• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stoltenberg: Përplasjet mes Greqisë dhe Turqisë nuk duhet të përsëriten

by Java News
14/06/2022 08:14
Press conference by NATO Secretary General Jens Stoltenberg ahead of the meetings of NATO Ministers of Foreign Affairs on 5 and 6 December in Brussels

Press conference by NATO Secretary General Jens Stoltenberg ahead of the meetings of NATO Ministers of Foreign Affairs on 5 and 6 December in Brussels

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg  ka komentuar tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, dy vendet anëtare të aleancës. Në një intervistë për mediat grekee, Stoltenberg ndër të tjera ka nënvizuar rolin pozitiv të Greqisë për krizën aktuale në Ukrainë dhe Evropë , duke e quajtur atë një “shtyllë të stabilitetit” dhe një “aleat të besueshëm” të NATO-s.

Për çështjen e mosmarrëveshjeve greko-turke, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s rekomandon dialog, por në të njëjtën kohë thekson se në rrethanat e vështira aktuale, aleatët nuk duhet të bëjnë deklarata apo veprime provokuese.

“NATO është një Aleancë prej 30 vendesh, me gjeografi, histori dhe parti të ndryshme politike. Nuk duhet të habitemi që ndonjëherë ka mosmarrëveshje të forta mes vendeve tona. Por pikëpamjet dhe debatet e ndryshme janë një pjesë thelbësore e demokracive tona. Si Greqia ashtu edhe Turqia kanë qenë aleatë të përkushtuar për dekada dhe çdo ditë , Greqia dhe Turqia punojnë së bashku në NATO, së bashku me 28 aleatë të tjerë, për të përballuar sfidat më urgjente të sigurisë. Ne i bëjmë thirrje Greqisë dhe Turqisë që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në Egje në një frymë besimi dhe solidariteti aleat”, tha ai.

Nga ana tjetër, ai theksoi nevojën për gjetjen e një zgjidhjeje për anëtarësimin e menjëhershëm të Finlandës dhe Suedisë në NATO, duke gjetur përgjigjet e duhura për shqetësimet e Turqisë për terrorizmin.

Ndërsa njofton se NATO, përmes Doktrinës së re Strategjike, do të kërkojë të forcojë unitetin e saj dhe të gjejë zgjidhje për problemet dhe sfidat e shumta komplekse të epokës së re të sigurisë.

g.kosovari

Next Post
Harta e re gjyqësore/ Nis bojkoti i Dhomës së Avokatisë për gjyqet. Ja qytetet që do të mbeten pa gjykata

Harta e re gjyqësore/ Nis bojkoti i Dhomës së Avokatisë për gjyqet. Ja qytetet që do të mbeten pa gjykata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com