“Live From Tirana” nis sërish transmetimin më 7 shtator në Top Albania Radio dhe në kanalin 10 të Digitalb, duke sjellë këtë herë edhe një rikthim të veçantë.
Stenaldo Mëhilli i bashkohet sezonit të ri të programit, duke u “rikthyer në shtëpi” në emisionin që synon të jetë shoqëruesi ideal i publikut gjatë lëvizjeve të përditshme.
Nga e hëna deri të premten, në fashën orare 10:00-13:00, dëgjuesit do të mund të shijojnë muzikë të mirë, një program të posaçëm, intervista me protagonistët e ditës dhe diskutime mbi tema që nxisin debat.










