• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stërvitja “Mburoja e Arbrit-26”, ministri Nufi: Forcat e Armatosura, plotësisht të ndërveprueshme me ato të vendeve të NATO-s!

by A. Q
21/09/2026 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) është certifikuar “I aftë për mision”, pas përfundimit të procesit të vlerësimit të zhvilluar në kuadër të stërvitjes “Mburoja e Arbrit-26”, në rajonin stërvitor të Bizës.

Në ceremoninë përmbyllëse të stërvitjes, ku morën pjesë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj; Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtënant Arben Kingji; komandantë, përfaqësues të NATO-s, atashe ushtarakë dhe partnerë, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi e vlerësoi certifikimin si një arritje të rëndësishme për Forcën Tokësore dhe Forcat e Armatosura.

“Sot, rezultati flet qartë: Grupi i Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë është certifikuar ‘I aftë për mision’. Kjo është një arritje, për të cilën duhet të jemi krenarë. Por, ndër të tjera, është edhe përgjegjësi. Përgjegjësi për të ruajtur standardin, për ta kthyer këtë përvojë në një kapacitet të qëndrueshëm operacional dhe përgjegjësi për të qenë të gatshëm ta dëshmojmë këtë aftësi sa herë që misioni e kërkon”, u shpreh Ministri Nufi.

Stërvitja “Mburoja e Arbrit-26” shërbeu si një proces i plotë dhe rigoroz vlerësimi, i zhvilluar sipas fushave të CREVAL, duke testuar aftësinë e strukturës për të planëzuar, komanduar, dislokuar dhe zhvilluar operacione në një mjedis operacional kompleks, në përputhje me standardet dhe procedurat e NATO-s.

Certifikimi kombëtar u zhvillua nën monitorimin e përfaqësuesve të NATO-s, duke vënë në fokus standardizimin dhe ndërveprueshmërinë e Forcave të Armatosura shqiptare me forcat aleate.

“Shqipëria është dhe do të mbetet një aleate e angazhuar, që kontribuon me përgjegjësi në Aleancë dhe punon vazhdimisht për të rritur aftësitë e saj. Në këtë drejtim, modernizimi i Forcave të Armatosura është një proces i pandalshëm.”, deklaroi Ministri i Mbrojtjes.

Duke e lidhur procesin e certifikimit me transformimin e Forcave të Armatosura, Ministri Nufi theksoi se modernizimi nuk lidhet vetëm me pajisjet, por edhe me mënyrën e planëzimit, stërvitjes dhe zhvillimit të operacioneve.

“Modernizimi që po ndërmarrim synon pikërisht këtë: të ndërtojmë Forca të Armatosura më të afta, më të lëvizshme, më të mbrojtura, më teknologjike dhe plotësisht të ndërveprueshme me forcat e vendeve aleate”, u shpreh ai.

Në përfundim të ceremonisë, Ministri Nufi vlerësoi punën e komandantëve, shtabeve, instruktorëve, vlerësuesve dhe të gjithë ushtarakëve e civilëve të angazhuar në stërvitje, duke nënvizuar se certifikimi është dëshmi e punës, disiplinës, përgatitjes dhe profesionalizmit të tyre.

“Mburoja e Arbrit-26” përbën një tjetër hap në konsolidimin e kapaciteteve operacionale dhe në rritjen e gatishmërisë së Forcave të Armatosura për përmbushjen e misioneve kombëtare dhe angazhimeve në kuadër të Aleancës së NATO-s.

Next Post
Kapet një varkë me 2.1 ton kokainë në Spanjë, 5 të arrestuar! Mes tyre edhe një shqiptar (VIDEO) -

Kapet një varkë me 2.1 ton kokainë në Spanjë, 5 të arrestuar! Mes tyre edhe një shqiptar (VIDEO) -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Japonia nën ‘tërbimin’ e tajfunit, të paktën dy të vdekur dhe përmbytje massive! 275 fluturime të anuluara dhe 1.6 milionë banorë të evakuuar

Japonia nën ‘tërbimin’ e tajfunit, të paktën dy të vdekur dhe përmbytje massive! 275 fluturime të anuluara dhe 1.6 milionë banorë të evakuuar

September 22, 2026
Macron pas takimit me Trump: Bisedime shumë konstruktive, në fokus Deti i Kuq dhe Ukraina!

Macron pas takimit me Trump: Bisedime shumë konstruktive, në fokus Deti i Kuq dhe Ukraina!

September 22, 2026
FOTO/ Makinës së parkuar i vihet flaka gjatë natës, Policia heton zjarrvënien e qëllimshme, merret dëshmia e pronares! Sekuestrohen pamjet e kamerave

FOTO/ Makinës së parkuar i vihet flaka gjatë natës, Policia heton zjarrvënien e qëllimshme, merret dëshmia e pronares! Sekuestrohen pamjet e kamerave

September 22, 2026
Presidenti amerikan sfidon gazetarët, “Trump TV” nis transmetimet! Përshkallëzohet përplasja me mediat

Presidenti amerikan sfidon gazetarët, “Trump TV” nis transmetimet! Përshkallëzohet përplasja me mediat

September 22, 2026
Futbolli në zi, ndahet nga jeta Vasillaq Konomi, ish-portieri i Tiranës që u përball me gjigantët e Ajaxit të viteve ’70!

Futbolli në zi, ndahet nga jeta Vasillaq Konomi, ish-portieri i Tiranës që u përball me gjigantët e Ajaxit të viteve ’70!

September 22, 2026
Kaja Kallas paralajmëron: BE-ja duhet të mbajë të pandryshuara sanksionet ndaj Rusisë

Kaja Kallas paralajmëron: BE-ja duhet të mbajë të pandryshuara sanksionet ndaj Rusisë

September 22, 2026
Shqipëria zyrtarisht pjesë e NASA-s, firmos Marrëveshjet Artemis! Ministri Hoxha: Një ditë krenarie dhe një tjetër hap drejt së ardhmes!

Shqipëria zyrtarisht pjesë e NASA-s, firmos Marrëveshjet Artemis! Ministri Hoxha: Një ditë krenarie dhe një tjetër hap drejt së ardhmes!

September 22, 2026
“Vetëm të mbijetojmë”- Ja si inflacioni i lartë po ua vështirëson jetën iranianëve: Pjesa më e keqe është se njerëzit janë mësuar me këtë!

“Vetëm të mbijetojmë”- Ja si inflacioni i lartë po ua vështirëson jetën iranianëve: Pjesa më e keqe është se njerëzit janë mësuar me këtë!

September 22, 2026
“I thashë ‘faleminderit dhe ciao’”- Sylvester Stallone tregon si refuzoi rolin e ofruar nga Trump: Ishte e pamundur!

“I thashë ‘faleminderit dhe ciao’”- Sylvester Stallone tregon si refuzoi rolin e ofruar nga Trump: Ishte e pamundur!

September 22, 2026
“Veç punë e Zotit pse nuk jam vrarë!”- Rrëfimi prekës i mbesës së Adem Jasharit për masakrën e Prekazit: Më kujtohen shumë gjëra…

“Veç punë e Zotit pse nuk jam vrarë!”- Rrëfimi prekës i mbesës së Adem Jasharit për masakrën e Prekazit: Më kujtohen shumë gjëra…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com