• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stërvitja për SPAK dhe revolucioni me dieta shteti

by Mero Baze
17/11/2023 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

U bë një javë që Sali Berisha del përditë e sqaron çdo detaj mbi aferën e çështjes Partizani. Më së paku sqaron vendimet e tij. Sqaron çdo lëvizje të dhëndrit, si e ka marr tokën si e ka privatizuar si ka blerë godinat sa ka blerë, kujt ja ka blerë, me sa ja ka marrë sa ka fituar cfarë ka bërë Edi Rama çfarë ka bërë kompania e dhëndrit çfarë ka bërë kompania e dhëndrit dhe kushëriritt tij etj.

Nuk besoj se ka ndonjë njeri që di kaq shumë detaje për gjithë këtë histori. As pronarët e tokës që kanë përfituar as dhëndri që ka marr gjithçka as ndërtuesi as KKRT e askush tjetër nuk është kaq në brendësi të kësaj çështjeje, sa Sali Berisha. Duket që është sjellja e pronarit kryesor.

Ndryshe nga historia e Gërdecit që herë pas here thoshte se dëgjova për herë të parë kur shpërtheu, tek kjo histori duket që ka qenë I informuar që në minutat e para se çfarë do bënin dhe është shumë I qartë çfarë kanë bërë.

Të jesh kaq I informuar, kaq I sigurt që je I pafajshëm dhe të mos paraqitesh në SPAK, është një dilemë e madhe. Ose do të ndihmosh SPAK ose do të lësh dhëndrin brenda në burg, ose do të heroizohesh duke I dhënë zemër revolucionit që nuk e dorëzon kokën në tepsi.

Kjo e fundit ka më shumë gjasa.
Por dhe kjo sakrificë po I shkon dëm. Shumica e deputetëve revolucionarë të Foltores nuk po durojnë dot dhe kanë vendosur të bëjnë revolucion pro dieta shteti. Po thyejnë urdhrat e po shkojnë në Komisione se kanë pagesa shtesë.

Nëpër kangjella nuk ngjiten se nuk kanë të gjithë xhinse të forta si të Flamurit që nuk grisen.
Nga dritaret nuk hyjnë se e kanë bezdi tu vënë duart në të pasmet që ti shtyjnë si Salianjin.
Dhe mbi të gjitha nga gjithë fjalitë e Berishës atyre u ngelet në mendje vetëm fakti se ai është duke folur se si të justifikoj pse dhëndri ka ndërtuar 17 kulla dhe ata asnjë.

Kështu që i kanë rënë shkurt dhe po bëjnë revolucion me dieta shteti.
Pra edhe ky motiv për të mos shkuar në SPAK por për të folur në konferencë shtypi që të dëgjoj SPAKU, po I bie.
I vetmi motiv që se bën dot publik ndoshta është nevoja të bëj stërvitje për të qenë i përgatitur kur të shkoj në SPAK. Kjo ka kuptim. Duke I përsëritur cdo ditë gënjeshtrat fillon dhe I beson dhe shkon më I vendosur dhe më I më shumë vetëbesim para SPAK. Pastaj aty çfarë fati të kesh. Se dhe ata të SPAK, kanë bërë prova para se ta thërrasin.

Next Post
VIDEO/ Seferi-Daku, Shqipëria kërkon golin e dytë, “drithërima” në portën moldave

VIDEO/ Seferi-Daku, Shqipëria kërkon golin e dytë, “drithërima” në portën moldave

Comments 1

  1. Shyrete Hajdarmatja says:
    3 years ago

    Saliu Shiqeres, (i Ramës nuk i dihet në se është, e di vetëm Shiqerja), duhet të stervitet jo vetëm për SPAK-un, por edhe të sigurojë me kohë, brekë e penebrekë leshi deleje, jo vetëm për vehte, por edhe për djalin, dhenderrin dhe vajzën, duke bërë stervitje familiare,,për të qënë të pregatitur fizikisht kur tu vijë rradha për të shkuar në burgun e Reçit, në qelitë VIP Nr.1 dhe Nr.2 që kanë edhe WC brënda….tamam për vipa.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Qindra nxënës në trafik për minuta me radhë

Protestuesit bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Qindra nxënës në trafik për minuta me radhë

September 14, 2026
“Ka bombë në shkollë”/ Telefonata alarmon Tiranën, Antiterrori prangos autorin pas kontrolleve

“Ka bombë në shkollë”/ Telefonata alarmon Tiranën, Antiterrori prangos autorin pas kontrolleve

September 14, 2026
Begaj uron nxënësit: Shkolla s’është thjesht një vend ku marrim dije, por vendi ku përgatitemi të marrim përgjegjësi

Begaj uron nxënësit: Shkolla s’është thjesht një vend ku marrim dije, por vendi ku përgatitemi të marrim përgjegjësi

September 14, 2026
Bill Clinton tregon pse CIA i tha të mos e vrisnin Bin Ladenin para 11 Shtatorit

Bill Clinton tregon pse CIA i tha të mos e vrisnin Bin Ladenin para 11 Shtatorit

September 14, 2026
Nisja e vitit shkollor 2026-2027, 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë

Nisja e vitit shkollor 2026-2027, 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë

September 14, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

Rikthehen në GJKKO dosjet “e bujshme”, sot seancat për Berishën dhe Metën

September 14, 2026
Gjirokastër, të huajt blejnë shtëpi në zonën muzeale

Shqipëria, mes 10 destinacioneve më të preferuara jashtë BE-së nga rezidentët europianë

September 14, 2026
Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

September 14, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 14 shtator 2026: Dashi hap derën për një njohje të re

September 14, 2026
Trump vlerëson punën e Witkoff dhe Kushner: Shikoni Gazën, nuk ka më shumë luftime -

Trump vlerëson punën e Witkoff dhe Kushner: Shikoni Gazën, nuk ka më shumë luftime –

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com