• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stina e mërzitshme në “Olimpin” e politikës shqiptare!

by Alfred Peza
26/01/2020 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Të mësuar me zhvillimet “in extremis” që ndalojnë vetëm në buzen e greminës tragjike, me përplasjen e “titanëve”, me zhurmat e luftës së shpatave, shigjetave e mburojave, me brohoritjet e aprovimeve dhe disaprovimeve nga spektatorët e përjetshëm në shkallët e amfiteatrit të jetës politike shqiptare, janari i 2020 ka nisur ti duket shumëkujt si titulli i dramës së Kadaresë “Stinë e mërzitshme në Olymp”.

Duke patur si subjekt atë që në mitologjinë greke njihet si “procesi i parë politik i historisë”, kjo na ndihmon për të kuptuar ndoshta edhe më mirë, përsenë e kësaj atmosfere në Tiranën që ka ditur të jetë gjithmonë gjithçka tjetër, përveçse e mërzitshme në këtë apspekt. Sepse prej një shekulli qëshkurse është shpallur kryeqytet, ajo i ka përjetuar të gjitha në jetën e vet shoqërore.

Ka përjetuar revolucionet dhe kundërevolucionet. Republikën dhe monarkinë. Luftën dhe paqen. Diktaturën dhe anarkinë. Demokracinë dhe monopartinë. Parlamentarizmin dhe atentatet politike. Politikën, parapolitikën e paspolitikën. Kërcënimet dhe joshjet. Diplomacinë dhe shitblerjen. Marrëveshjet dhe tradhëtitë. Vetëvrasjet dhe vrasjen e kundërshtarëve. Komplotet reale dhe më së shumti ato imagjinare. Grupet e armiqve të jashtëm, por mbi të gjitha ato të armiqtë e brendshëm.

Në historinë e saj vetëm 107 vjeçare, Shqipëria numëron 7 kryeministra të vrarë, 10 të dënuar me vdekje dhe 3 me burgim. Duke qenë e denjë për të thyer rekordin i librit “Guiness”. E ta mendosh, se ka nga ata që kanë qeverisur për 31 vjet dhe të tjerë që nuk i kanë mbushur dot as 31 orë në detyrë. Në 12 vitet e para ky vend ndërroi 15 qeveri dhe në 23 vitet e fundit ka patur vetëm tri mazhoranca, që ia kanë lëshuar vendin në qetësi e normalitet demokratik njera- tjetrës.

E në këtë pasqyrë gjithkush mund të shohë jo vetëm historinë e vendit por edhe të tijën në raport me Shqipërinë. Sepse jetojmë në një shtet ku gjithkush ëndërron që ta qeverisë një ditë, në të njëjtën kohë që ankohet se do ta braktisë atë. Sepse jemi një popull ku gjithkush duket i destinuar vetë për një sfidë: Ose të jetë i pari, ose të jetë i fundit! E ku shumëkush nuk duket të jetë i prirur që të bëjë veten, për aq kohë sa e ka më kollaj të bëjë Zotin. Duke dashur që të bëjë gjithçka tjetër, përveçse të pranojë atë rol që kudo jashtë kufijve të Republikës e bën me zell, dëshirë, urtësi dhe përulësi.

Në këto kushte, sapo rrugëtimi i anijës së vendit nis e futet në rrjedhën e ujërave të qeta, pa përplasje, pa kërcitje, pa zhurma, pa dallgë, pa shkëmbinj mbi e nën ujorë, pa furtuna, tufane e ciklone, shumëkush nis e ndihet i paqetë. Në boshllëk. Duke u shqetësuar sikur diçka i mungon, pa e ditur as vetë se çfarë. Sepse, në një vend që vjen nga një histori e trazuar, duke jetuar mes krizash, rrëmujash, përplasjesh dhe ulje ngritjesh të pandalshme, gjithkënd e tremb qetësia dhe rutina vdektare e rrjedhës së normalitetit.

Është kjo edhe arësyeja se përse jo pak vetave në këtë qytet, u duket një kohë shumë e mërzitshme kjo e rikthimit të opozitës në normalitetin e vet. Ulja e saj në tryezën e dialogut politik. Në tavolinën e reformës elektorale. Rikthimi në sistemin politik e demokratik të vendit. Dalja e paqtë nëpër tryezat dhe emisionet e debateve politike e televizive.

Sepse u mungon dhe i mer malli për ato kohë të arta të mbushura me protesta, me sherre, çjerrje, sharje, vezë e çizme në sallën e Parlamentit. Me përplasje në rrethimin e saj. Me atentate para selive të partive politike. Me flakë dhe molotovë mbi institucionet kushtetutese të vendit. Me tentativa për grushte shteti. Me kërcënime e hakërrime për vrasje të njëri- tjetrit. Me plgosje, me dhunë shtetërore, e vrasje qytetarësh të pafajshëm në bulevardin kryesor të kryeqytetit.

Kjo “stinë e mërzitshme në Olimpin e politikës shqiptare”, vërtetë mund të ketë lënë shumkënd “pa punë”, pa ushqimimin e përditshëm të kafeneve, mejhaneve e restoranteve luksoze. Por mos u shqetësoni. Sepse nga ana tjetër, ajo është nga ato të paktat stinë që shërben për të ngjizur frutet e mbrothësimit të popujve, shteteve e kombeve drejt së ardhmes së tyre. Janë kohët kur partitë politike, sistemet demokratike dhe “Zotat e Olimpit” reflektojnë. Shplodhen. Qetësohen. Rregullojnë frymëmarrjen. Ëndërrojnë. Bëjnë plane dhe bëhen gati, për sfidat e radhës.

Ky vit, duke mos qenë elektoral, ia jep këtë shans dhe mundësi të gjithëve. Mos u shqetësoni. Ka shumë gjëra për të bërë gjithkush tjetër përgjatë 2020. Ndaj mereni shtruar. Sepse vitin 2021 e keni përpara. Deri atëherë, të gjithëve u duhen ca energji të reja më shumë, për betejën politike të radhës.

Next Post
Tërmeti në Turqi/Mrekulli nën rrënoja, vogëlushja nxirret e gjallë pas 24 orësh, biseda prekëse e të jëmës

Tërmeti në Turqi/Mrekulli nën rrënoja, vogëlushja nxirret e gjallë pas 24 orësh, biseda prekëse e të jëmës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe reagon pas vendimit të Bordit: Mos vallë na kanë grabitur te ky çmimi ‘neto’ pa taksa i naftës?

March 26, 2026
Pjesa e parë Poloni 0 – 1 Shqipëri! Arbër Hoxha shënon në Varshavë

Pjesa e parë Poloni 0 – 1 Shqipëri! Arbër Hoxha shënon në Varshavë

March 26, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Paralajmërimi i fortë i gazetares: Pas një jave do shihni se ç’sjell lufta në Shqipëri

March 26, 2026

Rrugë pa strategji: paradoksi i aksit dytësor Tiranë–Vorë

March 26, 2026
Misteri pse Kosta Trebicka shkoi vetëm për gjueti/ Zbulohen dëshmitë dhe dyshimet e miqve: Sa herë që vinte në Maliq takohej…

“Mjekët që bënë autopsinë e Kosta Trebickës shoqëroheshin me Sali Berishën”

March 26, 2026
“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

March 26, 2026
Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

March 26, 2026
Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

March 26, 2026
Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In