• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stina e nxehtë, Veliaj: Qytetarët të denoncojnë shpërdorimet e ujit

by A R
27/06/2016 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë sot thirrje qytetarëve të Tiranës që të tregohen të kujdesshëm me ujin e pijshëm dhe të mos e shpërdorojnë atë në këto ditë të nxehta vere. Në vizitën e tij në hidrocentralin e Lanabragasit, i cili përveçse prodhon energji elektrike, shërben edhe si furnizues me ujë të pijshëm për qytetin e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj tha se në këtë mënyrë sigurohemi që të mos ketë probleme me furnizimin me ujë gjatë stinës së verës.

Pasi pa nga afër kushtet në të cilat funksionon hidrocentrali i Lanabregasit, ai shtoi se muajt e verës pritet të jenë me temperatura tepër të nxehta. “Dua t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kursejnë ujin dhe të sigurohemi që nuk lajmë makinat me ujë të pijshëm, nuk ujisim e vadisim me ujë të pijshëm sepse kjo e dëmton jashtëzakonisht prurjen që kemi në rrjet, duke na çuar në një situatë të një thatësire të rrjetit tonë, kjo falë edhe amortizimit e ndërhyrjeve të paligjshme që kanë ndodhur ndër vite”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ai deklaroi se Bashkia e Tiranës dhe ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë disa muaj që po punojnë për të ndërprerë çdo lidhje të paligjshme, duke zëvendësuar rrjetin e dëmtuar, në mënyrë që të sigurohet furnizim normal me ujë për qytetin. “Vetëm në zonën e Dajtit, bashkia dhe UKT kanë kryer disa ndërhyrje për të ndërprerë lidhjet e paligjshme. I ftoj qytetarët të na njoftojnë nëse dikush kryen ndërhyrje në tubacionet kryesore që sjellin ujë në Tiranë”, shtoi Veliaj. Gjithashtu, ai tha se Bashkia e Tiranës, nëpërmjet administrimit të ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, ka mundur që në një vit ta shndërrojë hidrocentralin e Lanabregasit në një burim të mirë të ardhurash, duke rritur efiçencën e prodhimit të energjisë dhe shitjes së tij.

Më vjen mirë që e kemi nxjerrë këtë kompani nga kolapsi dhe sot po sjell fitime për Bashkinë e Tiranës. Shpresoj që do të vijojë në këtë lloj mbarësie financiare, për t’u siguruar që çdo aset i qytetarëve të Tiranës të administrohet mirë, të prodhojë energji dhe të ardhura financiare për Bashkinë e Tiranës, siç po prodhojnë agjencia e parkingjeve apo UKT. Kështu, sigurohemi që për herë të parë të kemi një bashki të shëndoshë nga ana financiare”, tha Veliaj. Ai theksoi se Bashkia e Tiranës do të propozojë edhe një formulë të përdorimit të energjisë që prodhohet nga ky HEC për të përballuar konsumimin energjisë për ndriçimin e qytetit dhe shërbimeve të tjera.

“I kemi të gjitha mundësitë që të bëjmë një marrëveshje me operatorët energjetikë, ku për nevojat e qytetit të Tiranës, në vend që të shesim me shumicë dhe të blejmë me pakicë për ndriçim dhe ngrohje të institucioneve publike dhe rrugëve të qytetit, do të propozojmë një skemë, ku bashkia jep energji në rrjetin e transmetimit dhe nuk paguan për gjithë energjinë që shpenzon”, tha Veliaj. Kjo, sipas kryetarit të bashkisë, do ta bënte Tiranën qytetin e parë në Ballkan, i cili nuk paguan asnjë qindarkë për energjinë elektrike të nevojave të qytetit sepse e prodhon vetë për rrugët, ndriçimin dhe institucionet publike. “Brenda këtij viti do t’i japim udhë kësaj marrëveshje dhe do të sigurohemi që të tregohemi akoma më të kujdesshëm me financat publike të qytetit të Tiranës”, shtoi ai.

Hidrocentrali i Lanabregasit gjendet afërsisht 10 km nga Tirana, ndërsa uji merret nga një lartësi 980m dhe nëpërmjet një tuneli arrin në rezervuar. Turbinat bëjnë të mundur që uji të dërgohet në depozitat e ujit, dhe prej andej në sistemin e shpërndarjes së ujit të qytetit të Tiranës. HEC-i i Lanabregasit luan një rol shumë të rëndësishëm, jo vetëm në aspektin e prodhimit të energjisë, por edhe për sistemin e shpërndarjes së ujit në Tiranë. HEC-i ka një fuqi të instaluar 5000 këh dhe është i pajisur me dy turbina me kapacitet 2500 këh secila.

Next Post

VV provokon Malin e Zi, vendos flamurin kombëtar në kufi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

Një fitore si ajo e Trump

April 8, 2026
Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In