• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Stoltenberg: Lufta në Ukrainë, momenti më i rrezikshëm që nga Lufta e Dytë Botërore. Nëse Putin prek një shtet të NATO-s, atëherë…!

by Java News
04/08/2022 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se nuk duhet të lejohet që Rusia ta fitojë luftën që ka nisur kundër Ukrainës. Ai tha se kjo luftë ka krijuar momentin më të rrezikshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Duke folur nga Norvegjia më 4 gusht, Stoltenberg tha se aleancës dhe shteteve anëtare ndoshta do t’iu duhet të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën me armë dhe ndihmë tjetër për një kohë të gjatë, në mënyrë që Rusia të mos ketë sukses në pushtimin e paprovokuar kundër Ukrainës që e nisi më 24 shkurt.

“Është në interesin tonë që ky lloj i politikës së agresionit të mos ketë sukses”, tha Stoltenberg.

“Kjo është situata më e rrezikshme në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ai dhe shtoi se “çfarë po ndodh në Ukrainë është e tmerrshme, por situata do të ishte edhe më e keqe nëse do të kishte një luftë midis Rusisë dhe NATO-s”.

Stoltenberg edhe një herë përsëriti qëndrimi se aleanca është e vendosur që të mbrojë të 30 shtetet anëtare.

“Nëse presidenti [rus, Vladimir] Putin nëse mendon të bëjë diçka të ngjashme ndaj një shteti të NATO-s, siç ka vepruar kundër Gjeorgjisë, Moldavisë apo edhe ndaj Ukrainës, atëherë të gjitha shtetet e NATO-s do të përfshiheshin menjëherë”, tha Stoltenberg.

Lufta në Ukrainë më herët ka shtyrë Finlandën dhe Suedinë të kërkojnë anëtarësim në NATO. Deri më tani, 23 nga 30 shtetet anëtare kanë ratifikuar kërkesën për anëtarësimin e këtyre dy shteteve në aleancë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

“Ky nuk është vetëm një sulm ndaj Ukrainës, një shteti të pavarur dhe demokratik me mbi 40 milionë banorë, por po ashtu është sulm ndaj vlerave tona dhe rregullit botëror që ne duam”, tha shefi i NATO-s.

Pas pushtimi rus të Ukrainës, Finlanda dhe Suedia – dy shtete tradicionalisht neutrale – aplikuan për anëtarësim në NATO.

Përmes një procesi të përshpejtuar, Senati amerikan votoi më 3 gusht në favor të anëtarësimit të këtyre dy shteteve në aleancë. Deri më tani, 23 shtete anëtare kanë ratifikuar kërkesën e këtyre dy shteteve nordike.

Turqia kishte kundërshtuar anëtarësimin e Helsinkit dhe Stokholmit në aleancë, duke thënë se këto dy shtete strehojnë kundërshtarë të Qeverisë turke, që Ankaraja i cilëson si “terroristë”. Por, më pas Turqia u pajtua që të krijohej një komitet i posaçëm dhe zyrtarët e Finlandës, Suedisë dhe Turqisë do të takohen gjatë këtij muaji për të parë nëse këto dy shtete aspiruese kanë plotësuar kushtet e paraqitura nga Ankaraja./m.j

Next Post
Autobus i mbushur me mall kontrabandë/ Arrestohen 4 persona, dy prej tyre nga Kosova, detajet

Autobus i mbushur me mall kontrabandë/ Arrestohen 4 persona, dy prej tyre nga Kosova, detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

October 23, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Gjykata vendos “detyrim paraqitjeje” për 10 protestues, mes tyre edhe një 14-vjeçar

October 23, 2026
Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

October 23, 2026
“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

October 23, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

October 23, 2026
Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

October 23, 2026
Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

October 23, 2026
Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

October 23, 2026
Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

October 23, 2026
Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In