• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

​Stoltenberg: Është koha që Suedia të anëtarësohet në NATO, ajo ka bërë gjithçka që kërkon Turqia

by
09/01/2023 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është koha që Suedia të bëhet anëtare e NATO-s sepse ka bërë gjithçka që është e nevojshme që Turqia të miratojë anëtarësimin e saj, tha sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg.

“Ka ardhur koha që procesi i ratifikimit për Suedinë të përfundojë. Jam i bindur se Suedia do të bëhet anëtare e NATO-s. Nuk dua të jap një datë të saktë se kur do të ndodhë kjo. Procesi i hyrjes së Suedisë ka kaq ka qenë shumë e pazakontë dhe e shpejtë, zakonisht duhen disa vite”, tha Stoltenberg për gazetën suedeze Aftonbladet.

Në maj, Suedia dhe Finlanda fqinje hoqën dorë nga politika e tyre prej dekadash e neutralitetit ushtarak dhe aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n, pasi Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt. Hyrja e një vendi në NATO kërkon miratimin e të gjithë anëtarëve të Aleancës.

Parlamentet e 28 nga 30 anëtarët e NATO-s kanë ratifikuar protokollin për pranimin e Suedisë dhe Finlandës, dhe vetëm Turqia dhe Hungaria nuk e kanë bërë ende këtë. Turqia po u bën presion dy vendeve nordike për të goditur grupet që Ankaraja i konsideron organizata terroriste dhe për të ekstraduar persona të dyshuar për krime të lidhura me terrorizmin.

Muajin e kaluar, ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavushoglu tha se Suedia nuk ishte “as gjysma e rrugës” në përmbushjen e angazhimeve që mori për të siguruar mbështetjen e Ankarasë për t’u bashkuar me NATO-n. Para kësaj, një gjykatë suedeze nuk miratoi ekstradimin e një gazetari të kërkuar nga Turqia për lidhje të dyshuara me grusht-shtetin e dështuar në 2016.

Kryeministri suedez Ulf Kristerson tha dje, në një konferencë për mbrojtjen dhe sigurinë ku mori pjesë Stoltenberg, se Turqia ka kërkesa që Suedia nuk mund dhe nuk dëshiron t’i përmbushë./ Top Channel

/e.d

Next Post
“Ja kë do kafshoja me qejf…”/ Moderatorja: Kam dashuruar vetëm një djalë!

"Më mungon..."/ Zbulohet se kush ia ka dërguar dronin Kiara Titos në BBV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In