• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Stojanoviç: Amerika nuk e ka problem realizimin e “Shqipërisë së Madhe”

by
14/05/2015 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Këshillit për Kontroll të Shërbimeve të Sigurimit të Kuvendit serb, Momir Stojanoviç, shprehet se, krahas ekstremizmit dhe terrorizmit ndërkombëtar, rreziku kyç për Serbinë është realizimi i projektit të “Shqipërisë së Madhe”.

Stojanoviç në gazetën “Veçernje novosti” tha se nuk përjashtohet që vala e terrorizmit, e nisur nga Maqedonia, të shpërndahet edhe në Serbi, edhe pse institucionet e vendit i kanë ndërmarrë të gjitha masat për ta parandaluar.

Sipas tij, rrezik më të madh potencial paraqet rajoni i Luginës së Preshevës dhe se ai është një pikë me rëndësi strategjike.

“Nëpër të kalon komunikimi kyç rrugor dhe hekurudhor, ndërsa planifikohet edhe gazsjellësi ‘Rrjedha turke’. Është e mundur që fuqitë e mëdha të cilave nuk u konvenon ai projekt të kenë goditur hallkën më të dobët të zinxhirit – Maqedoninë. Serbia duhet të ketë kujdes që, duke luftuar për veriun e Kosovës e Metohisë, të mos e humbë jugun e Serbisë qendrore”, tha ai

I pyetur se kush vërtet drejton me terroristët, Stojanoviç u shpreh se “nuk është sekret” që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “për çështjet e krimit të politikës në Ballkanin Perëndimor, mbështeten te korpusi shqiptar”.

“Amerika nuk e ka problem realizimin e ‘Shqipërisë së Madhe’, sepse kjo nuk është kërcënim për sigurinë e tyre dhe për interesat e tyre. Në anën tjetër, Bashkimi Evropian frikohet nga ‘Shqipëria e Madhe’ sepse ky projekt paraqet burim të jostabilitetit në këtë pjesë të botës”, ka thënë ai.

Sipas Stojadinoviç, të gjithë politikanët shqiptarë në rajon janë “një tru”.

“Ndarja mes tyre është e tillë që njerëzit dërgojnë mesazhe paqësore, ndërsa tjerët radikale dhe ekstreme. Dhe si me buton janë të gatshëm t’ua shkelin syrin terroristëve për t’u nisur në aksion kur duhet. Edhe atë, kur atyre t’ua shkelë syrin dikush nga anash”, tha gjenerali Stojanoviç.

Next Post

Lindsay Lohan foto me kuran në dorë, konvertohet në muslimane?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Fjala sot quhet krim

July 31, 2026
“Asnjë qytetar nuk e kërkoi”, Tabaku kundër reformës territoriale të PS: Është një lojë numrash

“Asnjë qytetar nuk e kërkoi”, Tabaku kundër reformës territoriale të PS: Është një lojë numrash

July 31, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Protesta nuk mjafton

July 31, 2026
Rama zbulon planin: Ushtria shqiptare do të jetë plotësisht e pajisur brenda vitit 2028

Rama zbulon planin: Ushtria shqiptare do të jetë plotësisht e pajisur brenda vitit 2028

July 31, 2026
Sulmet izraelite në Gaza, vriten 6 palestinezë, mes tyre 2 fëmijë

Sulmet izraelite në Gaza, vriten 6 palestinezë, mes tyre 2 fëmijë

July 31, 2026
Mijëra persona vërshojnë drejt Evropës, IOM paralajmëron për rrezikun e një tjetër tragjedie

Mijëra persona vërshojnë drejt Evropës, IOM paralajmëron për rrezikun e një tjetër tragjedie

July 31, 2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

July 31, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 1 Gusht 2026

July 31, 2026
Ortek tragjik në Pakistan, gjenden katër trupa nga grupi i alpinistëve të zhdukur

Ortek tragjik në Pakistan, gjenden katër trupa nga grupi i alpinistëve të zhdukur

July 31, 2026
Rama: Mbrojtja e Samitit të NATO-s ku do të jetë edhe Trump, do të bëhet me dronë “Made in Albania”

Rama: Mbrojtja e Samitit të NATO-s ku do të jetë edhe Trump, do të bëhet me dronë “Made in Albania”

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com