• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

by A R
13/03/2026 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të stërvitjes së përbashkët mes forcave speciale të Policisë së Shtetit, RENEA, dhe njësisë elitë të policisë greke EKAM.

Në fjalën e tij, ministri Lamallari vlerësoi rolin e kësaj njësie speciale, duke theksuar se për vite me radhë RENEA ka qenë simbol i disiplinës, kurajos dhe sakrificës në shërbim të qytetarëve.

Sipas tij, efektivët e kësaj force janë në vijën e parë në përballjen me situatat më të vështira, nga lufta kundër krimit të organizuar deri te kërcënimet terroriste dhe çdo rrezik që cenon jetën e qytetarëve. Lamallari theksoi se bashkëpunimi mes dy njësive speciale nuk është vetëm një trajnim i përbashkët, por një proces më i gjerë shkëmbimi përvoje dhe ndërtimi besimi mes dy policive.

“Ky trajnim është shumë më tepër se një stërvitje. Është bashkëpunim, ndarje përvoje dhe një besim që rritet mes jush, duke dëshmuar se Policia e Shtetit dhe policia greke mund të fuqizojnë më tej bashkëpunimin për të adresuar sfidat e përbashkëta”, deklaroi ai.

Ministri nënvizoi gjithashtu rëndësinë e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Athinëss në fushën e sigurisë, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si thelbësor jo vetëm për dy vendet, por edhe për stabilitetin e rajonit.

Sfidat si krimi i organizuar, terrorizmi dhe krimet transnacionale, tha ministri Lamallari, kërkojnë bashkëpunim të ngushtë mes vendeve, sidomos në kontekstin e integrimit europian. Në këtë kuadër, ai theksoi se Shqipëria ka bërë progres të ndjeshëm në luftën kundër krimit dhe se Policia e Shtetit meriton të ketë një rol dinjitoz në platformën europiane të njësive speciale ATLAS Network.

Lamallari shprehu angazhimin e tij për të forcuar më tej bashkëpunimin mes policisë shqiptare dhe homologëve grekë, duke theksuar se kjo është një garanci më shumë për sigurinë e qytetarëve të të dy vendeve dhe të gjithë rajonit.

“Dëshiroj veç t’ju falënderoj për shërbimin që ju bëni çdo ditë, si në Shqipëri dhe kolegët tuaj në Greqi, edhe është veçse kënaqësi e nder të jem drejtuesi i kësaj ministrie, shumë të rëndësishme, që përfshin skuadra elitë si RENEA  dhe EKAM në rastin e homologëve grekë, të cilët janë shëmbëlltyra e misionit fisnik të policive të të dy vendeve, të cilët sigurisht arrijnë deri në sakrificë për të garantuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve dhe të rajonit”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari.

Next Post
Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Halli i Berishës me SHBA, kauza e ndarjes krahinore dhe ‘makthi’ i rikthimit të ’97-tës

Rama, ‘valixhja diplomatike’ e ambasadores së SHBA dhe Berisha i ‘fikur’

March 13, 2026
I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

March 13, 2026
Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

March 13, 2026
Arrestohet ish-ministri Beqaj dhe dy persona të tjerë! Reagon SPAK: Vendimi nga GJKKO për…

La në fuqi paraburgimin për Ilir Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses

March 13, 2026
Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

March 13, 2026
Kasmi: Enver Hoxha dha urdhër që asnjë gjerman të mos dalë gjallë. Luftë e vërtetë në Tiranë!

A ka ardhur koha që ambasadat perëndimore t’i kthehen diplomacisë klasike?

March 13, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

Kush po e fiton luftën e narrativës? Makineria e propagandës së Iranit përpiqet të “blejë” botën

March 13, 2026
E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

March 13, 2026
Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

March 13, 2026
Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In