• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stiv Xhobsi ynë ka ngatërruar fushatë!

by Ardit Rada
11/04/2023 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Pa mbërritur në limitet e afateve ligjore, Ilir Meta shkoi e dorëzoi për Tiranën një listë kandidatësh për Këshillin Bashkiak sipas marrëveshjes me Sali Berishën. U deshën më pas një mori memesh e gallatash që Berisha ta thërriste Metën në zyrë nja tre herë dhe kësisoj lista me ‘gjenitë’ u shkartis me të Rithemelimit. Ky nuk është ndonjë shqetësim kushedi së çfarë për votuesit, por së paku tregon sesi edhe brenda koalicionit fjala ‘pazar’ është më e pakta që mund t’ia emërtosh marrëdhëniet që kanë. Më normalja është që Saliu u bë qesharak dhe i kërkoi ca emra në listë, një po e një jo. Kjo tregon seriozitetin që kanë përballë shqiptarëve. Asgjë zyrtare, asgjë morale. Veç listë pas liste në KQZ për të kompleksuar njëri-tjetrin.

Tashmë që zgjedhjet lokalë janë në prag të fushatës zyrtare, ka një qasje të tmerrshme të Sali Berishës ndaj hapësirës publike. Madje, ose ne e keqkuptojmë 14 Majin, ose kryetari i Rithemelimit e ka fushatën e fundit të jetës së tij politike. Teksa e gjithë vëmendja është kthyer në Tiranë, kryesisht për shkak të numrit të lartë të kandidatëve dhe jo për rezultatin e pritshëm, Sali Berisha e ka kapur mikrofonin më fortë se kurrë. Kandidati i tij dhe i Ilir Metës hedh një fjalë tutje-tëhu për autobusë falas, dhe mbetet si meme në TikTok. Shkon në një treg fshatarësh dhe merr 500 like në Facebook. Takon ca njerëz në rrugë te njësia 3 e shoqërohet me të korruptuarit e sportit. E kështu më radhë. Dhe paralel me këtë panoramë të vakët, qendron Sali Berisha që mbledh gazetarët dy herë në javë. Të hënën u thotë që Inceneratorët janë afera më e madhe e këtij shekulli. Pastaj të premten u thotë së afera më e madhe e këtij shekulli është Porti i Durrësit.

Është e kuptueshme se secili në opozitë po bën garë për hesapin e tij. Që nga pod-casti ku Saliu fliste gjysmë ore për xhaxhain, e gjer te bashkëbisedimet me premtime për trefishim pagash. 76 vite rrojti Enver Hoxha dhe bënte pikërisht këto muhabete: “Xhaxha Hyseni ishte si baba për mua. Ai ishtë nënshkrues i aktit të pavarësisë”. Këtë tonin të kohëve moderne e ka kapur pak me vonë të paktën, 79 vjeç. Dhe në podcast rrëfente se i pëlqente xhaxhai se vishej bukur para 100 vjetësh. Pikërisht ky, njeriu që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e duan as nëpër këmbë, e jo më në politikë, shfaq guxime të tepruara sa herë i del një mikrofon para.

Sali Berisha me gjasë ka ngatërruar fushatë, ndryshe nga partneri i tij. Teksa Ilir Meta merret me Luçianon, Saliu tregon se ç’do të bëjë kur të rikthehet si kryeministër. Është e çuditshme se ku i gjen krahasime për veten. Herë Ronald Regan, e herë Xhobs. Siç tha ai së fundmi: Do rikthehem si Stiv Xhobsi pasi e hoqën nga puna dhe i dha botës iPad-in! Pastaj fati i dy idhujve të tij është histori tjetër… Po nejse!

Next Post
Credins Smart Park, një pit stop i relaksit në natyrë!

Credins Smart Park, një pit stop i relaksit në natyrë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In