• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Stërvitja e përbashkët rajonale, Peleshi: Për emergjencat duhet bashkëpunim

by Java News
22/07/2015 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka përfunduar me sukses stërvitja e përbashkët rajonale “Join Raction 2015”.

Me këtë rast, në Ministrinë e Mbrojtjes u zhvillua një ceremoni përshëndetëse ku morën pjesë, Zv/Kryeministri i vendit, Niko Peleshi, Ministri i Punëve të Brendshëm, Saimir Tahiri, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe personalitet të tjera të vendit dhe të huaj.

Gjatë fjalës së tij, Zv/Kryeministri Niko Peleshi tha se emergjencat civile janë një sfidë e cila na vë përballë shumë vështirësive, por zgjidhjen e ka tek bashkëpunimi. Sipas tij, bashkëpunimi rajonal, por dhe aktorë brenda vendit janë një rrugë e rëndësishme për të përballuar fatkeqësit natyrore të ndryshme.

Ministria e Mbrojtjes Foto Flor Abazi (7)“I nxehti afrikan që ka pushtuar vendin këto ditë ka bërë që në shumë zona të bien zjarre. Sfidë kjo e përballuar me sukses nga emergjencat civile. Po ashtu një sfidët tjetër ishte ajo e dimrit të kaluar, ku shumë vende të rajonit u përmbytën nga rreshjet e shumta. Ashtu ndodhi dhe në vendin tonë, ku në jug të vendit, si asnjëherë më parë lumi Vjosë doli nga shtrati dhe përmbyti disa zona, flaë ndihmës së partnerëve tanë, ndërhyrjes së specializuar të strukturave tona të emergjencave civile edhe ai rast kaloi me sukses”, theksoi Peleshi.

Ministria e Mbrojtjes Foto Flor Abazi (5)Zv/Kryeministri tha se programi i ndjekur në stërvitjen e “Join Reaciton 2015” dhe vijueshmëria e bashkëpunimit me vëndet e rajonit dhe partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë një faktorë i rëndësishëm për të përballuar sfidat.

“Bashkëpunimi është në vetvete një sfidë, pasi ka shumë faktorë brenda. Komunikimin, kostot ekonomike..etj, por bashkëpunimi është thelbësorë për të mbërritur tek suksesi i një operacioni dhe jam i bindur se pavarësisht sfidave që do të kemi përpara, përmes bashkëpunimit do ia dalim mbanë të kalojmë çdo vështirësi dhe programe të tilla bashkëpunimi e trajnimi janë të rëndësishme në këtë drejtim”, tha Peleshi.

Ministria e Mbrojtjes Foto Flor Abazi (3)Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, duke përshëndetur përfundimini e proçesit stërvitor, u shpreh se emergjencat civile janë të gatshme të përballen me sfidat që paraqiten në udhën e shoqërisë sonë. “Asnjë vend nuk është imun ndaj fatkeqësive dhe emergjencave natyrore. Por, falë trajnimit dhe masave të marra, Shqipëria shkon më e përgatitur përballë këtyre sfidave falë ndihmës dhe kontributit të partnerëve”, theksoi Ministri i Brendshëm.
Ai gjithashtu falenderoi partnerët ndërkombëtarë për ndihmën e dhënë në këtë drejtim. “Ju falënderoj për mundësinë që i dhatë forcave tonë të mbrojtjes civile për të marrë pjesë dhe për të organizuar stërvitjen “Join reaction 2015”, si një përgatitje për të përballuar sfidat me të cilat përballet shoqëria jonë, institucionet”, shtoi Tahiri. “Sfida, theksoi ai, që nuk mund të jenë të suksesshme pa ndihmën e ndërkombëtarëve. E vetmja mënyrë që forcat tona të kenë mundësi të hedhin hapa të tjerë përpara për rezultate më të mira për Shqipërinë më të sigurt dhe shoqërinë më të sigurt”, vijoi Ministri i Brendshëm.

Ministria e Mbrojtjes Foto Flor Abazi (2)Ministri i Brendshëm gjithashtu nënvzoi kostot e larta që sjellin fatkeqësit natyrore. “Dëmet ekonomike dhe fatura financiare nga fatkeqësitë natyrore janë të paimagjinueshme si për vendin ashtu edhe për të ardhmen e zonave të prekura, ndaj duhet një angazhim total i strukturave të mbrojtjes civile”, nënvizoi ai.

Po ashtu Ministri i Brendshëm bëri një rezyme dhe të problematikave të fundit të hasura në vend nga i nxehti. Ministri Tahiri tha se vetëm dje në Shqipëri ishin aktive 7 vatra zjarri me mbi 10 hektarë pyje e kullota.  Sipas tij, zjarret  e rëna kanë pasoja shkatërruese për ekonominë në atë zonë, për qytetarët, prandaj dhe masata duhen marrë dhe përgatitjet duhen maskimale, pasi kështu sigurojmë të ardhmen ekonomike e zhvillimore të vendit. Ai përfundoi duke shtuar se duhet një angazhim i të gjitha strukturave për të bërë një Shqipëri më të sigurtë.

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli u shpreh se ‘ndjehem e kënaqur me synimin e stërvistjes për rritje të mirëkuptimit, bashkëveprimit dhe ndërveprimit midis institucioneve, organizatave dhe vendeve partnere në përballimin e emergjencave civile në përmasa të mëdha sidomos roli ynë nuk është i çliruar nga rreziku i fatkeqësive natyrore, përkundrazi “.

Ministria e Mbrojtjes Foto Flor Abazi (1)Për ministren e Mbrojtjes, të gjitha procedurat janë përmbushur me cilësi gjatë stërvistjes duke rritur bashkëpunimin civil-ushtarak, ndërveprueshmërinë midis agjencive të ndryshme ndërqeveritare, partnere jo qeveritare si dhe forcave e kapaciteteve tona ushtarake.

Si pjesëmarrës nga 10 vende , Shqipëria bashkë me Bosnje-hercegovinën, Kroacinë, Rumaninë Malin e Zi, Slloveninë, dhe SHBA ,si dhe qëndra koordinuese e NATO-s për përgjigë ndaj katastrofave, kjo stërvitje konfirmoi edhe nëherë aftësinë për të krijuar , për të ndërvepruar, për të marrë vendime dhe ekzekutuar me profesionalizëm vendimet e marra”, nënvizoi Kodheli.

Kodheli shtoi se forcimi i mekanizmave të bashkëpunimit do të sjellë në qasje të re në mekanizmat e procedurave, në përgjigë të emergjencave civile kudo që ato ndodhin.

Sakaq, Kodheli theksoi se këto ngjarje janë të rëndësishme sepse rrisin përkushtimin në drejtimin të paqes dhe stabilitetit të gjërë. /ATA/

Next Post

Galeri/ Ja si reagon Rama kur Berisha nis lumin e akuzave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In