• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Steinmeier paralajmëron Evropianët për izolimin

by Aalison Pearse Stevens
19/04/2016 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Evropa ndodhet përpara sfidash të mëdha përsa i përket krizës së refugjatëve – dhe këto kriza duhet të përballohen së bashku, mendon Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Steinmeier. Kjo shërbeu si sinjal dhe ndaj palës Polake gjatë vizitës së tij në Varshavë.  

 Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier ka folur gjatë vizitës së tij në Poloni rreth izolimit dhe debatet për krizën e refugjatëve në Bashkimin Evropian. Deri më sot ka pasur  shumë sfida në Evropë. “Disa persona kanë të gatshme përgjigje krejt të thjeshta: izolim, caktim kufijsh, ngritje barrierash,” tha Steinmeier të Martën përpara forumit Gjermano-Polak në Varshavë. Veç kësaj do të krijoheshin imazhe armiqësore dhe do të nxitej frika. “Fatkeqësisht ka zëra të tillë dhe mes Gjermanëve dhe Polakëve.”

Steinmeier e lidhi kritikën e tij shprehimisht dhe me kandidatin Republikan në garën për President të SHBA, Donald Trump, të cilin e përmendi gjatë fjalimit të tij. Por në prapaskenë qëndronin dhe kritikat e  kreut të partisë konservatore Polake në pushtet ”Ligj dhe Drejtësi” (PiS), Jaroslaw Kaczynski, ndaj politikës Gjermane.

Po këtë të Martë u ndez dhe debati gjatë takimit të ish-Kancelarit Gjerman Helmut Kohl me Kryeministrin Hungarez Viktor Orban. Orban që me ndërtimin e murit gjatë kufirit Hungarez është një nga kritikët më të mëdhenj të politikës së refugjatëve të qeverisë Gjermane në BE. Por edhe Polonia tregohet tepër e rezervuar në pranimin e planifikuar të refugjatëve Sirian në BE.

Brukseli akuzon qeverinë në Varshavë se po kufizon të drejtat e Gjykatës Kushtetuese. Për këtë qëllim Komisioni i BE-së ka hapur një procedurë hetimi. Pavarësisht protestave masive qytetare, në fillim të shkurtit hynë në fuqi ligjet e reja të mbikëqyrjes, me anë të të cilave policia, hetuesit e anti-korrupsionit dhe agjencitë sekrete të zbulimit kanë ndër të tjera mundësinë për të monitoruar në mënyrë të pakufizuar trafikun e internetit dhe të mbledhin të dhënat e përdoruesit pa autorizim gjyqësor paraprak. Një ligj i ri në media parashikon se pozicionet drejtuese në median publike caktohen në të ardhmen nga qeveria.

Steinmeier i shmangu në fjalimin e tij kritikat e drejtpërdrejta ndaj Varshavës zyrtare, por përmendi Kushtetutën e parë Polake të vitit 1791. Në themel të kësaj kushtetute ishin parimet e shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve. “Këto janë parime të rrënjosura kushtetuese Polake dhe Evropiane, dhe ashtu duhet të qëndrojnë,” tha ai.

Me rastin e 25 vjetorit të Marrëveshjes së Fqinjësisë mes Gjermanisë dhe Polonisë Steinmeier solli gjithashtu në pah miqësinë mes dy partnerëve të BE. Marrëveshja e Fqinjësisë u nënshkrua në vitin 1991 pas Bashkimit të Gjermanisë. Në korrik synohet të ofrohen konsulta të përbashkëta mes dy qeverive në Berlin.

(Artikull i Der Spiegel, titulli në origjinal “Besuch in Polen: Steinmeier warnt Europäer vor Abschottung“)

Përktheu Horald Kulli

 

Next Post

Hungarezët interesohen për marrjen me konçesion të aeroportit të Kukësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In