• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Steinmeier: “Drejtësia”, sa më parë. Opozita nuk fiton gjithmonë duke refuzuar

by A R
14/06/2016 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania është e përfshirë në procesin e reformës në drejtësi përmes asistencës së ekspertëve që ofron Euralius dhe si e tillë kërkon miratimin e kësaj reforme pa humbur më shumë kohë. Kjo u bë e qartë nga kryediplomati gjerman, Frank-Valter Steinmeier, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

“Ajo që ndodhet në tryezë besoj është një projekt që do të kujdeset për më tepër pavarësi në sistemin e drejtësisë, premisa të besueshme antikorurpsion dhe shpresoj që ky projekt të mos mbetet në mes të rrugës, por të kalojë dhe të përmbyllet në një periudhë sa më të afërt”, tha në një konferencë për mediat me homologun Bushati, ministri i Jashtëm gjerman, Steinmeier.

Dhe nëse klasa politike shqiptare dështon në miratimin e kësaj reforme, Steinmeier bëri të qartë se çfarë humbet vendi.

“Kemi një dritare mundësish deri në raportin e vjeshtës të Komisionit, që do të përcaktojë suksesin e reformave dhe nëse përcaktohet që reforma në drejtësi nuk është përmbushur, atëherë procesi nuk mund të marrë shpejtësi”, u shpreh ai.

Ai kërkoi reflektim nga palët politike, që të vendosin interesat e vendit mbi ato politike, ndërsa pati edhe një kritikë për debatin maxhorancë-opozitë.

“Agresiviteti në debat  që vëmë re hera-herës nuk mbështet vendimmarrjen në këtë drejtëim dhe do të duhet të kthehen tek çështjet që bashkojnë të dyja palët”, deklaroi Steinmeier.

Në fund një këshillë e përbashkët për qeverinë dhe opozitën.

“Për reformat nuk merr gjithmonë falenderime, madje shpesh kanë kosto që mund të reflektohen edhe në zgjedhje, por edhe në opozitë nuk vihet në pushtet duke refuzuar gjithçka. Një qeveri duhet të marrë rrisqet përkatëse për reformat, po ashtu edhe opozita nuk duhet të mendojë për avantazhet afatshkurtra, por për ato afatgjata për të mirën e vendit”, tha ai.

Nga ana e tij, ministri Bushati ka nënvizuar se është shumë e rëndësishme cilësia e reformës.

“Reforma duhet të jetë e thellë në mënyrë që të mund të shërbejë si model edhe për vendet e tjera të rajonit. “Është tejet e rëndësishme cilësia e kësaj reforme, në përgatitje të së cilës kemi marrë ekspertizën më të mirë përfshirë edhe Gjermaninë. Sot drejtësia është një përzierje e korrupsionit me paaftësinë”, ka thënë Bushati.

Batuta për Mustafin

Ndërkohë, ministri i Jashtëm gjerman lëshoi një batutë sa i përket marrëdhënieve mes dy vendeve. Sipas Frank Steinmeier, që prej golit të parë të Shkodran Mustafit, interesi për shqipërinë është rritur ndjeshëm në Gjermani.

“Shqipëria është një partner i rëndësishëm dhe ka shënuar progres në rajon duke ndërmarrë iniciativa me fqinjët. Procesi i Berlinit nuk mbeti si një ngjarje unike, por si një iniciativë që vijon” – tha ndër të tjera Steinmeier.

(java / r.a)

Next Post

Kuqezinjtë drejt Marsejës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkarkohet nga detyra Freskida Halilaj, ja kush vjen në krye të IdentiTek

Shkarkohet nga detyra Freskida Halilaj, ja kush vjen në krye të IdentiTek

February 4, 2026
“Veliaj është njohur me aktet”/ SPAK reagon mbi ecurinë e procesit gjyqësor ndaj kryebashkiakut: 8 seanca u shtynë për shkak të..

Analisti: Lajm shumë i rëndë që Veliaj do të mbrohet, por s’ka dosje!

February 4, 2026
Skandali i 2800 tonëve mbetje të rrezikshme të Kurum, ekzekutohen vetëm 20 nga 33 urdhër-arrestet e Prokurorisë së Durrësit

Skandali i 2800 tonëve mbetje të rrezikshme të Kurum, ekzekutohen vetëm 20 nga 33 urdhër-arrestet e Prokurorisë së Durrësit

February 4, 2026
“Dramat” e familjes Beckham me djalin e tyre, reagon për herë të parë vjehrri i Brooklyn: Dhëndri im është i mrekullueshëm

“Dramat” e familjes Beckham me djalin e tyre, reagon për herë të parë vjehrri i Brooklyn: Dhëndri im është i mrekullueshëm

February 4, 2026
Lungomare/ Punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjat elektrike, 300 abonentë pa energji

Lungomare/ Punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjat elektrike, 300 abonentë pa energji

February 4, 2026
Nga emigrimi te inflacioni, pse shqiptarët po blejnë më pak rroba e këpucë

Nga emigrimi te inflacioni, pse shqiptarët po blejnë më pak rroba e këpucë

February 4, 2026
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi vizitë zyrtare në Kongresin Amerikan

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi vizitë zyrtare në Kongresin Amerikan

February 4, 2026
Debati për rritjen e pagave/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës

Debati për rritjen e pagave/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës

February 4, 2026
“Për cilën përbaltje kryeministrore flisni?”/ Vijon debati për pagat, Rama-gjyqtarëve: Ju kemi mbështetur me të gjitha forcat

“Për cilën përbaltje kryeministrore flisni?”/ Vijon debati për pagat, Rama-gjyqtarëve: Ju kemi mbështetur me të gjitha forcat

February 4, 2026
Dosja Epstein/ Autoritetet britanike nisin hetimet ndaj ish-ministrit dhe ish-ambasadorit në SHBA Peter Mandelson

Dosja Epstein/ Autoritetet britanike nisin hetimet ndaj ish-ministrit dhe ish-ambasadorit në SHBA Peter Mandelson

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In