Lisbonë, arrestohen 25 persona

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In