• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Stina e reshjeve, Prefekti i Tiranës mbledh Komisionin e Emergjencave

by Java News
30/10/2015 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën cilësinë e Kryetarit, Prefekti i Qarkut Tiranë mblodhi Komisionin e Planifikimit të Emergjencave për të vendosur prioritetet e parandalimit dhe për të raportuar gadishmërinë e secilit institucion pjesë përbërëse e komisionit në fjalë.

Duke folur për zonat problematike të qarkut, prefekti Sadi Vorpsi tha se sigurimi i

jetëve njerëzore përmes lajmërimit të shpejtë të popullatës dhe informacionit të ndërsjelltë, për shkak të situatës së përmbytjeve të mundshme, është prioritet.

“Kontrolli dhe garantimi i kalueshmërisë së akseve rrugore, si rezultat i përmbytjeve.

Ofrimi i ndihmës mjekësore për popullsinë e zonave të prekura nga fatkeqësia.

Mundësimi i ndihmës në ushqime e veshmbathje. Marrja e masave për një evakuim të mundshëm të banorëve të zonave të prekura. Këto prioritete sigurisht duhen pasur në vëmendje pasi stina e shirave dhe ngricave sapo ka nisur dhe parandalimi apo gjendja në gadishmëri e Komisionit të Emergjencave është detyrim sa ligjor, po aq edhe moral” – tha prefekti Vorpsi.

Ai theksoi se duke u nisur edhe nga situatat e krijuara vitet e mëparëshme, janë marrë masa  të menjëhershme për sigurinë e digave dhe rezervuarëve që ndodhen nën juridiksionin e Njësive të Qeverisjes Vendore të Qarkut Tiranë, bazuar në funksionet dhe detyrat e parashikuara në  ligj.

“Më konkretisht, një personel inxhinjero – teknik i Bordit të Kullimit në Qark ka qene ne gatishmëri për dhënie asistence në rastet e kërkuara nga Organet e Qeverisjes Vendore.

Eshtë konstatuar gjithashtu se në përgjithësi gjendja e digave ka qenë e mirë, janë prekur kryesisht nga fenomeni i rrëshqitjes dhe gërryerjes si pasojë e reshjeve të shumta në këto dy vitet e fundit. Janë konstatuar filtrime  uji në skarpatat e jashtme, apo rezervuare të cilëve i është dëmtuar  shkarkuesi katastrofik, ose në ndonjë rast ai ka dalë fare jashte perdorimit. Probleme jane vene re edhe ne funksionimin e saracineskave portave apo mekanizmat e komandimit” – tha Vorpsi gjatë analizës.

Në takim, një rëndësi e veçantë është kërkuar nga Prefekti që t’u jepet Ujëmbledhësve, me kujdes të veçantë duhet të ketë ndaj njësisë Farkë, Cerkëzë, dhe sidomos Paskuqanit, të cilat në rast çarjesh ose defektesh përbëjnë rrezik përmbytje për arsye se kane kapacitet te madh ujembajtes dhe ndodhen afer qendrave te banuara respektive.

Në tryezën e thirrur ishin të pranishëm drejtues të 5 bashkive dhe njësive administrative të Qarkut Tiranë, kreu i Këshillit të Qarku Aldrin Dalipi, drejtues të OSHEE, Bordit të Kullimit etj.

Next Post

Apeli lë në burg Ballistin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com