• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stop ‘flirtit’ me Berishën/ Kolegji i kryetarëve kundër Bardhit: Kreu i ri i PD të zgjidhet brenda 15 korrikut

by Java News
05/06/2023 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhja e kryetarit të ri të Partisë Demokratike ka shërbyer si një shkak për të thelluar edhe më tej përçarjen brenda kësaj force politike. Sot Gazment Bardhi në cilësinë e kreut të grupit tha se lideri i ri duhet të zgjidhet pas riorganizimit në bazë, mirëpo Kolegji i Kryetarëve është kategorikisht kundër.

Me anë të një deklarate të firmosur unanimisht nga anëtarët e saj të rënë dakord pas mbledhjes së zhvilluar pasditen e kësaj të hëne, ato bëjnë me dije se nuk duhet humbur asnjë ditë kohë më shumë, duke kërkuar që procesi për kryetarin e ri të partisë duhet të përfundojë brenda datës 15 korrik. Në të kundërtën, theksohet në deklaratë, çdo kohë që kalon, i shërben kundërshtarit. Nje qendrim qe i nderpret ‘flirtet’ me Berishen dhe tentatives per t’i kaluar PD nen drejtimin liderit historik.

“Partia Demokratike duhet pa asnjë vonesë të zgjedhë kryetarin e saj dhe të nisë organizimin dhe përzgjedhjen, të ekipeve që do ta drejtojnë këtë parti drejt zgjedhjeve të ardhshme.

Partia Demokratike nuk mund të vazhdojë të qëndrojë më gjatë pa kryetar. PD ka humbur kohë në pritje, ndërkohë që nuk ka asnjë reflektim nga pala tjetër, as pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit.

Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik 2023.

Nëse vazhdojmë të rrimë në pritje, atëherë kjo i shërben vetëm projektit te kundërshtarëve tanë politikë.  Nuk duhet humbur më asnjë ditë kohë për organizimin e PD, zgjedhjen e drejtuesve dhe shndërrimit të Partisë Demokratike në forcën politike që kërkojnë sot shqiptarët”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Deklarata e plotë

Kolegji i Kryetarëve të Partisë Dmokratike, i mbledhur më 5 Qershor 2023, pasi e dëgjoi dhe e diskutoi, miratoi me unanimitet deklaratën si më poshtë:

Deklaratë e Kolegjit të Kryetarëve të Partisë Demokratike

Partia Demokratike që prej marsit 2022 ka bërë përpjekje të vazhdueshme, por pa rezultat për bashkimin e demokratëve,

  • dorëheqja e kryetarit më qëllim për ti hapur rrugr ti hapur rrugë bashkimit, gjë që nuk ndodhi,
  • kërkesa për organizimin e zgjedhjeve të përbashkëta të cilat u refuzuan,
  • kërkesa për përzgjedhjen e kandidatëve në zgjedhjet e 14 majit që u refuzua dhe u vazhdua me procese të njëanshme,
  • propozimin për daljen me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet vendore të 14 majit duke pranuar kandidatët e primareve

Të gjitha këto përpjekje u refuzuan.

Eshtë humbur një vit në pritje të bashkimit, por pa rezultat dhe kjo ka ndikuar në dëmtimin dhe dobësimin e Partisë Demokratike.

Drejtuesit e Partisë Demokratike nga seksionet, grupseksionet, kryetarët e degëve kanë punuar me vetmohim për të mos lejuar asimilimin Partisë Demokratike apo asgjesimin e saj.
Ne jemi të vendosur që Partia Demokratike të vazhdojë të jetë një parti aleate e SHBA, Britanise se Madhe dhe BE, të shndërrohet në një alternativë dhe shpresē për shqiptarët në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.

Për këto arsye, çdo ditë e humbur nuk i shërben as Partisë Demokratike, as demokratëve.

Partia Demokratike duhet pa asnjë vonesë të zgjedhë kryetarin e saj dhe të nisë organizimin dhe përzgjedhjen, të ekipeve që do ta drejtojnë këtë parti drejt zgjedhjeve të ardhshme.

Partia Demokratike nuk mund të vazhdojë të qëndrojë më gjatë pa kryetar. PD ka humbur kohë në pritje, ndërkohë që nuk ka asnjë reflektim nga pala tjetër, as pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit.
Procesi për zgjedhjen e kryetarit të pëfundojë brenda datës 15 Korrik 2023.

Nëse vazhdojmë të rrimë në pritje, ateherë kjo i shërben vetem projektit te kundërshtarëve tanë politikë.

Nuk duhet humbur më asnjë ditë kohë për organizimin e PD, zgjedhjen e drejtuesve dhe shndërrimit të Partisë Demokratike në forcën politike që kërkojnë sot shqiptarët./m.j

Next Post
“Kosova s’është Serbi”/ Deputetja britanike: Qytetarët në veri po kërcënohen. Beogradi ka orkestruar bojkot të zgjedhjeve

“Kosova s'është Serbi”/ Deputetja britanike: Qytetarët në veri po kërcënohen. Beogradi ka orkestruar bojkot të zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In