• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Stinë e mërzitshme protestash opozitare në qytet!

by Alfred Peza
05/04/2019 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Për të gjithë ata që dinë ta lexojnë politikën shqiptare, edhe përtej oqeanit të fjalëve që nuk e përmendin asnjëherë thelbin e çështjes, duket sikur ajo që po ndodh në Tiranë, nuk është gjë tjetër veçse motërzimi i një drame antike, që është luajtur jo shumë larg nga ky truall, në fqinjin tonë jugor ballkanik. Pena e Ismail Kadaresë e ka sjellë në mënyrë mjeshtërore tek “Stinë e mërzitshme në Olymp”, si për të na treguar, se historia përsëritet herë si në tragjeditë e lashta greke, e herë si një farsë si kjo që po luhet prej afro dy muajsh në Tiranë.

Pasi mbaruan zgjedhjet e 2017 e u krijua qeveria “Rama 2”, opozita e re dhe e vjetër zunë vendet në Parlament, ndërsa Presidenti i ri e la partinë dhe shkoi në zyrën e qytetarit Nr. 1 të Shqipërisë. Askush nuk tha asgjë dhe nuk ngriti asnjë pretendim, prej afro një viti me radhë. Kështu deri vjet në verë, kur Presidenti i Republikës pasi shëtiti të gjitha malet me radhë, u ngrit në lartësinë e Olimpit modern shqiptar, për të hedhur hapin e parë të një farse perëndish të reja politike në këto anë.

Fillimisht duke kthyer “me arësye” ligjet e para, duke u përplasur me ministrin e Jashtëm për dhënien e plotfuqishmërisë për nisjen e negociatave me Greqinë. E më pas, për të vijuar me mosdekretimin e ministrit të ri të Brendshëm, mosdekretimin e shkarkimit të shefit të diplomacisë dhe mosdekretimin e zëvendësit të tij të ri. Si të mos mjaftonin të gjitha këto, deklaratat shkuan në ekstrem, në emër të mos lejimit të qeverisjes sërisht me sekretarë të parë në Shqipëri.

Pas kësaj, radhën e kishte opozita zyrtare parlamentare, për të hedhur hapin tjetër të farsës. PD, LSI dhe aleatët e tyre nisën të “kujtoheshin” pas dy vjetësh, se zgjedhjet që i kishte “organizuar dhe mbikqyrur” ministri i tyre i Brendshëm, që i kishte çertifikuar KQZ e drejtuar prej saj dhe që nuk ishin ankimuar asnjëherë nga asnjë vëzhgues i tyre, jo vetëm ishin blerë, por edhe ishin vjedhur dhe tjetërsuar.

Hapi i tretë i farsës do të hidhej në fillim të këtij viti, kur opozita jonë pasi dëgjoi “zërin e popullit” shqiptar, i dogji të gjitha mandantet parlamentare dhe doli si kurrë më parë në historinë e demokracive funksionale të botës modern, jashtë sistemit politik të vendit.

Hapi i pestë i farsës, ishte dalja në rrugë, për të organizuar revolucionin e madh popullor që do të fshinte nga faqja e dheut mazhorancën qeverisëse, do të rrëzonte Kryeministrin Edi Rama, do të krijonte një qeveri tranzitore e cila do ta çonte vendin në zgjedhjet e parakohëshme dhe që do të rikthente pas kësaj, sa hap e mbyll sytë në pushtet, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin bashkë me aleatët e tyre.

E si në atë batutën e filmit të vjetër, kur malësori kishte në dorë një kaçile me vezë, që do ti shtronte e do çelte zogj, të cilat do të rriteshin e do bëheshin pula, për tu shitur e për të blerë qingja që do të rriteshin e do të beheshin deshë e dele, e më pas tufë… por “plluq” kaçilja iu rrëzua nga dora dhe vezët u thyen! Kështu edhe opozita jonë, ndërsa Luli flinte, shkoi nga dështimi në dështim me protestat që u nisën si “uragan”, për të përfunduas si një “furtunë në gotë”. Derisa “plluq” u çuan nga gjumi kur e kuptuan se “kaçilja e tyre politike”, i theu të gjitha vezët e ëndrrave me pushtet në tavolinë.

Kjo bëri që Kryetari i opozitës të niset e të vrapojë drejt Berlinit, më shpesh se drejt qyteteve të Shqipërisë, ku kishte premtuar se do të shkonte për të çuar në këmbë gjithë opozitarët, që do largonin Ramën që ai të ulej në kolltukun e shumëndërruar kryeministror. Deri më sot asnjë ndërkombëtar nuk e ka përkrahur aktin e paprecedentë të opozitës për të dalë jashtë Parlamentit. Ata që po vijnë e po ikin e që do të vijnë sërisht, kanë vetëm një fjalë për të thënë: Dialog! Një fjalë që Edi Rama ia ka thënë që në minutën e pare, e që vazhdon tua thotë çdo ditë.

Tani edhe militantët më të thekur, mediat më të zjarrta dhe opinionistët më të zellshëm të opozitës po e kuptojnë dhe po e pranojnë, se ajo që u nis të ishte pranvera shqiptare e revolicionit popullor, u shndërrua thjeshtë në një stinë të mërzitshme protestash opozitare në Tiranë. Ndaj, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë filluar të flasin për përgatitje për zgjedhje, për rregulla të reja loje brenda partive në përzgjedhjen e kanidatëve, për zgjedhje që ndodhen prapa derës dhe për ndezje motorash për fushatën elektorale.

Siç thuhet në dramën e Kadaresë “Zeusi ndihet i kërcënuar nga një komplot dhe “çështja Promethe”, para pajtimit mes atyre të dyve, është procesi i parë politik i historisë. Edhe pse e ka pushuar luftën me zotin madhor, Prometheu prapë nuk ndihet i qetë.” Sepse shpëtimi në një shtet që po bëhet edhe i së drejtës, vjen vetëm nga sistemi dhe legjitimiteti, nga vota e qytetarëve. Të gjitha të tjerat, në këtë stinë të re, nuk e prodhojnë dot atë përrallën e shumëndërruar të një nate dimri, që nisën të na i tregonin ndanë zjarrit të mandateve të djegura, në emër të popullit!

Next Post
FOTO /Komentuesit i sulen me kritika Kryemadhit: Mos i beso asnjë fjalë, bën sikur i vjen gjynah

FOTO /Komentuesit i sulen me kritika Kryemadhit: Mos i beso asnjë fjalë, bën sikur i vjen gjynah

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

March 24, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

March 24, 2026
Berisha konfirmon Metën në listat e mbyllura: Do të jetë deputet i sigurt!

Berisha uron Ilir Metën për ditëlindje: Rama çonte Ergys Agasin që t’i shponte shishet e ujit

March 24, 2026
U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

March 24, 2026
Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

March 24, 2026
“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

March 24, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

“Nafta instrument tiranie”/ Berisha: Ngarkesa fiskale, gjobë e tmerrshme që rëndon mbi qytetarët

March 24, 2026
PS në ‘aksion’, gati draftin e parë për referendumet! Kërkon edhe “tkurrjen” e Kuvendit

PS në ‘aksion’, gati draftin e parë për referendumet! Kërkon edhe “tkurrjen” e Kuvendit

March 24, 2026
Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

March 24, 2026
Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In