• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sterilizimi/ Reagon qeveria: Fituesi me eksperiencë 30 vjeçare

by A R
24/11/2015 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Portali zyrtar i qeverisë Transparenca.Al ka reaguar pas shkrimit të BIRN, duke theksuar se  fituesi i këtij procesi të hapur online është një bashkim operatorësh ekonomikë që udhëhiqen nga “Servizi Italia Spa”, një kompani e kuotuar në bursën italiane dhe me një përvojë 30­vjeçare ndërkombëtare në këtë sektor.

Ja reagimi i plotë i qeverisë:

Artikulli për tenderin e sterilizimit:

Portali reporter.al ka publikuar sot një artikull në të cilin pretendohet se kompania e një biznesmeni të vogël ka fituar tenderin për sterilizimin. Sipas artikullit, vlerësimi i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) është i pasaktë pasi në dy vendime janë dhënë pikë të ndryshme për fituesin, ndërsa oferta e paraqitur nga kompania fituese kalon fondin limit të këtij tenderi.

Për tenderin e sterilizimit:

Ashtu siç kemi deklaruar edhe në reagimin e datës 21 nëntor, ky tender nuk është fituar e as i është dhënë një personi të vetëm, por fituesi i këtij procesi të hapur online si dhe të botuar në gazetën ndërkombëtare “Financial Times” është një bashkim operatorësh ekonomikë që udhëhiqen nga “Servizi Italia Spa”, një kompani e kuotuar në bursën italiane dhe me një përvojë 30-vjeçare ndërkombëtare në këtë sektor.

Lidhur me vlerësimin e KVO-së, sqarojmë se vendimi i parë i tij është ankimuar nga pala humbëse, e cila ka ndjekur shkallët e gjykimit në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi. Në datën 26 maj 2015, KVO-ja ka marrë vendimin duke renditur kompaninë “Servizi Italia” në vend të parë me 73.98 pikë, ndërsa kompaninë “Action Laundry” në vend të dytë me 42.83 pikë. Më pas, kompania “Action Laundry” ka bërë ankimin e rezultatit në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) i cili vendosi rivlerësimin e ofertave përfshirë edhe korrigjimin e gabimit në mbledhjen aritmetike të pikëve në total dhënë operatorëve ekonomikë pjesëmarrës (theksojmë se ky gabim nuk e ndryshonte renditjen e operatorëve). Në zbatim të këtij vendimi është kryer rivlerësimi i plotë i procedurës dhe më datë 29 shtator 2015, KVO-ja miratoi renditjen përfundimtare ku “Servizi Italia” është sërish në vend të parë me 91.02 pikë dhe “Action Laundry” në vend të dytë me 43.91 pikë.

Për sa i përket pretendimeve se oferta e kompanisë fituese është me e madhe se fondi limit, vlera prej 1,003,780,000 lekë që pretendohet se është kosto e vjetore e shërbimit të ofruar nga “Servizi Italia” është e pavërtetë. Kjo vlerë e sajuar prej kompanisë ankimuese, nuk është llogaritur mbi bazën e kritereve të përcaktuara në dokumentin standard të tenderit, por mbi të dhëna fiktive e spekulative. Konkurrenti që është ankuar, ka shpikur qëllimisht një shpërndarje të pavërtetë të ndërhyrjeve kirurgjikale, me qëllim krijimin e një situate të paqenë në vlerën vjetore të furnizimit të set-eve të instrumenteve kirurgjikalë të sterilizuar dhe materialeve mjekësore njëpërdorimëshe të ofertës fituese.

Next Post

Daçiç: Pezullimi i marrëveshjes së Brukselit destabilizon rajonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

March 4, 2026
Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

March 4, 2026
Kabineti i ri, zbardhet dekreti i Begajt/ Rama përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”

Propozimi i Ramës, Presidenti dekreton 7 ndryshimet në qeveri

March 4, 2026

S’janë emigrantë: Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…

March 4, 2026
Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

March 4, 2026

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës në selinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In