Nuk është Çelsi, Mançester United, Barcelona apo Reali I Madrid, por Juventusi. Ky mund të jetë destinacioni i ardhshëm i sulmuesit të Liverpoolit Raheem Sterling. Kjo është ajo që bëhet e ditur nga tabloidi britanik “The Sun” sipas të cilës, mund të jetë Juvja ekipi i radhës i talentit anglez.
Për të mbërritur në Torino, Juventusi duhet të derdhë në arkat e klubit anglez rreth 50 milionë stërlina (70 milionë euro) që mund të vijnë nga shitja e mundshme e mesfushorit Paul Pogba.
Megjithatë janë të pakta mundësitë që sulmuesi të veshë fanellën bardhezi për shkak të vlerës së tij të lartë, si dhe garës me ekipet më të mëdha botërore.
Redaksia Online
(Javanews.al)









